web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Agron Duka arriti ta kuptojë që në 13 Tetor nuk ka zgjedhje

6 Gusht 2019, 20:07, Politikë CNA

“13 tetori nuk realizohet”! Kështu deklaroi aleati i Bashës dhe kreu i PAA, Agron Duka.

I ftuar në OraNews Duka tha se zgjedhjet në 13 tetor nuk do të mbahen, pasi KQZ refuzoi dekretin e Presidentit.

Duka pranoi që 3 partitë opozitare u regjistruan formalisht në KQZ, por shtoi se këtë e bënë me shpresën për një reagim pozitiv nga mazhoranca.

Naivitet apo karagjozllëk kjo mbetet ta vlerësojë çdokush që njeh apo dëgjon Dukën, por me sa duket aleati i Bashës e paska mbledhur mendjen dhe po bëhet gati për plazh të gjatë.

?Nuk mbahen zgjedhjet në 13 tetor, -vijoi Duka- sepse në fakt u mbyllën të gjitha afatet. KQZ nuk u mblodh, pra 13 tetori nuk realizohet, dekreti i Presidentit u hodh poshtë. Faktikisht ka një dualizëm pushtetesh në realitetin shqiptar. Është ai i mazhorancës që sipas nesh ka kapur të gjitha institucionet dhe nga ana tjetër dekreti i Presidenti që njihet nga opozita. Pra nuk ka tre pole, por dy, mazhoranca dhe opozita që janë të qëndrueshëm dhe nuk lëshojnë asnjë hap nga qëndrimet e veta?.

Nuk dihet se për ç’afate flitet, por e rëndësishme është që me sa duket  opozita e Bashës në bllok ka vendosur ti japë fund teatrit me lojë zgjedhjesh.Deri dje kalamajt njihnin lojën luftash, adoleshentët lojën doktorash, tani të rriturit opozitarë shpik?n edhe një lojë tjetër.

Opozita duket e ka kuptuar ne bllok që kjo lojë nuk ka më kuptim me gjith? këtë vapë. Vetë Duka i ka dhënë fund dyshimeve për një përçarje brenda opozitës për qëndrimin vijues në lidhje me vijimin e lojës.

?Nuk ka asnjë përçarje, përkundrazi opozita në unison e gjitha njeh dekretin e presidentit dhe nuk njeh zgjedhjet e 30 qershorit. Edhe PD ka dalë me një deklaratë ku i drejtohet KQZ që të ndërmarrë veprimet e duhura që të njohë dekretin e Presidentit dhe të bëjë detyrën e saj. Kështu që në këtë kontekst e gjithë opozita është në një mendje, nuk ka asnjë përçarje. E gjithë pikëpyetje është pse tre parti shkojnë të regjistrohen, ndërsa PD dhe të tjerat jo. Kjo nuk do të thotë asgjë, sepse në një farë mënyrë ishim të paragjykuar duke parë lëvizjet e mazhorancës. Pra në një farë mënyrë ne e kishim paragjykim që nuk do shohim dritë jeshile në fund të tunelit dhe nuk do ketë zgjedhje. Megjithatë formalisht u regjistruam tre parti për të dhënë shansin e fundit për një farë reagimi të mazhorancës. Edhe duke pasur parasysh që në datën 18 tetor ne presim një vendim të BE, por fatkeqësisht nuk pati një reagim pozitiv. Ajo që është e rëndësishme është që të gjithë ne si opozitë jemi në një mendje dhe nuk ka asnjë përçarje. Ka disa interpretime për të plotësuar edhe këtë vakum lajmesh?, tha Duka.

Ndërprerja e lojës me sa duket paska qenë e kushtëzuar edhe nga fakti që kryeministri Rama nuk është treguar i gatshëm të bashkëpunojë duke ju përshtatur lojës.

?Rama ka dhënë prova që nuk zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këto i kemi denoncuar vazhdimisht, kohët e fundit janë vërtetuar si në përgjimet e Bild edhe me aktin e fundit të DASh për të mos lejuar ish-kryebashkiakun e Durrësit për të shkuar në Amerikë. Në këto kushte nuk ka sesi ne të jemi të gatshëm të hyjmë me Ramën kryeministër në zgjedhje. Unë besoj se me Ramën si kryetar i PS për të zhvilluar negociata ulet opozita. Por për të shkuar në zgjedhje jo me Ramën kryeministër?, deklaroi Duka.

S’ke ç’i bën! Nuk luhet zgjedhjesh i vetëm. Zgjedhjet janë lojë serioze!

Edhe Duka e kuptoi!/CNA.al





Lajmet e fundit nga