web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunoi turistët spanjollë/ Arrestohet pronari i lokalit

16 Gusht 2019, 09:59, Kronika CNA

Policia e Sarandës ka vënë në pranga pronarin e një lokali, i cili një ditë më parë është konfliktuar fizikisht me një grup turistësh spanjollë, duke u shkaktuar dëme në trup, por më shumë është dëmtuar shtetasia spanjolle K.R.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi M.K., 51 vjeç, banues në Sarandë.

?Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë e Himarës, pas hetimeve të kryera në lidhje me konfliktin e djeshëm në një lokal të Himarës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 51 vjeçarit pasi:

Ditën e djeshme, në lokalin e tij Bar-Restorant në Porto Palermo të Himarës, shtetasi M.K., për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup por më shumë është dëmtuar shtetasia spanjolle K.R.?-thuhet në njoftimin e policisë.

Plas grushti në Borsh/ Dhunohen turistët spanjollë





Lajmet e fundit nga