web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nano mesazh politikës/ Është koha të rreshtohemi hapur

30 Qershor 2019, 12:31, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Fatos Nano ka votuar sot në Mullet në shkollën 9-vjeçare ?Sami Kalasa?, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Nano ka folur në një intervistë për dritare.net ku ka deklaruar se se ka votuar ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë votuesve pavarsisht se çfarë bindjesh kanë të dinë sesi të reagojnë sot.

E njoh mirë këtë lloj opozite, ka thënë Nano ndër të tjera.

Intevistoi Daniel Muçaku

Si themelues dhe lider historik i Partisë Socialiste, i njihni këto votime ku opozita nuk merr pjesë?

Jam në pozicionin që duhet. E njoh mirë këtë lloj ?opozite? dhe jam i bindur se duke votuar sot ndihmojmë çlirimin e të ardhmes nga kthetrat e saj.

A kanë legjitimitet një pale zgjedhje ku ata që shkojnë votojnë, dihet për kë votojnë, kur vota është e fshehtë?

Sigurisht po! Është koha të rreshtohemi hapur për progresin dhe qytetërimin, kundër primitivizmit tribal!

Një mesazh për socialistet dhe popullin e majtë?

Te votojnë pa ngurrim, duke mos i hequr duart nga timoni europian i Shqipërisë!

Një mesazh për opozitën? 

Të votojnë kundër lidershipit te vet, që iu ka mbyllur perspektiven konkurruese europeiste!/CNA.al





Lajmet e fundit nga