web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e Ardit Gjoklajt/ Veliaj iu shmanget akuzave, zhytet më thellë në skandal

23 Gusht 2019, 11:48, Aktualitet CNA

Ardit Gjoklaj u gjet i masakruar në landfillin e Sharrës, në verën e vitit 2016. Për vrasjen e tij deri më sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi.

Me anë të një vendimi skandaloz gjykate, Gjoklaj u tha se ishte vrarë jashtë landifllit të Sharrës, duke e lënë kështu vrasjen pa autor.

Por shoqëria civile dhe Partia Demokratike, kanë akuzuar drejtpësëdrejti kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për vrasjen e Gjoklajt.

Një muaj para se të niste punë në landfillin e Sharrës, kishte dalë në media dhe kishte thënë që është ambjent i sigurtë dhe pas vrasjes së Ardit Gjoklajt u kap në një nga restorantet e Tiranës, me ish kreun e organit të akuzës së kryeqytetit Petrit Fusha.

Pas këtij takimi, pushuan hetimet për Bashkinë e Tiranës dhe ngjarjes i dhanë drejtim tjetër.

Janë jo vetëm këto fakte dhe të tjera që kanë bërë që në shënjestër të akuzave për vrasjen e Gjoklajt të jetë Veliaj.

Ky i fundit ka zgjedhur të heshtë, për këtë krim të rëndë sa herë që është pyetur nga mediat.

CNA.al i është drejtuar me një letër Veliaj për ta pyetur nëse ka ndryshuar qëndrim, apo e vret sadopak ndërgjegjja për humbjen e jetës së Ardit Gjoklajt.

“Cili është qëndrimi juaj në lidhje me ngjarjen e vitit 2016 në landfilline  Sharrës, ku ka mbetur i vrarë Ardit Gjoklaj?  Pse heshtni ndërkohë që ndaj jush janë ngritur dyshime dhe janë hedhur akuza në lidhje me bllokimin e dokumentarëve  dhe investigimeve në media për rastin e Gjoklajt? A ndjeni të paktën përgjegjësi morale për këtë ngjarje të rëndë?

Kanë qenë këto disa nga pyetjet drejtuar kryebashkiakut të Tiranës nga CNA.al.

Por, nga përgjigja e tij, vërejmë se Veliaj nuk ka ndryshuar qëndrim. Ai vijon t’u shmanget akuzave, ndërsa gjaku i Ardit Gjoklajt ende nuk është tharë në landfillin e Sharrës.

“Në lidhje me shkresën tuaj të datës 09.07.2019, protokolluar pranë Bashkisë së Tiranës me nr. prot. 27587, datë 10.07.2019, bazuar edhe në përcaktimet e ligjit ?Për informimin Publik?, dëshirojmë t?ju bëjmë me dije se kërkesa juaj nuk parashikohet nga ligji në fjalë, pasi nuk është kërkesë për informacion. Gjithashtu kjo çështje është shqyrtuar nga organet ligjzbatuese”, thuhet në përgjigjen e Veliajt për CNA.al.

Veliaj e ka fjalën pikërisht për ato organe ligjzbatuese me të cilat  shpëtoi nga hetimet. Ishte pikërisht drejtuesi i Prokurorisë, që nëse nesër do të funksionojë SPAK-ut do të jetë burg, që e amnistoi Veliajn nga hetimet.

Ardit Gjoklaj, i cili duhej të ishte në bankat e shkollës dhe jo në impiantin e përpunimit të mbeturinave në Sharrë humbi jetën në orët e para të mëngjesit të 7 gushtit 2016.

17 vjeçari, jashtë çdo kriteri ligjor  ishte punësuar në impiantin e seleksionimit të mbetjeve të kompanisë ?3R? shpk në Sharrë, me shpresën se do të mblidhte paratë e nevojshme për të blerë librat e shkollës.

Asnjëherë Bashkia e Tiranës nuk ka mbajtur  përgjegjësi për kontratën abuzive me kompaninë ?3 R? dhe asnjëherë  Erion Veliaj nuk  kërkoi të paktën falje për vdekjen e 17-vjeçarit.

Së fundmi shoqëria civile ka ndërmarrë një nismë për të venosur një memorial në qendër të Tiranës për Ardit Gjoklaj. A do të ketë Veliaj do të ketë ndërgjegjje të ndeshet ditë për ditë me Arditin, apo nga paniku nuk do të lejojë ngritjen e një memoriali të tillë? Një gjë është e sigurtë se sa më shumë hesht, Veliaj aq më thellë zhytet./CNA.al

Memorial për Ardit Gjoklajn/ Aktivistët-Veliajt: I vodhe jetën

Vrasja e Ardit Gjoklajt, varri politik i Veliajt

Veliajt i bie maska e propagandës/ Qytetarët refuzojnë â??vrasësinâ? e Ardit Gjoklajt

Nga vrasja e Ardit Gjoklaj tek betonizimi/ Zbardhen bëmat e Erion Veliajt

Shënim/ Kur do ta thotë Veliaj të vërtetën për vrasjen e Ardit Gjoklajt?  

 





Lajmet e fundit nga