LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Ardit Gjoklajt, varri politik i Veliajt

13 Gusht 2019, 12:09, Aktualitet CNA
Vrasja e Ardit Gjoklajt, varri politik i Veliajt

Sot, Genc Sejko, njeriu i cili shkund internetin, foto-montazhet, duke ironizuar fenomenet negative, ka ndërmarrë nismën e radhës.

Pas skandalit me memorialin turk ai ka kërkuar që në sheshin Skënderbej të vendoset një memorial për Ardit Gjoklajn.

“Sapo kontaktova me Avokati Altin Goxhaj i cili nëpërmjet studios së tij ligjore do të bëj aplikimin për vendosjen në sheshin Skënderbej të një memoriali kushtuar Ardit Gjoklajt. Kemi besim të plotë se Bashkia Tiranë dhe Kryetari Veliaj do ta mbështesin një nisëm të tillë. ?Tirana ka vend për të gjithë? tha para dy ditësh zoti Veliaj. Prandaj jam i sigurt se Tirana do gjejë vend edhe për Ardit Gjoklajn”, shkruan Sejko në rrjete sociale.

Për Veliajn një nismë e tillë konsiderohet e rëndë duket ditur lidhjen me rastin e Ardit Gjoklajt.

Pasi ai ka bërë çmos për ta mbyllur këtë vrasje. Kujtojmë takimin e tij me ish kreun e Prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha në një nga restorantet e kryeqytetit, gjë që çoi dhe në mbylljen e hetimeve për Bashkinë.

Sot për vrasjen e Ardit Gjoklajt nuk ka një përgjegjës. Me anë të një vendimi skandaloz gjykate, drejtësia që vetëm e tillë s ‘mund të quhet e vrau për së dyti Ardit Gjoklajn.

Sipas Gjykatës Ardit Gjoklaj është vrarë jashtë landfillit të Sharrës.

Por për të shkuar deri tek ky vendim skandaloz gjyqësorë, ka ndikuar edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ashtu siç ndikoi në largimin nga puna të gazetarëve që investiguan çështjen e Ardit Gjoklajt.

Veliaj u bë shkak për largimin e dy drejtuesve të lajmeve në televizionin a1 News, Alida Tota dhe Brahim Shima u flakën nga puna, sepse tentuan të hedhin dritë mbi aferën e madhe të korrupsionit e klientelizimit në Sharrë, ku mbeti i vdekur 17 vjeçari Ardit Gjoklaj.

Një gjë e tillë ndodhi edhe me emisionin “Publicis”, i cili transmetohej në Vizion Plus. Drejtuesit e televizionit ?Vizion Plus?, nuk e lejuan transmetimin e episodit të tretë të ?Públicus?, të titullur ?Kodrina e vdekjes?, sipas programimit, duke shënuar kështu edhe mbylljen përfundimtare të emisionit.
Në të gjithë këtë tragjedi, lajmi i mirë është se ende ka njerëz të guximshëm që t’i dalin përpara Erion Veliajt, siç bëri sot Genc Sejko.

Ndërsa pjesë më e madhe e mediave heshtin ndaj Veliajt, CNA.al nuk është ndalur dhe nuk do të ndalohet, të denoncojë skandalet që mbajnë emrin e tij.

Veliaj sa më shumë që përpiqet ta mbulojë vrasjen e Ardit Gjoklajt aq më shumë zhytet në të.

Arditi është bërë simbol dhe si i tillë, do të jetë varri politik i Veliajt./CNA.al

Nisma e Genc Sejkos/ Memorial për Ardit Gjoklajn në Tiranë

Nga vrasja e Ardit Gjoklaj tek betonizimi/ Zbardhen bëmat e Erion Veliajt

Shënim/ Kur do ta thotë Veliaj të vërtetën për vrasjen e Ardit Gjoklajt?  

Pse tmerrohet Erion Veliaj nga vrasja e Ardit Gjoklajt

Veliajt i bie maska e propagandës/ Qytetarët refuzojnë â??vrasësinâ? e Ardit Gjoklajt

â??Të vret natën dhe të qan ditënâ?/ Bamirësi Erion Veliaj, i “përlyer me gjakun” e Ardit Gjoklajt

Milioneri që “vrau” Ardit Gjoklajn/ Erion Veliaj, nga skandalet tek pasuria

Petrit Fusha “vrau” Ardit Gjoklajn në bashkëpunim me Veliajn/ “Peshku i madh” drejt prangave

Nga vrasja e Ardit Gjoklajt, te kullat dhe korrupsioni/ Veliaj feston hajdutërinë

Një â??vrasësâ? pa pagesë, në krye të Bashkisë së Tiranës

Skandali me dosjen e â??Ardit Gjoklajtâ?/ Prokurori deklaron â??fajtorâ? viktimën

Lajmet e fundit nga