Kërcënohet me jetë kreu i FRPD-së në Shkodër/ Berisha nxjerr videon
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar rastin e kërcënim...
Sekretari për çështjet zgjedhore, i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka dalë në një deklaratë për mediat menjëherë pas shifrave të publikuara nga KQZ lidhur me pjesëmarren në këto zgjedhje lokale.
Kaso tha se pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 ka qenë rreth 6 % ndërsa deri në orën 15:00 ka një pjesëmarrje deri në 10 %. Nga ana tjetër KQZ raportoi se deri në orën 11:00 pati 12 % pjesmarrje nëpër KZAZ, nërsa 15,5 % është raportuar deri në orën 15:00.
Sipas Kasos, KQZ është një vegël në duart e Ramës dhe po përpiqet të mashtrojë shqiptarët me shifra të pavërteta.
Kaso ka denoncuar shkeljet e KQZ ?që nga votimi në grup e deri tek votimi i hapur?.
“Operacioni më i madh që po kryen Rama sot është falsifikimi. KQZ është në krye të këtij operacioni, duke mashtruar për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar. Pjesëmarrja faktike ka qenë 6% deri në orën 11:00.
Pjesëmarrja deri në orën 15:00 është 10%. KQZ është një vegël e paligjshme në duart e Ramës. Paniku i Ramës duket qartë, askush nuk mund ta fshehë braktisjen e tij?, u shpreh Kaso.
Deklarata e plotë e Ivi Kasos:
Operacioni më i madh që po kryen Edi Rama gjatë gjithë ditës së sotme është falsifikimi i pjesëmarrjes në votimet e tij njëpartiake dhe të paligjshme.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në krye të këtij operacioni manipulimi, duke mashtruar shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar.
Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit, ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi deri në orën 11 ka qenë 6 përqind dhe jo 12 përqind sic raportuan kamikazët e KQZ.
Pjesëmarrja faktike deri në orën 3 pasdite është 10 për qind.
Partia Demokratike paralajmëron kamikazët politikë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të mos i shkojnë deri në fund planit për falsifikimin e pjesëmarrjes.
Lojërat e pista me telefona të prishur nxjerrin zbuluar paligjshmërinë e kësaj KQZ-je me 4 anëtarë të PS në shkelje të ligjit.
Arsyeja se pse KQZ nuk evidenton, ndalon dhe raporton shkeljet flagrante të ligjit, që nga votuesit shëtitës që votojnë disa herë, deri tek komisionet e votimit me nga 1 anëtarë që mbushin kutitë e votimit, që nga votimi në grup deri tek votimi i hapur, raste të gjitha të denoncuara nga media, është sepse KQZ-ja është një vegël e paligjshme në duart e Edi Ramës dhe në shërbim të farsës së gatuar prej tij.
Megjithëse vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron dhe vetë shpall rezultatin, paniku i Edi Ramës duket qartë. Asgjë dhe askush nuk mund ta fshehë braktisjen dhe refuzimin e tij.” ka thënë Kaso për mediat/ CNA.al
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar rastin e kërcënim...
Në fshatin Ngraçie në Mallakastër, deri në mesditë, në qendr...
Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, ka publikuar në rrjetet...
Partia Bindja Demokratike ka denoncuar një rast manipulimi v...
Përgjimet nga dosjet hetimore 339 dhe 184 të cilat u publiku...
Në të gjithë Shqipërinë po zhvillohen zgjedhjet lokale ndërs...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në Qeverinë Rama 1, ...
Dy persona janë konfliktuar pranë një qendre votimi në Kamë...
Inicidente zgjedhore raportohet se janë shënuar edhe në Skra...
Gazetari Andi Bejtja në një postim në rrjetet sociale ka shk...
Avokati Spartak Ngjela ka sulmuar ashpër Presidentin Ilir Me...
Ish Presidenti Bamiri Topi nuk ka respektuar dekretin e pasa...
Policia ka shoqëruar sot një ish-punonjës policie në Korçë, ...
Gazetari Mero Baze, ka publikuar në rrjetet sociale një vide...
Ish-kryeministri Fatos Nano ka votuar sot në Mullet në shkol...
Në rreth katër muaj, opozita e drejtuar nga Lulzim Basha ka ...
Kreu i KQZ-së, Klemet Zguri ka folur sot për mediat lidhur m...
Nga Ervin Gjonaj* 30 Qershor, zgjedhjet u bënë, si rezulat i...
Gazeta amerikane Washington Post u ka bërë jehonë zgjedhjeve...
Ish Prefekti i Tiranës dhe ish deputeti i Partisë Socialiste...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...