VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Janë me mijëra shqiptarë që presin me ankth se cila do të jetë përgjigja ndaj aplikimit të tyre për të fituar statusin e azilantit në një prej shteteve të Bashkimit Europian. Ata kanë lënë me dëshpërim vendin e tyre në kërkim të një jete më të mirë dhe fati i tyre varet nga një përgjigje, që do i mundësonte të fillonin një jetë të re, ose do t?i detyronte të ktheheshin mbrapsht, apo të ?zhdukeshin? pa të drejta nëpër Europë. Shumë janë familjarë me fëmijë të vegjel dhe kjo i mban me shpresë se autoritetet mund të tregohen më zemërgjerë.
Të dhënat e Zyrës Europiane të Mbështetjes së Azilit (EASO) bëjnë të ditur se deri në fund të muajit qershor kishte 11,595 raste të mbetura pezull për aplikime për azil nga shqiptarët. 46% e këtyre rasteve kanë më shumë se 6 muaj pezull, të tjerat më pak se 6 muaj.
Pasi rastet e mbetura pezull ranë në rreth 7,300 në janar 2018, ato filluan të rriteshin sërish në pjesën e parë të këtij viti, si rrjedhojë e rigjallërimit të ciklit të emigracionit. Të dhënat e tjera të EASO bënë të ditur se në 6 muajt e parë të vitit kishte 10,439 kërkesa për azil për herë të parë nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kërkesat për azil janë rritur ndjeshëm me 29.3%.
Rastet e mbetura pezull janë ndër më të lartat në rajon edhe për faktin se aplikimet për azil janë dukshëm më të larta në raport me shtetet fqinjë, mesatarisht 4-5 herë më shumë. Serbia ka rreth 1500 raste pezull, Maqedonia e Veriut, 740, Bosnja 619, Kosova 1600.
Por, pjesa më e madhe e atyre që presin ka shumë gjasa të marrin përgjigje negative. Shqipëria nuk është as në luftë dhe as në konflikt civil, që do i jepte përparësi qytetarëve të saj. Përkundrazi cilësohet prej vitesh si një vend i sigurt dhe për më tepër që është në proces negociatash për t?u anëtarësuar në Bashkimin Europian, megjithëse ky process po shtyhet e po shtyhet.
Të dhënat e EASO tregojnë se mesatarisht 93-96% e aplikimeve nga shqiptarët marrin një përgjigje negative. Për shembull, në qershor nga 1750 aplikime që u shqyrtuan, vetëm 58 morën status refugjati dhe 57 morën mbrojtje sociale, të tjerët u refuzuan të gjithë. Vetëm pak ditë më parë nga Franca u kthyen 60 azilantë dhe autoritetet franceze e shqiptare paralajmëruan se nuk ka shanse që shqiptarët të pranoheshin.
Por, ky refuzim nuk i pengon shumë të ikin. Që nga viti 2014, mbi 180 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në një nga vendet e BE-së, ku rekordi u arrit në 2015-n me rreth 69 mijë aplikime. Pas rënies në periudhën në vijim, 2019-a, e shoqëruar me kriza të tejzgjatura politike, duket se humbi më tej shpresën dhe nxiti një valë të re ikjesh./ Monitor
Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit...
DASHI 21. mars – 20. prill Marrëdhënia juaj ne çift do bazo...
Bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive ka vendosur të sh...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë...
Gara mes dy televizioneve të mëdhenj në vend është gjithnjë ...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë sot një mesazh të rëndësi...
Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët shtretërish ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga masat ajrore të nxeht...
Kjo e sotmja nuk do jete një dite aspak e qete për juve qe j...
Stafi i emisionit investigativ më të ndjekur në vend, “Fiks ...
Kur kanë kaluar tre muaj nga rënia e tërmetit në Floq të Kor...
Kompani të ndryshme në Shqipëri dhe anembanë botës jo gjithn...
Banka Qendrore e Austrisë (BQA) publikoi këto ditë rezultate...
Ambasada e SHBA ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për t...
Sot në komunikimin midis njerëzve, është bërë shumë e përdor...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Për ditën e sotme, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësi...
DASHI 21. mars – 20. prill Gjate kësaj dite do e adhuroni q...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...