web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Basha kërcënon ndërtuesit  

22 Korrik 2019, 12:22, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar atë si një projekt kriminal grabitqar.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se ?Projekti i Teatrit Kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.?-shkruan Basha,

Më tej, kreu i opozitës ka bërë edhe një paralajmërim për çdo funksionarm, akitekt, drejtues apo edhe vetë kryeministrin, se do të japin llogari para drejtësisë.

?Dua t?i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike.

Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t?ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t?u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e Teatrit do të jetë gropa e tyre.?-përfundon reagimi i Lulzim Bashës./ CNA.al





Lajmet e fundit nga