web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjobë 350 mijë euro depozitës në Porto Romano/ Rama ashpërson tonet ndaj abuzuesve

11 Gusht 2019, 09:56, Politikë CNA

Një tjetër subjekt abuziv është ndërshkuar nga aksioni kundër informalitetit. Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një shkrimi në rrjetet sociale, shprehet se një kompani është gjobitur me 350 mijë euro gjobë pasi tregtonte karburant pa akcizë.

Sipas kryeministrit, depozita në Porto Romano të Durrësit përveçse hidhte në treg karburant pa akcizë, po ashtu ka rezultuar me mangësi në deklarimet e 233 mijë litra benzinë dhe për këtë arsye është marrë masa ligjore ndaj subjektit.

Më tej, kreu i qeverisë ka paralajmëruar sërish se operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore, jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera pa akcizë.

Postimi i plotë i Ramës:

?STOPINFORMALITETIT? Porto Romano, Durrës ? Zbulohet depozita me mangësi në deklarimin e 233 mijë litra benzinë dhe aktivizohet masa ligjore? Operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore; jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera të akcizës, për t?u përballur me #ZeroTolerancë?ndaj abuzuesve?, shkruan Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga