web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga konfliktet tek manipulimi me votat/ Komitetit Shqiptar i Helsinkit zbardh shkeljet

30 Qershor 2019, 14:51, Aktualitet CNA

Në disa qendra votimi në Gjirokastër, Durrës, Vlorë dhe Shkodër janë kosntatuar proleme nga vëzhguesit e  qendrat e votimit në Gjirokastër, Durrës, Vlorë dhe Shkodër.

Në një raport, ata kanë radhitur shkeljet me të cilat janë përballur në këto qendra.

 Konstatimet e vëzhguesve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit

Vijon monitorimi i vëzhguesve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, raportim për qendrat e votimit në Gjirokastër, Durrës, Vlorë dhe Shkodër

Konstatohen persona të paautorizuar në disa qendra votimi

Në qytetin e Gjirokastrës, rreth orës 12:19, në QV nr. 4258/1 ?Universiteti?, u konstatua prezenca e një personi të paautorizuar që prezantohet si vëzhguese partiake dhe dëgjon nr. rendor të zgjedhësit i cili voton. Ky numër lexohet me zë të lartë nga ana e anëtarit të komisionit.

Për këtë shkak vëzhguesia e KShH-së ka depozituar vërejtje me shkrim, e cila është grisur nga ana e anëtarëve të komisionit dhe nuk është protokolluar.

Në orën 12:36, në QV nr. 1504 të qytetit të Durrësit, raportohet se ka patur një incident mes një grupi të madh të mbështetësve të Partisë Demokratike, të cilët ishin vendosur në afërsi të 3 qendrave të votimit, për të monitoruar procesin e votimit.

Ata janë konfliktuar verbalisht me komisionerët dhe vëzhguesit e Partisë Socialiste, të cilët ju kanë kërkuar që të largohen nga qendrat e votimit me arsyen se nuk janë të akredituar nga KQZ. Gjithashtu vëzhgues të KShH kanë paraqitur pranë QV nr. 1431 verejtje me shkrim për prezencën e personave të pa autorizuar në ambientet e QV-së.

Gjatë raportimit të vëzhguesve të akredituar të KShH-së, në qytetin e Vlorës në QV 4474, dhoma e fshehtë u kthye nga dritarja nga votuesi dhe vëzhguesja e KSHH depozitoi vërejtje me shkrim ne orën 11:20.

Kryetarja e QV 4510 nuk pranon të marrë në dorëzim vërejtjet e monitorueses së KSHH, duke thënë se vëzhguesja e KSHH nuk ka të drejtë.

Pas depozitimit të disa vërejtjeve me shkrim, kësaj vëzhgueseje u tentua t?i kufizohej aksesi në monitorim, më pas u sqaruan përfaqësuesit e KQV-së se ajo është vëzhguese e akredituar për të gjithë Qarkun Vlorë.

Në QV nr. 4447 konstatohet se zgjedhësit që i përkasin të njëjtës familje, pavarësisht se votojnë në dhoma të ndara votimi komunikojnë në mënyrë të vazhdueshme me njëri tjetrin.

Rreth orës 13:14, në qendrën e votimit 4492 ka patur një incident, ku një person në gjendje të dehur duke deklaruar se ishte militant i subjektit politik opozitar tentoi të merrte listën me emrat e zgjedhësve.

Në qytetin e Shkodrës, gjatë harkut kohor 12:00-14:00 raportohet se ka një numër jo të lartë votuesish dhe procesi paraqitet i qetë.

Një problematikë është hasur në QV nr 259/1 ku kamera të televizioneve kanë filmuar nga disa kate më lart procesin e votimit të një qytetari duke shkelur kështu parimin e votës së fshehtë. Edhe pse është paraqitur vërejtje me shkrim, KQV 259/1 nuk e ka pranuar këtë të fundit. Gjithashtu në QV nr 0048 është paraqitur vërejtja me shkrim për praninë e personave të pa autorizuar në ambientet e QV./CNA.al





Lajmet e fundit nga