"Edhe harta e temperaturave po ulëret"/ Temperaturat përvëluese "pushtojnë" Europën
Temperaturat e larta duket se nuk do të ndalojnë së rrituri ...
Analistidhe publicist, Agron Gjekmarkaj, në një intervistë për gazetën Mapo ka thënë se po shkojmë drejtë një të panjohure të madhe pasi kryeministri Edi Rama ka marrë në dorë çdo pushtet. Pas ditës së diel, Rama do të ketë në dorë edhe pushtetin lokal me të gjitha bahskitë e vendit.
“Kjo është një situatë e rrezikshme për vendin” ka thënë ndër të tjera Gjekmarkaj në intervistën e tij.
?Ndërsa na ndajnë pak orë nga procesi i zgjedhjeve lokale, palët politike vijojnë të jenë të ndara, në konflikt të hapur dhe pa çeduar në asnjë nga qëndrimet e tyre. Çfarë mendoni se do të ndodhë më 30 qershor? Do ketë përplasje që mund të shkaktojnë probleme serioze, apo do jetë një proces që mund të mbyllet me disa incidente, gati të përhershme në çdo zgjedhje të përgjithshme apo lokale gjatë 29 viteve në vendin tonë.?
Uroj që mos të ketë përplasje, jemi shqiptarë dhe pasojat janë të rënda. Dua të them që ata që kanë mundësi për ta shmangur këtë, nuk e bënë, duhet të jetë një zgjidhje politike për këtë çështje dhe qeveria mos ta dërgonte vendin në votime moniste. Të Dielën nuk është data 30 Qershor 2019, por 2 dhjetor 1945, kur u bënë zgjedhjet që sanksionuan vendosjen e diktaturës. Pas 30 vitesh tranzicion, pluralizëm, demokraci rrëmujaxhesh, herë gazmore e herë dramatike e herë liberale, nuk dimë se në çfarë epoke futemi. Ndoshta nga 1 Korriku shkojmë drejt të panjohurës. Pushteti legjislativ, (Parlamenti) është në duart e një njeriu, po e kontrollon edhe opozitën e re, pushtetin lokal e ka të vetën, ka nisur procesin për të shkarkuar Presidentin e Republikës, vendi është pa gjykata dhe jemi në një fatkeqësi të madhe që po ndodh.
?Presidenti i Republikës Ilir Meta të enjten dekretoi një datë tjetër zgjedhjesh lokale, 13 tetorin e këtij viti. Në gjykimin tuaj, kujt i shkonte përshtat kjo nismë, mazhorancës apo opozitës? Përse kryeministri Edi Rama e refuzoi edhe këtë mundësi, duke këmbëngulur vetëm në datën 30 qershor??
Janë kauza të ndara nga njëra-tjetra. Që kur Meta nxori dekretin për të shfuqizuar 30 Qershorin, e kam parë si mundësi të mirë për të reflektuar palët. Si një mundësi ku palët të gjejnë hapësirë për takime dhe për të mirën e përbashkët të vendit. Dekreti që nxori Meta të enjten është përmbyllje e dekretit që shfuqizoi datën 30 Qershor, pasi në pikëpamjen juridike, duhej një datë e re. Kuptohet që pjesa e opozitës është brenda logjikës politike të muajve të fundit, veprimeve që ka kryer dhe retorikës së përdorur. Tashmë që është e qartë që do bëhen zgjedhjet e 30 Qershorit, nuk do kishte kuptim që Lulzim Basha të pranojë të shkojë më Ramën kryeministër më 13 tetor, kur dihet mirë që ato zgjedhje nuk do bëhen, ndaj qëndron brenda retorikës së vet politike që ka përdorur. I shoh si tri aksione të ndara nga njëra-tjetra. E para është mazhoranca, aksioni i presidentit i cili është përfshirë në këtë debat dhe do të ruajë profilin e vet në raport me ndërkombëtarët, dhe për t?u distancuar nga qëndrimi i opozitës. Kryeministri e quan atë tashmë si një i opozitës. Jemi në një lëmsh, në një krizë totale e cila shpresojmë, ndezim shpresën, që mund të shërbejë të rithemelohet diçka e re pas 30 Qershorit.
?Si do jetë Shqipëria më 1 korrik, a mund të themi se praktikisht ishin zgjedhje ?monopartiake? dhe sa rrezik është kjo për demokracinë në vend. Partia Socialiste me gjasë do marrë 61 bashki dhe opozita nuk njeh zgjedhjet. A ka rrezik që vendi të vijojë të jetë në këtë pasiguri politike dhe konflikt me nuanca civile edhe në vijim??
Nga njëra anë, kemi një qeveri të tejngopur me pushtet, ose një individ që ka realizuar hartën e vet që është Edi Rama. Kemi popullin opozitar dhe atë të ndërmjetmin që sheh si shkojnë ngjarjet. Mendoj se do krijohet një hendek i madh. Nga njëra anë, pushteti i qeverisë së Edi Ramës nga ana tjetër, e një popullsie që e sheh me frikë dhe pakënaqësi. Kjo rrezikon paqen sociale dhe nuk kemi perspektiva për të patur demokraci, është thjesht një iluzion. Kemi fillimin e një regjimi.
?Faktori ndërkombëtar deri tani ka mbajtur një qëndrim jo në nivel të lartë, por deklarata në distancë. Dje dalja e Palmer dhe Engel në SHBA. Palmer ishte që 30 Qershori dhe Gjykata Kushtetuese të shohin ligjshmërinë e saj, ndërsa Engel ishte i përmbajtur për një qetësi mes palëve. Por dhe faktori BE i përqendruar te CDU/CSU te Gjermania, politikanë të nivelit të lartë që duket se kanë një qëndrim ndryshe nga SHBA-ja, pati personazhe të CDU/CSU që kanë folur për shtyrje zgjedhjesh edhe për gati indirekt mosnjohje të zgjedhjeve me 1 parti. Faktori ndërkombëtar në këtë me sa duket ka një lloj dyzimi??
Kështu e shoh pak a shumë. Ambasada e SHBA në dukje ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj opozitës për mandatet dhe zgjedhjet lokale. Gjermania nëpërmjet deklaratave krijoi për disa kohë një rreze shprese që do kishim ndërhyrje gjermane por ajo nuk erdhi. Varet si është ndërtuar raporti gjermano-amerikan në kuptimin gjeopolitik. Ka patur reagime të tjera. Këshilli i Europës tërhoqi vëzhguesit për zgjedhjet (votimet) lokale të 30 Qershorit. Në Itali kanë reaguar partitë historike, që flasin për votime dhe jo për zgjedhje dhe kjo është domethënëse. Besoj se pas datës 30 Qershor do gjendet një gjuhë e përbashkët. Me logjikë i bie të jetë i kryeministrit të lëshojë dhe ofrojë, sepse tashmë pozita ka humbur gjithçka. Ka dorëzuar pushtetin lokal dhe nuk qetësohet më vendi duke bërë presion mbi opozitën. Nëse nuk ka presion mbi qeverinë, vendi nuk do të jetë i qetë. Në këtë kontekst e shoh se pavarësisht se kush ngarkohet në pushtet, e shoh kryeministrin në vështirësi, pasi të kalojë një ditë të vështirë si data 30 që me gjasa nuk do jetë e qetë ashtu edhe në vijim. Në këtë kontekst, detyrimisht më datë 1 Korrik duhet të kemi zhvillime dhe mendoj se do kemi presion dhe tërheqje nga ana e qeverisë./CNA.al
Temperaturat e larta duket se nuk do të ndalojnë së rrituri ...
Rregulla të reja për pasaportën gjermane – Reformimi i ligji...
Situata në Dibër vijon të mbetet ende e tensionuar.Pas arres...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha, pas mesazheve të ...
Sot ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa pre...
Stafi i të “Dielës Shqiptare” pak ditë më parë u zhvendos në...
Ish deputeti demokrat Luçiano Boçi, ka publikuar një mesazh ...
Banorët e Unazës së Re janë organizuar sot në protestë paqës...
Partia “Aleanca Kuq e Zi”, u ka bërë thirrje qytetarëve që t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë i...
Për mazhorancën dita e sotme është heshtje zgjedhore.Ndërsa ...
Mbështetës së Partisë Demokratike, mbrëmjen e kaluar janë pë...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të kontrolleve rigo...
Në vitin 2010 modelja seksi Naomi Campbell tregoi dietën eks...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Pas përplasjeve në KZAZ 19 në Dibër, ish-deputeti i PD-së, X...
12 persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa 39 të tje...
Edhe pse para pak ditësh ajo postoi një foto seksi me bikini...
Varësia ndaj lëndëve narkotike dhe depresioni e shkatërroi b...
Herë pas here Afërdita Dreshaj poston surprizat e bashkëshor...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...