Këshilli i Europës-Gjermanisë: Rregulla kundër korrupsionit
Sipas Forumit kundër Korrupsionit në Këshillin e Europës, Gj...
Ambasadorët e QUINT-it i kërkojnë Kosovës heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë, kurse nga Serbia kërkojnë ndërprerjen e fushatës kundër Kosovës për heqjen e njohjeve.
Ambasadat e vendeve më të indutrializuara në Kosovë, ajo e SHBA, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rinisin dialogun për normalizimin e marrëdhënieve dhe të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që do të kontribuonte edhe në stabilizimin e rajonit. Vendet e QUINT-it kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të shmangin çdo veprim që pengon arritjen e një marrëveshje përfundimtare.
“Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të bashkuara në qëllimin për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që i kontribuon stabilitetit rajonal?, thuhet në deklaratën e QUINT-it.
Të mbyllen konfliktet e viteve 90-të në emër të së ardhmes
Sipas ambasadave perëndimore gjendja e status quo-së e pengon përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe thjesht ajo nuk është e qëndrueshme. Në deklaratë kërkohet që të përmbyllen konfliktet e viteve 90-të dhe të ofrohet një e ardhme e sigurt dhe e begatshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë duke negociuar në mirëbesim një marrëveshje që mund ta mbështesin të dy palët.
“I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse?, thuhet në deklaratë.
“Ne jemi të gatshëm të forcojmë rolin tonë në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, por mund ta bëjmë një gjë të tillë vetëm, kur ju të jepni shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve. Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës?, thuhet në deklaratën e QUINT-it.
Kosova para zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Kosova dhe Serbia ka disa muaj që kanë ndërprerë dialogun. Aktiviteti diplomatik i Serbisë kundër Kosovës dhe si kundërpërgjigje e kësaj, vendosja e taksës nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë, janë dy faktorët që bënë që të ndërpritet ky dialog. Shkak i këtyre zhvillimeve u anulua edhe takimi i Parisit (vazhdimësi e Samitit të Berlinit), që duhej të mbahej me (01.07) në Paris dhe ku do të flitej vetëm për mundësinë e arritjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi që do të përmirësonte raportet ndërmjet dy vendeve.
Kosova në këtë fazë po përgatitet për të hyrë në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj. E për datën 22 gusht kryesia e Parlamentit të Kosovës ka vendosur që të mbahet një seancë për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës. Pas kësaj, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare duhet të mbahen më së largu 45 ditë pas shpalljes së tyre./dw/
Sipas Forumit kundër Korrupsionit në Këshillin e Europës, Gj...
Rreth 300.000 punëtorë sezonalë vijnë kryesisht nga Europa J...
Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare John Bolton tha të...
Pas Shqipërisë, tërmete të forta kanë lëkundur edhe dy komun...
Administrata e Presidentit Trump njoftoi të hënën një rregul...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Greqi, ku...
Nga Nick Paton Walsh “CNN”Çfarë ndodh me një vend që është n...
Nuk kanë të ndaluar tërmetet në Greqi. Tërmeti i radhës ësht...
Policia në Norvegji arrestoi autorin e një sulmi, i cili hap...
Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e ishullit turistik Gra...
Kryeministri britanik, Boris Johnson kërkon që britanikët të...
Nga Kirill Rogov “The Moscow Times”Njëzet vjet më parë, Vlad...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lindje të Tanzanisë, ku si...
Ishulli grek, Elafonissos është përfshirë nga flakët gjatë d...
Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane për...
Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin u zgjodh kryeministër i Rusi...
Kryetari i Lega-s, Salvini do që të dështojë qeveria e koali...
Europol ka shkatërruar një rrjet që merrej me trafikimin e m...
Nga Paul Taylor “Politico.eu”Emanuel Makron, dëshiron të jet...
Pas përfundimit të mandatit në Shqipëri, ish ambasadori i Sh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...