web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aftësia ndryshe jo pengesë për punësim/ Historia e Suksesit të Ersi Pirrës në Jumbo

19 Gusht 2019, 11:34, Sociale CNA

Personat me aftësi ndryshe nuk mundet dhe nuk duhet të jenë të privuar nga të marrit pjesë në jetën aktive të shoqërisë, nga e drejta për t?u arsimuar, për t?u punësuar e kështu me radhë. Aftësia e tyre ndryshe nuk është dhe nuk duhet të jetë një pengesë që ata të mund të japin kontributin e tyre në shoqëri.

Këtë e ka dëshmuar më së miri i riu Ersi Pirra, një 22-vjeçar i cili po jep tashmë kontributin e tij në një nga kompanitë e Grupit Balfin.

Ersi, aplikoi nëpërmjet kanaleve zyrtare që Grupi ka në dispozicion të gjithkujt që është i interesuar për të punuar në një nga kompanitë e tij, dhe në fund të këtij procesi rezultoi që Ersi përmbushte cilësitë e pozicionit për të cilin kishte aplikuar dhe me këtë rast u mundësua punësimi i tij pranë kompanisë Jumbo Albania.

Kjo kompani është e mirënjohur për shitjen e lodrave për fëmijë, artikujve shkollorë, ato të kopshtarisë, etj.

Ersi ka ndjekur me vëmendje gjatë viteve veprimtaritë e grupit Balfin dhe kujdesin e treguar ndaj njerëzve me aftësi ndryshe. Ai kërkonte patjetër të rifillonte një punë të re, pasi një projekt i mëparshëm, ku kishte qenë i angazhuar kishte përfunduar me kohë. Pas kontaktit të parë Ersi zhvilloi një intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Grupit Balfin në Tiranë dhe pas 3 muajsh ai u punësua nga kompania Jumbo në TEG, në pozicionin sistemues.

Nëse në vende të tjera situata të këtij lloji mund të bien në vesh të shurdhët, e kundërta ndodh në Grupin Balfin, aq më tepër po të kihet parasysh vëmendja speciale që i kushtohet njerëzve me aftësi ndryshe.

Duhet thënë se të gjithë ata që e ndoqën këtë rast, u ndjenë mjaft të përfshirë nga pozitiviteti dhe vullneti i fortë i Ersit, saqë nuk arrinin të fshihnin lumturinë për punësimin e tij.

Në Jumbo kanë qenë vërtet të impresionuar nga Ersi, ata thonë se ai është një punonjës shembullor në hapat e parë të punës së tij të re, tepër korrekt me oraret, aq sa është kthyer në një shembull për të gjithë, pasi është gjithnjë punonjësi i parë që paraqitet në dyqan, gjithnjë para orarit zyrtar të fillimit të ditës së punës.

Ersi tashmë po mbyll muajin e tij të tretë si punonjës pranë Jumbo-s në Tiranë dhe ne vajtëm për t?i marrë përshtypjet e para të përvojës së tij.

Intervista

Jumbo është pjesë e Grupit Balfin, Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon./ CNA.al





Lajmet e fundit nga