Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin u zgjodh kryeministër i Rusisë. Njeriu, tek i cili u varën shumë shpresa ndan tani jo vetëm rusët, por edhe botën, mendon Miodrag Soric.
Në fillim ai ishte “anti-Jelcini”: shumë më i ri se presidenti ende në detyrë, plot energji, me paraqitje të sigurtë në publik, refuzues ndaj vodkës. Para 20 vitesh, kreu i atëhershëm i qeverisë dhe më vonë presidenti i Rusisë u dha një vetëbesim të ri rusëve thellësisht të pasigurtë. Reformat e dështuara të viteve 90-të e tronditën besimin e rusëve, në Kaukaz kishte plasur lufta qytetare, Rusia ndodhej ekonomikisht në kulmin e krizës.
Njeriu i ri që hyri në Kremlin ishte me “fat”. Rritja e çmimeve të lëndëve të para solli miliarda në arkat e shtetit. Putini investoi në ekonomi, i ktheu borxhet botës, luftoi varfërinë. Me dorë të hekurt ai i dha fund luftës në Çeçeni, dhe bëri që të dëgjohej sërish zëri i Rusisë në politikën botërore.
Me nuhatje të hollë për ëndrrat e rusëve
Nga përvoja e këtyre viteve Putin përfiton edhe sot. Ai ka një nuhatje të hollë për ëndrrën e rusëve për stabilitet dhe madhështi perandorake. Tanimë Vladimir Putin e inskenon veten si timonieri me përvojë, që e drejton anijen Rusi me dorë të sigurtë në stuhitë e kohës, gjithmonë duke i bërë ballë erës që i vjen kundër nga perëndimi. Ai u premton vendasve atë që duan të dëgjojnë; më shumë para për shkak të rritjes së rrogave, dhe rritje të shpenzimeve sociale.
Që nuk i mban premtimet, rusët e moshuar e dinë, por nuk shohin alternativë tjetër. Kurse rinia ruse sot mendon ndryshe. Ajo jeton në një botë që ndryshon me shpejtësi. Vetëm në Kremlin gjithçka mbetet siç ka qenë. Putini – mishërimi i “vazhdo kështu”. Gjenerata e re nuk identifikohet dot me një Putin, që thotë, se ende nuk ka një smartphone. Stabilitetin aq të vlerësuar nga rusët, kjo gjeneratë e sheh si mbajtje me thonj pas pushtetit. Kush flet si Putini për avantazhet e ndryshimit të klimës, nuk kthehet dot në idhull të rinisë. Shumë nxënës e studentë i përbuzin politikanët e korruptuar, prokurorët e gjykatësit që marrin ryshfet, oligarkët që nuk ngopen kurrë. Gjenerata e re në qytete kërkon transparencë në veprimet e shtetit. Dikur kjo quhej “glasnost”.
Por një perestrojkë, riformësim, siç u quajt reforma kyçe e epokës së Gorbatçovit, nuk ka për të pasur. Të ashtuquajturit “Siloviki”, burrat në moshë të aparatit të sigurisë, nuk lejojnë të shtyhen aq kollaj mënjanë. Nga demonstrues paqësorë jo e jo. E kështu sistemi Putin vazhdon punën e tij: Zgjedhjet manipulohen, shtypi censurohet, ata që mendojnë ndryshe përndiqen. Shoqëria ruse po polarizohet gjithnjë e më shumë.
Një president që tani polarizon
Sa më shumë që qëndron në pushtet Vladimir Putin, aq më shumë po ndahen rusët në qëndrimin ndaj tij. Edhe më tej miliona rusë do të vazhdojnë ta adhurojnë Putinin, njeriun që e rriti influencën e Rusisë në Ukrainë, Gjeorgji dhe më tej. Politikanë reaksionarë në botë, edhe në Gjermani shohin madje tek ai një model se si mund të rifitohet sërish “madhështia kombëtare”: me dorë të fortë dhe dhunë. Nga ana tjetër politikanë liberalë demokratë e refuzojnë atë plotësisht dhe presin për një epokë pas Putinit.
Por kjo do të zgjasë. 20 vite në pushtet nuk mjaftojnë për të bërë bilanc. Epoka e Putinit zgjat deri në vitin 2024. Deri më tani ai e ka lënë të hapur, nëse do të vazhdojë të qeverisë edhe më tej. Politikani i sotëm Putin nuk është më ai i para 20 viteve. Në atë kohë ai iu ofrua perëndimit si partner. Tani ai e lufton rendin botëror të përcaktuar nga SHBA. Me këtë ai së bashku me sundues të tjerë autoritarë në Kinë dhe Iran e bën botën më të pasigurtë. Për të gjithë, edhe për rusët./DW
Kryetari i Lega-s, Salvini do që të dështojë qeveria e koali...
Europol ka shkatërruar një rrjet që merrej me trafikimin e m...
Nga Paul Taylor “Politico.eu”Emanuel Makron, dëshiron të jet...
Pas përfundimit të mandatit në Shqipëri, ish ambasadori i Sh...
Dy tërmete të një pas njëshme kanë tronditur këtë mesditë Tu...
Vijojnë skandalet politike në Maqedoninë e Veriut. Pas ish-k...
Burimi: Nga Ali H.Soufan “The New York Times”Kur një i ri my...
Një tërmet i fuqishëm prej 4,8 ballë i shkallës Rihter trond...
Në një intervistë për medien gjermane “Frankfurter Allgemein...
Në intervistë me gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Ze...
Tetëmbëdhjetë migrantë kanë përfunduar në spital për shkak t...
Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së nënë...
Nëna e këshilltares së kryeministrit të Kosovës Ramush Harad...
Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në Bon të Gjermanisë, k...
Qeveria austriake i ka dhënë fund mosmarrëveshjes së gjatë p...
Një 16-vjeçar shqiptarë, humbi jetën tragjikisht në Itali, p...
Autoritetet maqedonase kanë pranuar të hënën kërkesën e Serb...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një galeri moderne në Lond...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur sot që me 22 gusht...
“Maqedonia e Bashkuar” një subjekt politik pro rus në Maqedo...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...