VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët shtretërish spitalorë në raport me popullsinë. Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti i Statistikave pak ditë më parë, përllogaritet se ka 3 shtretër në dispozicion për 1000 banorë, duke u renditur kështu e shtata për nga numri i ulët në Europë.
Krahasuar edhe me vendet e rajonit, Shqipëria ka një diferencë të dukshme. Në Malin e Zi, sipas të dhënave të Eurostat mbi numrin e shtretërve dhe të popullsisë, dhe përllogaritjeve të Monitor, ka rreth 3.9 shtretër për 1000 banorë, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 4.4 dhe Serbia me 5.6.
Në kahun tjetër qëndron Gjermania. Në ekonominë më të madhe të Bashkimit Europian, të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se numri i shtretërve spitalorë për 1000 banorë është 8.1, duke mbajtur kështu rekordin në Europë. Gjermania është një nga vendet që po vuan prej kohësh pasojat e plakjes së popullsisë, duke rritur edhe kërkesën për shërbime shëndetësore. Për këtë i nevojiten edhe më shumë kapacitete spitalore, por edhe burime humane. Së fundmi, Gjermania është shndërruar si një magnet për mjekët e huaj, veçanërisht nga vendet e Lindjes, ku përfshihet edhe Shqipëria. Shifrat tregojnë se numri i shqiptarëve që u shpërngulën për arsye punësimi në Gjermani ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe pjesa më e madhe e tyre kanë lidhur kontrata pune në sektorin e përkujdesjes shëndetësore (mjekë dhe infermierë).
Vendet e tjera me një numër të lartë shtretërish për 1000 banorë janë Austria me 7.5, e ndjekur nga Bullgaria me 7.2, Hungaria me 7 dhe Çekia me 6.9.
Ndërsa ndër vendet me numrin më të ulët renditet Suedia, ku sipas përllogaritjeve për 1000 banorë ka 2.4 shtretër në dispozicion. Me një diferencë të ngushtë, Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka kanë 2.6 shtretër për 1000 banorë, të ndjekura nga Turqia me 2.8, Irlanda me 2.9 dhe Spanja me 3.
Numri i të shtruarve në spitale arrin rekord në 2018
Në vitin 2018 nëpër spitalet në vend u shtruan gjithsej 279 mijë persona në spitalet publike, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në treguesit e shëndetit publik. Ky është niveli më i lartë i të shtruarve që raportohet që nga 2014-a, kur INSTAT publikon shifrat.
Në raport me një vit më parë, numri i të shtruarve në spitale u rrit me 2.2%. në të njëjtën linjë është rritur dhe ditë qëndrimi në spital nga 5.4 në 5.5 ditë.
Sipas INSTAT, Në vitin 2018, numri i vizitave gjithsej në shërbimin parësor është 8.219.771, mesatarisht 3 kontakte për person në vit. Ky numër shënon një rritje prej 3,5 % krahasuar me numrin e vizitave gjatë vitit 2017. Ditët mesatare të qëndrimit të një pacienti në spital janë 5,5 ditë gjatë vitit 2018, nga 5,4 ditë që ishin në vitin 2017. Ndërhyrjet kirurgjikale në spitalet publike gjatë vitit 2018 janë 64.929 duke shënuar një rritje prej 13,0 %, krahasuar me vitin 2017./ Monitor
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga masat ajrore të nxeht...
Kjo e sotmja nuk do jete një dite aspak e qete për juve qe j...
Stafi i emisionit investigativ më të ndjekur në vend, “Fiks ...
Kur kanë kaluar tre muaj nga rënia e tërmetit në Floq të Kor...
Kompani të ndryshme në Shqipëri dhe anembanë botës jo gjithn...
Banka Qendrore e Austrisë (BQA) publikoi këto ditë rezultate...
Ambasada e SHBA ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për t...
Sot në komunikimin midis njerëzve, është bërë shumë e përdor...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Për ditën e sotme, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësi...
DASHI 21. mars – 20. prill Gjate kësaj dite do e adhuroni q...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka...
Kryeqyteti i Shqipërisë vijon që të jetë një ndër vendet më ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Masat ajrore të nxehta dhe të thata vazhdojnë të jenë aktive...
DASHI 21. mars – 20. prill Gjate kësaj dite do ju duket sik...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës rezultoi me fitim 1.2 m...
Gadishull i Ballkanit po ndikohet nga qëndra me presion të l...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...