FOTOLAJM/ Pankartat "pikante" në protestën e 14-të kundër qeverisë
Sot është mbajtur protesta e 14-të qytetare para Kryeminis...
Sot është mbajtur protesta e 14-të qytetare para Kryeminis...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të një prej themeluesve të Partisë Demokratike në zonën e Beratit, Fehmi Telegrafit.
Basha shkruan se Partia Demokratike ka fatin e madh të gëzojë një histori kaq të lavdishme e të kujtojë protagonistë të tillë si Fehmi Telegrafi.
Postimi i plotë
Mësova me hidhërim për largimin prej nesh të Fehmi Telegrafit, kryetarit të Komisionit Nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike në Berat, në ditët e para të janarit të 1991-it. Në një ditë të vështirë për demokracinë shqiptare, mësuesi, intelektuali, patrioti dhe demokrati beratas Fehmi Telegrafi e përjetësoi emrin e vet në historinë e Partisë Demokratike.
Ai së bashku me një grup intelektualësh dhe qytetarësh beratas, mori pjesë aktive në organizimin e mitingut të parë të Partisë Demokratike më 9 Janar 1991 në Berat. Zyra e tij si trajner i sportit të peshëngritjes tek ?Poligoni? u bë pikëtakimi për grupin organizator që do të merrej me mitingun e parë të PD në Berat, një miting madhështor e mbresëlënës që beratasit e kujtojnë sot e kësaj dite.
Komisioni nismëtar i krijimit të degës së Partisë Demokratike në Berat, i përbërë prej 26 vetësh, e zgjodhi Fehmi Telegrafin kryetar, pavarësisht se në komision merrnin pjesë intelektualë të klasit të parë si i paharruari Simon Vrusho, Bardhyl Sheme, Dhimitër Papa, Nuri Ibro, Piro Leka, Agron Musaraj, Pëllumb Nako apo Ylli Kapllani. Këta guximtarë drejtuan Partinë Demokratike të Beratit në zgjedhjet e 31 marsit 1991 dhe korrën sukses në një zonë të vështirë, kur mund të themi me plot gojën se regjimi diktatorial ishte ende i fortë.
Partia Demokratike ka fatin e madh të gëzojë një histori kaq të lavdishme e të kujtojë protagonistë të tillë si Fehmi Telegrafi. Pinjoll i nje familjeje qytetare, profesor Fehmiu ishte intelektuali, atdhetari i kulluar dhe trajneri i shkëlqyer i peshëngritjes beratase, trajner i shumë prej ikonave të peshëngritjes së Klubit Sportiv të Tomorit, që korrën sukses në rang kombëtar e ndërkombëtar.
Triumfi i Fehmi Telegrafit dhe miqve të tij, themelues të PD në Berat, është një trashëgimi frymëzuese për përballjen me sfidat e sotme. Në Berat e në të gjithë Shqipërinë, Partia Demokratike e ka pasuri këtë histori frymëzuese, këtë fibër qëndrese dhe mospranimi të së keqes.
Në Berat e në të gjithë Shqipërinë, nuk do ta lëmë të keqen të triumfojë, sepse Partia Demokratike është trashëgimtare historike e qëndresës që pesha të rënda si Fehmi Telegrafi bënë në ditët e vështira të 1991-it.
Qëndresa e sotme ndaj të keqes është nderim për kujtimin e Fehmi Telegrafit. I përjetshëm do të jetë emri i profesor Fehmi Telegrafit në historikun e Partisë Demokratike të Shqipërisë./CNA.al
Kreu i opozitës Lulzim Basha dënoi dhunën e gjobave ndaj biz...
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një v...
Ish, kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka deklaruar se Rili...
Kryeministri Edi Rama ka regjistruar tre padi për shpifje të...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një skandal me uj...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila ndodhet në Prevall...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar nj...
Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një shkrimi është s...
Kreu i PD, Lulzim Basha, deklaroi nga Fushë-Arrëzi se Partia...
Partia Socialiste është përfshirë në një konflikt të brendsh...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edv...
Ish kreu i grupi parlamentar të LSI, Petrit Vasili, është te...
Kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi u bënë kohë që është zhdu...
Presidenti Ilir Meta si që trumbetohet se është i shqetësuar...
Partia Demokratike, ende nuk ka dhënë sinjal për regjistrimi...
Dje, dështoj mbledhja e KQZ, në lidhje me kërkesat për regji...
Një nismë mjaft humane është ndërmarrë nga një i ri i cili ë...
Përfshirja në krim, trafik droge dhe korrupsion janë kritere...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me akuza...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në Dhërmi....
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar masën e siguri...
Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi së bashku me një ...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se një marrë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Ukrai...
SHBA ka deportuar një grup emigrantësh në Republikën e Afr...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se Shtetet ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...