web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidentohen në punë minatorët e Bulqizës/ Nisen me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

23 Korrik 2019, 19:19, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë.

Dy minatorë kanë mbetur të plagosur në një nga galeritë e minierës së kromit.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur personat me iniciale A.S. dhe Sh.S., ndërkohë mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën D të kësaj miniere.

Minatorët e plagosur janë transportuar menjëherë në spitalin e Bulqizës, ku pasi u është dhënë ndihma e parë mjeksore, dhe më pas janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimet për dokumentimin e zbardhjen  plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga