Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, së bashku me një delegacion donin të vizitonin një spital në veri të Mitrovicës. Ndalesat për zyrtarët serbë, ashpërsimi i retorikës po i largojnë dy vendet nga dialogu.
Autoritetet e qeverisë së Kosovës po vazhdojnë t’ua ndalojnë hyrjen në Kosovë zyrtarëve të lartë të qeverisë së Serbisë. Kësaj radhe hyrja iu ndalua ministrit serb të mbrojtjes Aleksandër Vulin, konfirmojnë zyrtarë nga Ministria e Jashtme e Kosovës. Sipas Jetlir Zyberajt, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës, “kërkesa për vizitë në Kosovë e Aleksandër Vulinit është refuzuar, sepse qëllimi i tij është provokimi kundër Kosovës?.
“Nuk ka çfarë të kërkojë në Kosovë, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran?, thotë Zyberaj. Sipas tij, ministri serb i Mbrojtjes nuk është dashur të bëjë fare kërkesë për vizitë, sepse ai gjendet në listën e personave që nuk u lejohet hyrja në Kosovë.
Kabineti i ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandër Vulin, ka njoftuar se ministri Vulin së bashku me një delegacion të shërbimit ushtarak shëndetësor kishin planifikuar të vizitonin një spital në veri të Mitrovicës. “Ishte planifikuar që vizita të ketë karakter humanitar dhe se përfaqësuesit nga Ministria dhe Spitali Ushtarak me drejtuesit e spitalit në Mitrovicë kanë pasur qëllim që të diskutojnë për bashkëpunimin në mes të këtyre institucioneve shëndetësore?, thuhet në njoftimin e kabinetit të ministrit Vulin.
Ndërkohë mediet në Serbi shkruajnë, se ndalesa që po u bëhet zyrtarëve të qeverisë së Serbisë që ta vizitojnë Kosovën është kundër një marrëveshje Kosovë-Serbi për lëvizje të lirë, ndonëse secili zyrtar serb që dëshiron ta vizitojë Kosovën duhet bërë paraprakisht kërkesë në Ministrinë e Jashtme të Kosovës përmes zyrës së BE-së.
Ndalimi i hyrjes në Kosovë
Muaj më parë qeveria e Kosovës shpalli persona “non grata?, dhjetëra personalitete të Serbisë, të cilët nuk mund të hyjnë në territorin e Kosovës. Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli tha atëherë, se ka marrë vendim që të shpallen persona non-grata të gjithë ata zyrtarë serbë që përmes deklarimeve të tyre destabilizojnë situatën e sigurisë në Kosovë dhe ata që mohojnë krimet e luftës në Kosovë.
Në listë ndër të tjerë u përfshinë politikani serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar nga Gjykata e Hagës. Ljubusha Divkoviq, ish-gjeneral i armatës serbe, ministri i Brendshëm dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë e deri tek kryeministrja serbe, Ana Brnabiq. Kjo e fundit u përfshi në listën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës si persona “non grata?, pas deklaratave të saj që politikanët në Prishtinë “janë njerëz të zbritur nga Mali?.
Në ditën që në Poznan të Polonisë po zhvillohej Samiti për Ballkanin Perëndimor, Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi se i ka ndaluar hyrjen në Kosovë, kryeministres së Serbisë Ana Brnabiq, por më vonë gjatë ditës zyra e kryeministrit Haradinaj tha se nuk ka vendim qeveritar që kryeministres serbe t’i ndalohet hyrja në Kosovë.
Situatën e krijuar rreth ndalesës që të hyjnë në Kosovë disa zyrtarë të lartë të qeverisë së Serbisë, analistët politikë e shohin si një moskoordinim të veprimeve të institucioneve të Kosovës. Artan Muhaxheri, analist politik, i tha DW-së, se “brenda institucioneve të Kosovës ekziston një mosdakordim total i veprimeve të Kosovës karshi Serbisë.
“Populizëm deklarativ”
“Secili person qoftë edhe me peshë minimale politike mund të dalë edhe të flasë për gjëra të mëdha në emër të shtetit të Kosovës dhe në këtë linjë ka tentim që të ketë protagonizëm nga të gjitha palët, kur bëhet fjalë për Serbinë dhe ka një mungesë të plotë të unifikimit të strategjive dhe kjo e bën qeverinë e Kosovës qesharake dhe është e pafalshme që për gjëra kaq të mëdha të mos ketë një koordinim ndërinstitucional?, thotë Artan Muhaxheri. Sipas tij, edhe nga ana e Serbisë ka vazhdimisht tendencë për protagonizëm në raport me Kosovën dhe nëse Serbia dhe Kosova vazhdojnë me këtë populizëm deklarativ, ato do ta largojnë vetën e tyre edhe më shumë nga Bashkimi Evropian.
“Bllokada aktuale në dialogun Kosovë-Serbi është rezultat i gabimeve të mëdha nga të trija palët, Serbia, Kosova dhe BE-ja, prandaj nuk është e çuditshme dhe nuk ka asnjë fije shprese për përmirësim të raporteve. Një situatë e tillë krijon hapësirë të përshtatshme për protagonizëm dhe populizëm, prandaj duket se ka një garë destruktive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, se kush do të bëjë vepra më konkrete, se cila e largon përherë e më shumë nga gjetja e një zgjidhje përfundimtare Kosovë-Serbi?, thotë Artan Muhaxheri./DW/
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cak...
Koleksionisti i njohur, Gjergji Thimo, të cilit iu sekusestr...
Një aksident rrugor ka ndodhur para pak minutash në Librazhd...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ë...
Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në aksin Kavajë Rr...
Ish deputeti i LSI, Petrit Vasil komentoi protestën e së hën...
Mot i keq që ka përfshirë vendin nga mbrëmja e djeshme ka sh...
Ish president i Republikës, Bujar Nishani ka folur rreth sit...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një postim në rrjete...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Patrës në Greqi.R...
Pas shkarkimit nga detyra të anëtarit të AMA-s, Zylyftar Bre...
Pas 5 vitesh në detyrë, Këshilli i Ministrave me propozim të...
Partia Demokratike dega Kukës, ka paditur komisionerët e zgj...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka komentuar sot për...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë një prononcimi ...
Kancelarja gjermane Angela Merkel, duket se po përballet me ...
Suada Ndreca një nënë e re 27 vjeçare përballet ‘live’ me is...
Një 22-vjeçar, i cili dyshohet si një prej pjesëtarëve të gr...
Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, ka falenderuar Ambasado...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...