Connect with Us

Nga vrasja e Ardit Gjoklaj tek betonizimi/ Zbardhen bëmat e Erion Veliajt

Politikë

Nga vrasja e Ardit Gjoklaj tek betonizimi/ Zbardhen bëmat e Erion Veliajt

Publikuar

-

Fotografitë e Erion Veliajt ku radhiten bëmat e tij kanë pushtuar rrugët dhe muret e Tiranës që nga muaji Qershor.

Pjesa më e madhe e fotove janë hequr nga Policia Bashkiake, por sërish disa prej tyre kanë shpëtuar pa u hequr. Bëmat e Erion Veliaj, në një foto janë shpërndarë nga aktivistët e Organizatës Politikë.

“Erion Veliaj, është përgjegjës për vdekjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë.  Premtoi zero beton, por dha 819 leje ndërtimi. Rriti me 45 përqind çmimin e ujit dhe 33 përqind biletën e autobuzit.

Premtoi parqe dhe gjelbërim, por shkatërroi kënde lojërash si shtatë xhuxhat dhe parqe ai ai i rrugës së Kavajës, duke kontribuuar që Tirana të jetë kryeqyteti më i ndotur në Evropë. Premtoi shërbime për qytetarët, por shkatërroi mbi 1 000 shtëpi. Ai dhunoi romët dhe tregtarët”. Janë këto bëmat e Veliajt të listuara në një foto nga Organizata politike.

Po i marrim me radhë.

Rasti i Ardit Gjoklajt  bën përgjegjës Veliajn, pasi ky i fundit, dyshohet se ndikoi tek mbyllja e hetimeve pas takimit me ish kreun e Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha.

Për pasojë rezultati i hetimeve u deformua dhe drejtësia ka regjistruar skandalin e radhës, teksa nuk ka një përgjegjës për vrasjen e Arditit, për më tepër thotë që ai është vrarë jashtë landfillit të Sharrës, ku dhe është gjetur trupi.

Ardit Gjoklaj, i cili duhej të ishte në bankat e shkollës dhe jo në impiantin e përpunimit të mbeturinave në Sharrë humbi jetën në orët e para të mëngjesit të 7 gushtit 2016.

17 vjeçari, jashtë çdo kriteri ligjor  ishte punësuar në impiantin e seleksionimit të mbetjeve të kompanisë “3R” shpk në Sharrë, me shpresën se do të mblidhte paratë e nevojshme për të blerë librat e shkollës.

LEXO EDHE:  A ka pirë hashash Erion Veliaj?!/Ja çfarë thotë kryebashkiaku

Asnjëherë Bashkia e Tiranës nuk ka mbajtur  përgjegjësi për kontratën abuzive me kompaninë “3 R” dhe asnjëherë  Erion Veliaj nuk  kërkoi të paktën falje për vdekjen e 17-vjeçarit.

Kalojmë tek betonizimi i Tiranës. Kur mori detyrën si kryebashkiak, Veliaj premtoi se do t’u vinte moratoriumin ndërtimeve.

“Premtimi im është që ne të kemi bashkë me qeverinë një moratorium të ndërtimeve, të ndërpresim  ndërtimet dhe të sigurohemi që fillimisht të shpëtojmë të gjitha hapësirat publike për parqe”, ka thënë Veliaj në vitin 2015, në kohën që po kandidonte për kryetar bashkie në Tiranë.

Por, ka rezultuar e kundërta. Jo vetëm që dhënë leje ndërtimi, por Tirana, është kthyer në bunker betoni.

Shumë pallate po ndërtohen ngjitur me njëri-tjetrin, ku hapësira mes tyre është shpesh në centimetra dhe të mos flasim për tendera të dhëna në formën e kthimit të nderit, siç është rasti i kompanisë ‘Fusha”.

Vijojmë me bëmat e Veliajt duke u ndalur tek rritja çmimin të ujit të pijshëm me 44% .

Në fillim të vitit 2018, Këshilli Bashkiak i Tiranës, e drejtuar nga socialistët e Erion Veliaj, miratuan rritjen e çmimit të ujit për banorët e kryeqytetit, me pretendimin e rritjes së cilësisë së shërbimit.

Mirëpo, ky vendim u mor në kushtet e mungesës së kuorumit.

Kjo rritje e çmimit të ujii, vinte pas rritjes taksave për parkingjet si dhe për biletën e urbanit, rriti dhe ujin./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I shkarkuar nga Kuvendi/ Meta hakmerret, nis turin e kthimit të ligjeve

Publikuar

-

Nga

Meta ngre shqetësimin e zbrazjes së Shqipërisë/ ‘Një fatkeqësi kombëtare! Të merren masa sa nuk është vonë’

Brenda dy ditësh, Presidenti Ilir Meta ka rikthyer dy ligje pas në Kuvend.  Dje, ktheu ligjin për të huajt dhe sot njofton se ka kthyer Ligjin për buxhetin.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar, kthimin në Kuvend të ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për rishqyrtim.

Sipas Metës, akti normativ miratuar me ligjin nr. 86/2021, në nenet 1 dhe 2 të tij, bien ndesh me parimet e ligjit themeltar të shtetit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit.

Ky ndryshim i ligjit bazë, sipas arsyetimit të nismëtarëve, është sjellë si domosdoshmëri me qëllim adresimin e çështjes:

–  së ofrimit të fleksibilitetit të domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues dhe nxitës të rritjes ekonomike, si dhe

– të ofrimit të kredibilitetit të qëndrueshmërisë së financave publike.

 Por në realitet, Akti Normativ i miratuar nuk influencon në mënyrë të drejtpërdrejtë vetëm çështjet e synuara nga Qeveria. Përkundrazi, kjo vendimmarrje ka një fushë veprimi dhe ndikimi më të gjerë për arsye se:

 Së pari, nëpërmjet ndryshimeve të miratura në Aktin Normativ nuk preken vetem parimet qe lidhen me qëndrueshmërinë e borxhit, si dhe të kufirit të defiçitit buxhetor, por nuk arrihen të zbatohen të gjitha parimet e parashikuara në nenin 4/1 të Ligjit Organik te Buxhetit (LOB), pikërisht të përdorimit të të ardhurave nga privatizimi për uljen e borxhit publik, si dhe parimin e displinimit të ndryshimit të ligjeve fiskale.

 Së dyti, ndryshimet e miratuara do të sjellin rrezikun real të lartë të rritjes së mëtejshme të borxhit publik, dhe të mos respektimit të disiplinës financiare për administrimin fiskal si në drejtim të burimeve, ashtu edhe në drejtim të shpenzimeve publike.

 Duke patur në konsideratë edhe raportet zyrtare të institucioneve financiare ndërkombëtare të cilat operojnë, asistojnë dhe monitorojnë vendimmarrjet ekonomike si, FMN e Banka Botërore, lidhur me masat fiskale të ndërmarra nga Qeveria me qëllim rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të vendit nga pasojat e tërmetit të nëntorit të vitit 2019 dhe të Covid-19, vendi ynë kuotohet pikërisht në vendet e fundit, me një nivel shumë më të ulët të mbështetjes fiskale krahasuar me vendet e rajonit.

 Qëndrimi i Presidentit të Republikës për vendimmarrje më cilësore dhe rialokimet e fondeve me qëllim krijimin dhe përballimin e pasojave ekonomike të prodhuara nga fatkeqësitë natyrore kanë qenë të adresuara në mënyrë të përsëritur si në adresë të Qeverisë, por edhe Kuvendit.

 Lidhur me argumentin se ndryshimet e miratuara me Aktin Normativ ofrojnë  fleksibilitet të domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues dhe nxitës të rritjes ekonomike, në realitet, Akti Normativ nëpërmjet ndryshimeve të miratuara, sjell efektin e drejtpërdrejtë në rritjen e shpenzimeve publike kryesisht nëpërmjet rritjes së investimeve si “stimul për nxitjen ekonomike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

LEXO EDHE:  Tirana përtej fasadave/ Fabrikë kancerogjene me firmën e Veliaj

LEXO EDHE:  Shembja e skelave-Thellohet skandali/ Bashkia e Tiranës financonte projektin e fasadës

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 01 korrik 2021, ka miratuar ndër të tjera edhe ligjin nr. 86/2021 “Për miratimin e Aktit Normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

SPAK nis hetimet për shembjen e Teatrit

Publikuar

-

Nga

Meta nuk heq dorë nga Teatri/ Presidenca kërkon shtyrje e thirrje të dëshmitarëve, çfarë ndodhi sot në seancë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar këtë të mërkurë ka bërë me dije se ka nisur hetimet për shembjen e Teatrit.

SPAK përmes një shkrese dërguar sekretarit për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjatës ka konfirmuar nisjen e hetimeve, shkruan abc news.

 “Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe organi i akuzës është duke kryer veprime hetimore të plota dhe të gjithë anshme. Për shkak të detyrimit ligjor të ruajtjes së sekretit hetimor, në këtë fazë të hetimeve paraprake, nuk mund t’ju informoj në lidhje me veprimet hetimore konkrete të kryera nga ana e prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në deklaratën e SPAK.

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb të dielën në 17 maj të 2020 në orët e para të mëngjesit. Aksioni i IMT u ndihmua nga forca të shumta policie, të cilat përdorën dhe dhunën për të nxjerr protestuesit nga godina. Pas shembjes së godinës së teatrit nisën protesta dhe rezistencë nga Aleanca për Mbrojtjen e teatrit të cilat janë mbështetur dhe nga opozita./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Yuri Kim paralajmëron bashkëqeverisjen  Rama-Basha/ Apeli i diplomates amerikane

Publikuar

-

Nga

Lista 2021/ 10 njerëzit më të pushtetshëm në Shqipëri

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, me anë të një editoriali ka paralajmëruar bashkëqeverisjen Rama-Basha.

Teksa u ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha që të pastrojnë listat nga të inkriminuarit para se të hyjnë në Kuvend, ka bërë apel edhe për bashkëpunim.

Presim me kënaqësi ta shohim parlamentin të rikthehet me pjesëmarrje të plotë në mënyrë që shqiptarët nga i gjithë spektri politik të jenë të përfaqësuar. Nxisim udhëheqësit nga të gjitha krahët që të kthehen me vendosmëri të ripërtërirë për të punuar fort në emër të popullit shqiptar. Kjo do të kërkojë ndryshim, vizion si dhe udhëheqësi të vërtetë për të çrrënjosur krimin dhe korrupsionin në mënyrë që secili të ketë një mundësi të drejtë dhe një të ardhme më të mirë. Do të kërkojë që Edi Rama, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë të kontrollojnë listat edhe njëherë për t’u siguruar që kur të kthehen në parlament, njerëzit të mund të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre”, shkruan Kim.

LEXO EDHE:  Shembja e skelave-Thellohet skandali/ Bashkia e Tiranës financonte projektin e fasadës

Më tej diplomatja amerikane ka apeluar palët të ngrihen mbi interesat e tyre partiake dhe të arrijnë një kompromis bashkëpunimi.

LEXO EDHE:  28 Nëntori/ Erion Veliaj ngre flamurin tek sheshi i papërfunduar

Po ashtu, do të kërkojë që palët të ngrihen mbi interesat e tyre partiake dhe të gjejnë mënyrën për të arritur kompromis dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për një kauzë më të lartë, për të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan ndër të tjera Kim./CNA.al

LEXO TE PLOTE