web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vidhnin kasetat shpërndarëse të internetit/ Pranga dy të rinjve në Tiranë

4 Gusht 2019, 15:22, Kronika CNA

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës ditën e sotem pasi akuzohen se vidhnin kasetat shpërndarëse të internetit nëpër pallate.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale E. D.,23 vjeç dhe B. K.,31 vjeç. Atyre i janë sekuestruar edhe materialet elektrike të vjedhura, konkretisht një njësi qendrore kompjuteri, dhjetra metra tel alumini e kabllo elektrikë.

Njoftimi i policisë:

Vidhnin kasetat shpërndarëse të internetit nëpër pallate duke dëmtuar fibrat optike dhe së fundmi ne zyrat e njësisë se mirëmbajtjes se rrjetit elektrik në Tiranë, vihen në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, autorët e dyshuar të këtyre vjedhjeve.

Zbardhen disa vjedhje të ndodhura më parë, ku dyshohet se janë kryer nga këta shtetas. Sekuestrohen në cilësinë e provës sendet elektrike të vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, pas kallëzimeve të marra nga administratorët e disa pallateve për vjedhjen e kasetave shpërndarëse te internetit duke këputur fibrat optike, si dhe së fundmi për vjedhjen një nga zyrat e njësisë së mirëmbajtjes së rrjetit elektrik në Tiranë, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

? E. D.,23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ?Vjedhja?.

? B. K.,31 vjeç banuese në Tiranë.

Gjatë momentit të arrestimit policia u gjeti dhe sekuestroi edhe materialet elektrike të vjedhura, konkretisht një njësi qendrore kompjuteri, dhjetra metra tel alumini e kabllo elektrikë. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit u bë dokumentimi edhe i një sërë vjedhjeve të kryera nga këta persona në periudhën shkurt-mars nëpër ambientet e përbashkëta të pallateve në kryeqytet, ku kanë vjedhur kasetat shpërndarëse te internetit duke këputur fibrat optike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale ?Vjedhja? e kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga