web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga 'lidhja" me Balilin tek skandali i byzylykëve/ Zbulohen pronat e dyshimta të Manjanit

15 Korrik 2019, 18:18, Aktualitet CNA

“Shoqërisë dhe shtetit nuk i vjen asnjë e keqe nga dëshira për pasuri të disa njerëzve të pasur.  E keqja vjen gjithmonë nga qeverisja e keqe që i ndan keq pasuritë publike dhe ndërhyn edhe tek pasuria private”. Kështu ka deklaruar ish Ministri i Drejtësisë, në Qeverinë “Rama 1”,  Ylli Manjani në një emision televiziv.

Në parim, kjo deklaratë qëndron, por duhet hetuar mënyra se si është vënë kjo pasuri.

Manjani mund të jetë i qetë se pasurinë e tij, se ka hetuar askush dhe s’duket që do të hetohet edhe pse në media është shkruar se ai ka marrë dhuratë nga Klement Balili një apartament.

Ndërkohë, Manjani pretendon se atë pronë e ka blerë nga një tjetër firmë ndërtimi dhe s’ka lidhje me Balilin.

Në deklaratat e pasurisë, Manjani thotë se ka blerë një apartament në vitin 2011 në Sarandë me sipërfaqe 75 m2, në vlerën 45 mijë euro. Këtë shumë ai deklaron se e ka nga të ardhurat e prishjes së njëanshme të kontratës së punës së bashkëshortes. Megjithëse nuk e specifikon se sa ka përfituar bashkëshortja nga zgjidhja e njëanshme e kontratës së punës.

Për mobilimin e këtij apartamenti ai deklaron se ka shpenzuar, 10 000 euro.

Pasuria e Manjanit është marramendëse, sipas asaj që deklaron vetë ai, mirëpo, një kredi sociale, i është dashur siç thotë  populli “për syrin e keq”.

Në vitin 2003 ai deklaron një shtëpi banimi, me sipërfaqe 106 m2, me vlerë 50 000 euro, një autoveturë, 3 000 000 lekë, ndërsa në 2004-ën, ka blerë një autoveturë 18 000 euro.

Në vitin 2011, ai deklaron një apartament banimi, 209 m2, blerë me datë 12.09.2005, në vlerën 96 600 euro, një vend parkimi, me sipërfaqe 33.7 m2, me datë 26.10.2006, në vlerën 9 000 euro. Gjithashtu ai deklaron dhe pasuri të patundshme, tokë arë 1500 m2, në vlerën 3 750 000 lekë dhe tokë, arë 400 m2, në vlerën 250 000 lekë.

Në vitin 2016 të njëjtat prona ai deklaron se i ka shitur shumë herë më shtrenjtë se sa vlera që kishin.

Kështu ka shitur tokën me sipërfaqe 1500 m2 në shumën 67 000 euro, si dhe  tokën me sipërfaqe 400 m2 në vlerën 9 000 euro.

Në vitin 2013 e ka shtuar pasurinë me një apartament banimi me sipërfaqe 150 m2 plus arredimi, shkojnë në vlerën 160 000 euro. Ai e justifikon burimin me shitjen  e apartamentit të mëparshëm, por nuk thotë shumën sa e ka shitur.

Po në të këtë vit ai deklaron se ka blerë dy automjete nga 15 mijë euro secili, një autoveturë, tip “Tuareg”, të cilën një viti më vonë e ka shitur, dhe një autoveturë tip “Minicooper”, 15 000 euro.

Bashkëshortët Manjani kanë blerë gjatë vitit 2014 një autoveturë me vlerë 44 000 euro.

Pasuria e tij i ka shpëtuar hetimit, por ai vetë, jo. Ndonëse nga prokuroria është thënë verifikim, por gjithsesë kjo është një procedurë që e bën të domosdoshëm hetimin.

Në shkurt të këtij viti, Manjani është thirrur nga organi i akuzës për skandalin e byzylykëve.

Manjani ka udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë në kohën që u dha tenderi i byzylykëve.

Sipas fakteve të bëra tashmë publike, Ministria e Drejtësisë lidhi marrëveshje për byzlykët  me shoqërinë Soft & Solutions të Ermal Beqirit.

Bëhet fjalë për një tender me vlerë 2 milionë euro i cili u fitua nga bashkimi i tre operatorëve ekonomikë: Soft & Solution, Fastech dhe Ratech.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga Ylli Manjani.

Viti 2003

Shtëpi banimi, me sip 106 m2, me vlerë 50 000 euro.

Autoveturë, 3 000 000 lekë.

Bashkëshortja ka shitur shtëpinë e trashëguar nga prindërit 60 000 euro.

Viti 2004

Autoveturë, 18 000 euro.

Depozitë bankare, 20 000 euro.

Kredi për shtëpi, 5 000 000 lekë, për 25 vjet me interes tre përqind.

Paga mujore, si sekretar i përgjithshëm në Këshillin e Ministrave, 750 000 lekë.

Pagesë mujore, nga bordi INSIG dhe KESH, 186 000 lekë dhe 144 000 lekë.

Shpërblim, 615 000 lekë.

Pension i posaçëm, 243 000 lekë.

Pagë mujore nga OSBE, 2 744 euro.

Konsulencë juridike private, 1 000 000 lekë.

Paga e bashkëshortes, 1 960 000 lekë.

Viti 2011 (Deklarata fillestare)

Apartament banimi, 209 m2, blerë me datë 12.09.2005, në vlerën 96 600 euro.

Vend parkimi, me sip 33.7 m2, me datë 26.10.2006, në vlerën 9 000 euro.

Tokë arë 1500 m2, në vlerën 3 750 000 lekë.

Tokë, arë 400 m2, në vlerën 250 000 lekë.

Autoveturë e tipit Seat, blerë në vitin 2003 në pronësi të bashkëshortes, në vlerë 300 000 lekë.

Depozitë, llogari rrjedhëse, 60 000 euro.

Depozitë, llogari rrjedhëse, 3 000 euro dhe 20 000 lekë.

Depozitë 3 000 000 lekë.

Të ardhura nga veprimtaria si avokat deri në prill të vitit 2009,  1 800 000 lekë.

Të ardhura si konsulent ligjor i pavarur, 2005-2011, në shumën 10 000 euro në vit.

Të ardhura nga mësimdhënia, 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 2005-2010,  në shumën 3 000 000 lekë më vit.

Të ardhura nga shitja e apartamentit të bashkëshortes, 7 574 065 lekë.

Të ardhura nga shitja e apartamentit të banimit, 12 800 000 lekë.

Viti 2011 (Deklarata vjetore)

Blerje apartamenti në Sarandë, 45 000 euro.

Mobilimi, 10 000 euro.

Paga vjetore, 1 632 000 lekë.

Pjesëmarrje në bord, 265 000 lekë në viti.

Paga e bashkëshortes si konsulente, 15 000 euro.

Viti 2012

Paga si zv.ministër, 1 341 075 lekë.

Shpërblim, 9 000 lekë.

Dieta jashtë vendi, 180 euro.

Pjesëmarrje në bord, 282, 636 lekë.

Paga e bashkëshortes, si konsulente, 18 000 euro.

Viti 2013

Apartament banimi me sip 150 m2 plus arredim, me vlerë 160 000 euro.

Burimi: Të ardhura nga shitja e apartamentit të mëparshëm.

Apartament 75 m2 në Sarandë, 45 000 euro. Burimi: Të ardhura nga prishja e njëanshme e kontratës së punës së bashkëshortes.

Tokë truall 1 500 m2, plus 200 m2 rrugë në Vorë, me vlerë 4 000 000 lekë.

Autoveturë, tip  Tuareg, 15 000 euro.

Autoveturë tip minicooper, 15 000 euro.

Depozitë bankare, 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si zëvendësministër, 1 138 660  lekë.

Shpërblimi vjetor për karburant, deri me 31.12.2013, në shumën 35 000 lekë në muaj dhe që nga data 1.01.2014, në shumën 15 000 lekë në muaj.

Të ardhura vjetore, nga shpërblimi si anëtar i Këshillit drejtues në AKBN në shumën 288 000 lekë.

Të ardhura vjetore nga puna e bashkëshortes së konsulente, 10 000 euro.

Pagesa e tel si zëvendësdësministës, 7 mijë lekë në muaj.

Bashkëshortja të ardhura nga paga si kordinatore e projekttit INSTAT, 1 150 euro.

Të ardhura nga puna në Ministrinë e Integrimit, 137 000 lekë.

Të ardhura nga puna si konsulente, projekti SMEI, 5 000 euro.

Viti 2013 (Deklarata pas largimit)

Blerje minicooper, 2008, paguar me transfertë bankare në Milano, 15 000 euro.

Depozitë bankare 1 000 000 lekë.

Paga si zvministër, janar 2013-mars 2013, në shumën 335 268 lekë.

Pjesëmarrje në borde, janar 2013-mars 2013, në shumën 70 660 lekë.

Kompesim për karburant, janar 2013-mars 2013, në shumën 105 000 lekë.

Gjendje llogarie e bashkëshortes, 5000 euro dhe 2 000 euro.

Paga drejtore projekti INSTAT, 3 000 EURO.

Shërbime konsulence, 5 000 euro.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si zëvendësministër i Transportit dhe Infrastrukturës, 1 314 023 lekë.

Të ardhura për shpenzime telefoni, 6 000 lekë në muaj.

Të ardhura si kompensim karburanti, 15 000 lekë në muaj.

Bashkëshortja, të ardhura nga si konsulentë e projektit STAR në UNDP, 1 210 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si specialiste finance në OSBE, 1 640 euro.

Bashkëshortja, të ardhura si konsulentë në National Albanian Center for Sivil Studies, 7 500 euro.

Kredi bankare marrë në vitin 2004, detyrimi financiar i pashlyer në datën 31 dhjetor 2014 është 3 027 641lekë.

Kredi Leasing, gjendja e detyrimit në datën e pashlyer në datën 31 dhjetor 2014 është 21 353 euro.

Kontratë huaje, detyrimi financiar i pashlyer, 20 000 euro.

Bashkëshortët kanë blerë gjatë vitit 2014 një autoveturë me vlerë 44 000 euro,

Viti 2015

Të ardhura nga Paga bruto si zv ministër 1 125 368 ( një milion e njëqind e njëzet e pesë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë.

Të ardhura paga bruto si Ministër 208 144 (dyqind e tetë mijë e njëqind e dyzet e katër) lekë.

Të ardhura si antar bordi i axhencisë Kombëtare të Burimeve Natyrorë 24 000 lekë.

Të ardhura nga shpërblimi për pjesëmarrje në mbledhjen e KKT si zv ministër në vlerën 40 000 lekë.

Të ardhura si antar i KLD 8 500 lekë.

Të ardhura neto si antar i KKT 17 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Eva Cico pagesa për shërbime konsulence nga Këshilli i Europës në vlerën 1 400 euro.

Bashkëshortja shërbime konsulence për Ingenuity Consulting paguar në vlerën 8 410 euro.

Konsulencë URI për Bankën Botërore dhe BE në vlerën 20 350 euro.

Të ardhura nga shitja në vlerën 15 000 euro e një automjeti tip VË Touaren.

Të ardhura nga shitja e një autoveture tip Seat Leon në vlerën 3 000 euro.

Shlyer shumën prej 3 027 641 (tremilion e njëzet e shtatë mijë e gjashtëqins e dyzet e një) lekë për një kredi prej 5 000 000 (pesëmilion) lekë me afat shlyerje për 25 vite, në dhjetor 2015 mbetur pa shlyer 2 797 954 lekë.

Shlyer 21 353 (njëzet e një mijë e treqind e pesëdhjetë e tre) Euro një kredi Leasing për blerje autoveture, mbetur në datën 31 dhjetor 2015 pa u shlyer vlera prej 15 292 euro.

Kontratë huaje për të cilën do të duhet të shlyej 20 000 euro.

Viti 2016

Të ardhura nga paga neto si Ministër i Drejtësisë, 1 566 461 lekë.

Të ardhura nga shpërblimi për pjesëmarrje në mbledhjet e KKT, 85 000 lekë.

Të ardhura si anëtar i KLD, 102 000 lekë.

Bashkëshortja, znj. Etleva Cico, të ardhura nga paga si Drejtore Ekzekutive IPP, 928 122 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga konsulencë për FINEUROP, 4 720 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga konsulencë për Qendra e Studimeve Future, 4 000 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga konsulencë për EU Center Shkodra, 200 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga konsulencë për Abkons, 750 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga konsulencë për Council of Europe, 3 000 euro.

Shitur tokë me sip. 1500 m2, 67 000 euro, pjesë e regjimit martesor.

Shitur tokë me sip. 400 m2, 9 000 euro, pjesë e regjimit martesor.

Gjendje llogari rrjedhëse, shtuar me 779 136 lekë.

Gjendje llogari rrjedhëse, shtuar me 477 euro.

Bashkëshortja, znj. Etleva Cico, gjendje llogari rrjedhëse, shtuar me 4 000 euro.

Bashkëshortja, gjendje llogari rrjedhëse, shtuar me 928 122 lekë.

Bashkëshortja, gjendje llogari rrjedhëse, pakësuar me 13 696 euro.

Bashkëshortja, gjendje llogari rrjedhëse, shtuar me 2 785 euro.

Bashkëshortja, detyrim i pashlyer overdraft, 16 727 lekë.

Djali, Redi Manjani, gjendje llogari rrjedhëse, 6 500 euro, transferuar nga e ëma për shpenzime studimesh.

Djali, Redi Manjani, gjendje llogari rrjedhëse, 910 euro, transferuar nga e ëma për shpenzime studimesh.

Shlyer së bashku me bashkëshorten në vitin 2016 -2 831 261 lekë për një kredi për shtëpi me principal 5 000 000 lekë, për të cilën mbeten pashlyer më 31 dhjetor 2 628 907 lekë.

Shlyer së bashku me bashkëshorten në vitin 2016 -17 333 euro për leasing veture me vlerë 24 000 euro, për të cilën mbeten pashlyer më 31 dhjetor 9 793 euro.

Shlyer në vitin 2016 -44 euro për detyrim karte krediti, për të cilën më 31 dhjetor mbeten pashlyer 3 599 euro.

Viti 2017 (Deklarata pas largimit)

Të ardhura nga paga, Janar 2017, nga Ministria e Drejtësisë, 130 538 lekë.

Kredi, 5 000 000 lekë. Pashlyer, 2 604 970 lekë.

Kredi për autoveturë, janë shlyer 9 793 16 euro, ndërsa kanë mbetur pa u shlyer, 9 553 euro.

Shtesë në llogari rrjedhëse, 1 000 euro.

Shtesë në llogari, 77 449 lekë.

Pakësim llogarie, 574 euro.

Të ardhura konsulence nga qendra future, 1 000 euro.

Paga si drejtore ekzekutive, IPP, në shumën 77 449 lekë./CNA.al

 

Skandali i byzlykëve/ A do të arrestohet Ylli Manjani?

 

Nga licensat e noterëve tek skandali i byzylykëve/ Fundoset ish-ministri i Ramës?

Ish-ministrave të LSI-së iu tunden prangat/ Plas skandali i ekspertit të dosjes së Ilir Metës

Gjithollogu i dështuar i politikës

 

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga