web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar paralajmëron Bashën/ Do të takohemi shumë shpejt

22 Gusht 2019, 11:26, Aktualitet CNA

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri i ka dhënë një përgjigje të gjithë atyre që pretendojnë se ata që janë kundër Bashës, janë janë kundër opozitës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se ?Per te gjithe viktimat e propagandes banale te Bashes dhe matrioshkave me te vogla partiake dhe portaleve akoma me te vogla: te jesh kundershtar i Bashes ne parti, nuk do te thote te jesh kunder opozites!

Populli opozitar eshte shume me i madh dhe i ndershem se Lulzim Basha!?.

Më tej, Kulluri numëron disa prej ?bëmave? të kreut të PD-së Lulzim Basha, ndërsa thekson se ?Populli opozitar eshte kunder arrogances dhe arbitraritetit Rama-Basha!

Populli opozitar eshte kunder marrevshjeve te fshehta Rama-Basha!

Populli opozitar nuk adhuron klounet Rama-Basha!

Populli opozitar nuk eshte klient i oligarkeve te dyshes Rama-Basha!

Populli opozitar nuk eshte anti-perendimor si cifti Rama-Basha!

Populli opozitar eshte i ndershem, kerkon zgjidhje, qeverisje te mire dhe nuk perdoret si ?mish per top? nga Rama-Basha!?.

Gjithashtu Kulluri paralajmëron Bashën se shumë shpejt do të takohen dhe se do ta ketë përballë çdo ditë.

?Mbani keta sherbetoret tuaj, ushqejini me helm propagande dhe perdorini si te doni! Mua dhe njerez te tjere qe nuk kane ndermend t?ju sherbejne na keni dhe do na keni perballe! Shume shpejt do takohemi ne cdo cep te Shqiperise!?-përfundon postimin e tij Kulluri./ CNA.al





Lajmet e fundit nga