LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dogjën mandatet/ Ish deputetët e Bashës vazhdojnë të marrin pagat e majme

17 Gusht 2019, 17:44, Politikë CNA
Dogjën mandatet/ Ish deputetët e Bashës vazhdojnë të

Me 16 shkurt, pas një vendimi të beftë të Lulzim Bashës dhe strukturave të tij u vendos që Partia Demokratike, bashkë me aleatët të digjnin mandatet e deputetëve. Një reagim i menjëhershëm, i fortë, shumë njerëz e mirëpritën ndërkombëtarët e kritikuan, por mesa duket djegia e mandateve ka qenë më ?dy fytyra?.

Së pari ajo e opinionit publik, apo militantëve të PD-së të cilët u gëzuan shumë sepse deputetët e tyre në Parlament ishin një tufë me palaço, sharlatantë të zgjedhur nga Lulzim Basha me listën e 2017. Pra nuk i përfaqësonte aspak, si dhe mosbesueshmëria e tyre, paaftësia të cilët i kishte turpëruar ?me përfaqësimin? në Parlament.

Nga ana tjetër deputetët e listës Basha, përtej djegies së mandateve, vazhdojnë të paguhen. Pra nga djegia e mandateve deri më sot ata vazhdojnë të marrin pagat.

Sipas burimeve zyrtare nga Kuvendi dhe nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, CNA.al ka mësuar se deputetët e listës Basha edhe pse kanë djegur mandatet, do të paguhen në bazë të ligjit maksimumi deri në tre vite. Ligji e thotë qartë, përsa kohë ke qenë deputet, dhe jo më shumë se tre vjet. Pra, të gjithë ata deputetë qesharakë, të paaftë por dhe ata që shkëlqenin, edhe pse i kanë djegur mandatet, sot vazhdojnë të paguhen përsa kohë kanë qenë deputet.

Duke sjellë një shembull konkret: Deputetët e rinj, të llojit Klevis Balliu, Ervin Salianji e të tjerë të cilët u bënë deputet në shtator të vitit 2017, vazhdojnë të paguhen për aq kohë sa ata kanë patur mandatin. Pra për një vit e 5 muaj, do të kenë jo më shumë se 60% të pagës së deputetit (78.000 lek në muaj). Pra deputetët e rinj të 2017, për gati 18 muaj afërisht, do të vazhdojnë ende të paguhen me jo më shumë se 60% të pagës  (78.000 lek në muaj).

Pra djegia e mandateve nga Lulzim Basha e ka patur bishtin mbrapa. Deputetët nuk shkojnë në Parlament por ata paguhen me gjysmën e rrogës. Nga ana tjetër, një numër i madh deputetësh hynë me listat plotësuese, pra ata që ishin në listat e poshtme të paraqitur nga opozita.  Dhe sot shqiptarët duhet të paguajnë, jo më 140 por rreth 170 deputet, sepse paguhen ata që janë në Parlament, 122 deputet dhe 42 deputet të tjerë të cilët dogjën mandatin.

Pra janë 164 deputetë egzaktësisht që paguhen nga rreth vetëm 140 që duhet të paguanim. Por 40 e disa deputetë marrin rrogën e pjesshme jo më shumë se 60% dhe këtë duhet ta përfitojnë për aq kohë sa kanë qenë deputet apo nëse kanë qenë disa mandate, jo më shumë se 3 vite. Dhe nga ana tjetër deputetët aktual që janë në Parlament që marrin pagat e plota.

Ndërkohë kush ka qenë deputet dhe kush ka hyrë në listat shtesë, do të ketë përfitime të mëvonshme. Pra nga ato shuma parash që i merr në moshën e daljes në pension dhe të tjera si këto të cilat janë benefite të mëdha apo përfitime të shtuara në ligj dhe të miratuara nga gjithë klasa politike.

Pra djegia e mandateve nuk është vetëm një akt që i ka lënë pa asnjë ofiq deputetët e opozitës, por ata vazhdojnë të mbushin xhepat nga taksat e shqiptarëve edhe pse nuk përfaqësojnë më asgjë, por janë thjesht qytetar të lirë të vendit dhe nuk kanë asnjë detyrë politike, por thjesht marrin paratë si ish deputetë të opozitës që ka djegur mandatet./CNA.al

Lajmet e fundit nga