Connect with Us

Shpenzime marramendëse për fëmijët/ Zbulohet një tjetër miliarder tek Krimet e Rënda

Kronika

Shpenzime marramendëse për fëmijët/ Zbulohet një tjetër miliarder tek Krimet e Rënda

Publikuar

-

Gjyqtari i Apelit pranë Krimeve të Rënda, Gjovalin Përnoca do të dalë nesër pas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese që është marrë me rivlerësimin e Përnocajt, përbëhet nga treshja e gjyqtarëve, Xhensila Pine, Suela Zhegu dhe Olsi Komiçi.

Nga ana profesionale emri i gjyqtarit Përnocaj nuk është lakuar negativisht ndër vite.

Sa i përket financave ai rezulton i pasur që në kohën kur ka bërë deklarimin e parë të të dhënave pasurore.

Në vitin 2003 ai deklaron një shtëpi në Tiranë si dhe një automjet, ndërsa një vit më vonë ai ka blerë një autoveturë Opel Corsa për gruan në shumën 240 000 lekë.

Në vitin 2005 gjyqtari ka blerë dy apartamente një në Golem dhe një në Tiranë në vlerat, 1 900 000 dhe 49 860 euro.

Në vitin 2006 e ka shitur shtëpinë në Golem me gjithë orenditë në shumën, 3 400 000 lekë, ndërsa ka blerë autoveturë Volsvagen Polo me vlerë 200 000 lekë, të cilën e ka shitur një vit më pas për të blerë një tjetër.

Deri në vitin 2008 është marrë me shitje blerje makine, ndërsa në vitin 2009 deklaron se merr të ardhura edhe nga dhënia e banesës me qira në Tiranë me vlerë 170 mijë lekë në muaj.

Në të njëjtin vit, deklaron se bashkëshortja e tij ka nisur punën në SHISH.

Është për t’u çuditur me një hobi që kanë bashkëshortet e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të blerë pyje.

Edhe bashkëshortja e gjyqtarit Përnocaj, në vitin 2010 ka blerë 1 000 m2 pyll në zonën e quajtur  “Mali i  Shëngjinit”, me vlerë 186 000 lekë.

Në vitin 2011, gjyqtari ka blerë një banesë në Sarandë, me një tjetër shtetas, në shumën 50 000 euro.

Në vitin 2014, bashkëshortja, ka blerë autoveturë tip Golf, në shumën 7 000 euro.

Nga viti 2013 -2018 deklaron shpenzime marramendëse për studimet e fëmijëve jashtë shtetit, ndërsa në vitin 2018 djalit i ka dhuruar para për t’u bërë ortak në një kompani.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Gjovalin Përnocaj.

Viti 2003

Shtëpi banimi, 2+1 në Tiranë, e blerë në vitin 1998.

Autoveturë Benz 220 e blerë me pagat në vlerën 50 000 lekë.

Para cash në shtëpi, 15 000 dollarë.

Viti 2004

Autoveturë Opel Corsa për gruan në shumën 240 000 lekë, dogana 130 000 lekë.

Gjendje cash në shtëpi në emër të bashkëshortes 3 000 USD.

Paga si gjyqtar, në shumën 1 315 107 lekë.

Shpërblime, 100 000 lekë.

Bashkëshortja, Afërdita Përnoca 606 000 lekë.

Viti 2005

Blerje apartamenti 58m2, 1+1,në Golem, Kavajë, në shumën 1 900 000 lekë.

Kontratë porosie për ap. me sip.119.6 m2 dhe garazh 2- m2, në Tiranë me vlerë 49 860 euro.

Shitur Benzi, 200 000 lekë.

Shitur Opel Corsa, 200 000 lekë.

Lekë cash në shtëpi, 1 400 000 lekë.

Paga, rroga e 13 dhe shpërblimet në shumën 1.323. 634 lekë.

Shpërblime për mbledhjet e KLD, 72 000 lekë.

Paga e bashkëshortes në Qendrën e Botimeve zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë, në shumën 756 387 lekë.

Detyrim i papaguar për ap. në shumën  24 930 euro.

Viti 2006

Shitur shtëpia në Golem me gjithë orenditë në shumën, 3 400 000 lekë.

Blerë autoveturë Volsvagen Polo me vlerë 200 000 lekë.

Paga si gjyqtar, në shumën 1 527 103 lekë.

Shpërblime për mbledhjet e KLD,217 152 lekë.

Paga e bashkëshortes në Qendrën e Botimeve zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë, në shumën 513 210 lekë.

Viti 2007

Blerë autovetura Benz-E 220 e vitit 1997 me vlerë 500 000 lekë.

Shitur autovetura Volsvagen Polo, me vlerë 200 000 lekë.

