E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Pas disa informacionesh zyrtare dhe konfirmimi nga institucionet CNA.al mësoi dje zyrtarisht se ish deputetët e PD që kishin djegur mandatet në Shkurt të këtij viti vazhdojnë të paguhen.
Ata marrin jo më shumë se 60% të rrogës së deputetit aktualë, (78.000 lek në muaj) një shumë parash e cila do t’u jepet depuetëve që janë të rinj, për aq kohë sa kanë qenë në Parlament, ndërsa atyre që kanë qenë deputetë të vjetër për jo më shumë se tre vjet.
Sot ka deputetë të Bashës që paguhen edhe më shumë sesa kur ishin në Parlament për shkak të humbjes së pagës nga bojkotet apo penalitetet që merrnin.
Pra, djegia e mandateve përtej fasadës së Lulzim Bashës dhe artikulimit të tij ka anën tjetër. Ka deputetë me mandate të djegura që marrin 700 apo 800 mijë lekë në muaj dhe i fusin në xhepat e tyre.
Kjo është një tallje, kjo është një fyerje. Ky është një tjetër akt i paturpësisë së Lulzim Bashës dhe stafit të tij. Djegin mandatet dhe shkojnë e marrin rrogat.
Pra, jo rroga të majme, por gjysmën e rrogës së deputetit, 700 apo 800 mijë lekë në muaj. Nuk shkojnë në Parlament, nuk bëjnë asnjë detyrë, i kanë djegur mandatet në emër të popullit, por në emër të kujt i marrin paratë?
Në fakt monedha ka dy anë. Njëra anë është kjo e Lulzim Bashës që bën sikur djeg mandatet, ndërkohë që marrin paratë dhe i futin nëpër xhepa. Ana tjetër e medaljes janë demokratët, janë ata dhjetra mijëra militantë të PD, specialistë apo njerëz me bindje të djathta, kontribues në Partinë Demokratike që u hoqën nga puna pas 2013-ës dhe që vazhdojnë të hiqen dhe sot nga Qeveria e Partisë Socialiste dhe e Rilindjes.
Janë me mijëra të tillë të cilët janë hequr padrejtësisht. Janë rropatur dyerve të gjykatave, nuk kanë mundur të fitojnë gjyqet apo kanë marrë disa muaj rrogë pasi kanë lënë mijëra apo miliona lekë nëpër gjyqeve, rrugëve për të fituar të drejtën e tyre.
Ndërsa deputetët mandat djegur Lulzim Bashës, të cilët pretendojnë se kanë djegur aktin e popullit vazhdojnë të marrin rrogat.
A ka moral në këtë rast, kur dhjetra mijëra demokratë të larguar nga puna, vuajnë për bukën e gojës? Ndërsa deputetët e Lulit shijojnë ende qindra mijëra lekë muaj për muaj apo disa dhjetra- milionë në vit që fusin në xhepat e tyre nga taksat e shqiptarëve edhe pse ata i kanë djegur mandatet.
Prandaj, ky është morali i Lulit, ky është morali i deputetëve të tij.
Nga njëra anë flasim për mandate të djegura, se përfaqësojnë popullin, se kjo ishte kërkesa e popullit dhe nuk janë më në Parlament, por janë gati të përballen me drejtësinë dhe nuk bëjnë asgjë me pretendimin se thjesht dhe vetëm janë pranë popullit
Në fakt e vërteta është krejt ndryshe, populli është pa bukë, pa punë, në rrugë dhe me halle, kurse deputetët e Lulzim Bashës ata mandat-djegurit vazhdojnë të mbushin xhepat me paratë e shqiptarëve.
Dhe këtë e kanë bërë gjithmonë edhe kur kanë bojkotuar Parlamentin. Kujtojmë këtu, se mandatin e kaluar pra në sesionin 2013-2017, për të gjitha bojkotet që bënë deputetët e Partisë Demokratike hapën gjyqe në Gjykatën Administrative duke i quajtur politike qëndrimet e tyre, edhe pse bojkotuan 6 muaj Parlamentin.
Duke përdorur gjyqtarë të korruptuar dhe sistemin e korruptuar të drejtësisë, morën disa dhjetra miliona lekë nga taksat e shqiptarëve, edhe pse Parlamentin sipas tyre e kishin bojkotuar për kauza të drejta.
Bojkotin e bënë dhe paratë i morën. Sot kanë djegur mandatet dhe sërish paratë i marrin, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të vuajnë pushtetin e Edi Ramës dhe Qeverinë e tij që i largon nga puna, ndërsa deputetët e Lulit mbushin xhepat me lekët që iu jep Edi Rama./ CNA.al
Dogjën mandatet/ Ish deputetët e Bashës vazhdojnë të marrin pagat e majme
Kreu i qeverisë Edi Rama ka vijuar me citimet e aktorëve sa ...
Dy ditë pas tragjedisë në Tiranë ku dy punonjës humbën jetën...
Nesër është parashikuar konstituimi nga mazhoranca i Këshill...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka kometua...
Ish kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka reaguar përmes ...
Me 16 shkurt, pas një vendimi të beftë të Lulzim Bashës dhe ...
Ish anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka iron...
Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka lës...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka thënë se të gjitha raportet n...
Ish deputeti demokrat Tritan Shehu ka deklaruar se Rilindja ...
Kreu i LDE, Arian Galdini, hequr paralele mes kohës së Çezar...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një analizë të shkur...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të reagojë për herë të par...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me aksion...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka reagu...
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për kryebashkiakët e d...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka reaguar sërish për ngja...
Kryeministri Edi Rama duket se nuk do të heqë dorë nga shemb...
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi...
Partia Demokratike pritet të zhvillojë një protestë në Shkod...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...