Paga si gjyqtar, në shumën 1 406 167 lekë.

Shpërblime për mbledhjet e KLD, 227 565 lekë.

Paga e bashkëshortes në Qendrën e Botimeve zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë, në shumën 813 202 lekë.

Bashkëshortja, kursime, 900 000 lekë.

Viti 2008

Shitur autovetura Benz-E 220 e vitit 1997 me vlerë 500 000 lekë.

Blerë Autoveturë Kia-Rio me vlerë 500 000 lekë.

Kursime 1 100 000 lekë.

Paga si gjyqtar, në shumën 1 517 567 lekë.

Paga e bashkëshortes në Qendrën e Botimeve zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë, në shumën 650 000 lekë.

LEXO EDHE:   Akuzat e Alizotit/ Zbardhet dëshmia e Ardi Veliut te Krimet e Rënda

Viti 2009

Dhënë banesën me qira në Tiranë me vlerë 170 mijë lekë në muaj.

Kursime, 1 200 000 lekë.

Paga si gjyqtar, në shumën 1 760 157 lekë.

Paga e bashkëshortes në Qendrën e Botimeve zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë, në shumën 112 792 lekë.

Paga e bashkëshortes pranë SHISH, drejtoria juridike, 656 543 lekë.

Qiraja e banesës për 4 muaj, në shumën 68 000 lekë.

Viti 2010

Bashkëshortja ka blerë 1 000 m2 pyll në “Malin e  Shëngjinit”, me vlerë 186 000 lekë.

Kursime, 1 100 000 lekë.

Paga si gjyqtar, në shumën, 1 870 691 lekë.

Paga e bashkëshortes pranë SHISH, drejtoria juridike,903 758 lekë.

Qiraja vjetore e shtëpisë në shumën 20 400 lekë.

Viti 2011

Ka blerë një banesë në Sarandë, me një tjetër shtetas, në shumën 50 000 euro.

Blerë autoveturë, Benz në shumën 1 000 000 bashkë me doganën.

Kursime, 1 482 481 lekë.

Paga vjetore, paga e 13 dhe shpërblimet në shumën, 1 958 323 lekë.

Qiraja vjetore e shtëpisë në shumën 204.000 lekë.

Likujduar 15 000 euro hua që ia kishte vëllait.

Bashkëshortja kursime, 482 481 lekë.

Viti 2012

Lekë nga kursimet, 1 293 649 lekë.

Paga vjetore, paga e 13 dhe shpërblimet në shumën,1 894 951 lekë.

Paga e bashkëshortes pranë SHISH, drejtoria juridike, 898 698 lekë.

Shpenzime ushqimi, shkollat për fëmijët në shumën 1 500 000 lekë.

Kursime, gjendje në fund të vitit, 1 776 130 lekë.

Viti 2013

Qiraja  e banesës për 10 muaj në shumën, 1 200 euro.

Ka dhënë hua 5 000 euro.

Ka marrë hua vëllait  9 000 euro për të aplikuar për vizë në Angli për djalin me qëllim studimet e larta.

Paga vjetore, paga e 13 dhe shpërblimet në shumën, 1 878 890  lekë.

Paga e bashkëshortes pranë SHISH, drejtoria juridike, 909 178 lekë.

Shpenzime ushqimi, shkollat për fëmijët në shumën 1 600 000 lekë.

Kursime, gjendje në fund të vitit,1 188 068 lekë.

Viti 2014

Bashkëshortja, ka blerë autoveturë tip Golf, në shumën 7 000 euro.

Paga vjetore, paga e 13 dhe shpërblimet në shumën, 1 789 902.

Paga e bashkëshortes pranë SHISH, drejtoria juridike, 936 756 lekë.

Shpenzime ushqimi, shkollat për fëmijët në shumën, 1 500 000 lekë.

Viti 2015

Shpenzime për shkollimin e vajzës, 11 235 euro.

Shpenzime për strehimin e vajzës, 4 000 euro.

Pagesa për djalin, 1 800 euro.

Shpenzime për  familjen, ushqime, 8 571 euro.

Paga vjetore, paga e 13 dhe shpërblimet në shumën, 1 780 716 lekë.

Paga e bashkëshortes pranë SHISH, drejtoria juridike, 939 584 lekë.

Kursime nga viti 2014, në shumën 513 258 lekë.

Qiraja e banesës në tetë muaj, 115 600 lekë.

Viti 2016

Shpenzim për vajzën, ushqim, strehim në Bruksel në shumën 9 000 euro.

Pagesa për shkollimin e djalit 1 800 euro.

Shpenzime për familjen, 1 700 000 lekë.

Shpenzime për mbjelljen e tokës bujqësore të prindërve në shumën,  300 000 lekë.

Paga vjetore, paga e 13 dhe shpërblimet në shumën, 1 739 580 lekë.

Paga e bashkëshortes pranë SHISH, drejtoria juridike, 942 694 lekë.

Qiraja e banesës, 173 400 lekë.

Llogaria bankare e gruas, 8 240 lekë.

Viti 2017

Dërguar djalit 10 000  dhe 4  000 euro.

Shpenzime për familjen, 10 500 euro.

Shpenzime për udhëtimin dhe qëndrimin e djalit dhe gruan në Gjermani, në shumën 3 500 euro.

5 000 euro dhënë djalit.

Paga vjetore, paga e 13 dhe shpërblimet në shumën, 1 698 567 lekë.

Paga e bashkëshortes pranë SHISH, drejtoria juridike, 1 005 293 lekë.

Qiraja e banesës, në shumën 173 400 lekë.

Qiraja e banesës, në shumën, 101.150 lekë.

Viti 2018

Llogari bankare, 14 716 euro.

Shpenzime për familjen, 12 000 euro.

Dhënë djalit, 500 000 lekë.

Dhuruar djalit, 700 000 lekë, pasi është bërë ortak në shoqërinë, “Sang 1”.

Paga vjetore, paga e 13 dhe shpërblimet në shumën, 1 704 712 lekë.

Paga e bashkëshortes pranë SHISH, drejtoria juridike, 1 076 709 lekë.

Qiraja e banesës, në shumën 173 400 lekë.

Qiraja e banesës, në shumën 158 950 lekë.

Qiraja e banesës, në shumën 14 450 lekë./CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

‘Fati i Lojërave’/ Lihen në burg 55 të ndaluar, në qeli edhe vëllai i shefes së KPA-së

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 55 nga 87 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Fati i Lojërave’.

Të ndaluarit dolën sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, në një seancë maratonë e cila nisi në orën 09:00 të mëngjesit dhe përfundoi pas 14 orësh.

Midis 55 personave u lanë në burg është edhe Gramoz Murataj, apo i njohur ndryshe si bosi i basteve. Po kështu Gjykata la në burg dhe Elvis Mulajn, vëllai i shefes së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulajt.

LEXO EDHE:  Kërkoi “kokat” e dhjetë prokurorëve/  Skandalet “mbysin” Arta Markun

LEXO EDHE:  Partia Agrare Ambientaliste aktivitet sensibilizues kundër dhunës ndaj fëmijëve

Ndërkaq, 27 nga të ndaluarit janë lënë në arrest shtëpie ndërsa 5 të tjerë në detyrim paraqitje.

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK “rrëzon” OFL-në/ Çliron pronën e sekuestruar të të akuzuarit për pengmarrjen e Prengës

Publikuar

-

Nga

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) i ka hequr sekuestron një banese në Shkodër.

Mësohet se SPAK ka rrëzuar OFL-së, duke e cilësuar sekuestrimin si një akt në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ.

Bëhet fjalë për banesën njëkatëshe, në lagjen Skënderbeg të Shkodrës, në pronësi të Aldo Manishtës. Kjo banesë u sekuetrua në kushtet e emergjencës dhe sipas SPAK,  nuk ka ardhur si rezultat i parave të krimit.

LEXO EDHE:  Partia Agrare Ambientaliste aktivitet sensibilizues kundër dhunës ndaj fëmijëve

LEXO EDHE:  Kërkoi "kokat" e dhjetë prokurorëve/  Skandalet "mbysin" Arta Markun

Ndërkohë, kujtojmë se Manishta është një ndër personat që dyshohet se ka marrë pjesë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trageti kanceroz në Vlorë/ Gjykata jep vendimin për të arrestuarit, gruaja humb ndjenjat gjatë seancës

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë për personat e arrestuar pas gjetjes së një sasie të madhe amianti në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.

Mësohet se gjykata ka lënë në burg tre prej të arrestuarëve si dhe ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për një agjent të shitjes së biletave.

Ndërkohë, për Festim Tafën dhe Elisabeta Çunin është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”
Në burg me afat dy mujor janë lënë Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve; Arbër Çuni dhe Kujtim Xhaferllari.

LEXO EDHE:  “Ngriu” aksionet e gruas së Alfred Pezës/ Zbulohen të ardhurat e gjyqtares së Krimeve të Rënda

LEXO EDHE:   Akuzat e Alizotit/ Zbardhet dëshmia e Ardi Veliut te Krimet e Rënda

Gjatë seancës gjyqësore gruas së Zamir Kormuzi i ka rënë të fiktë pas komunikimit të masës së sigurisë për të shoqin./CNA.al

LEXO TE PLOTE