"Kjo është dashuri"/ Me kë po i kalon pushimet Arbana Osmani?
Moderatorja e njohur e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” ,...
Skandalet në drejtësi nuk kanë të mbaruar. Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA.al ka hedhur dritë mbi pazaret që ka bërë Arta Marku me emërimet nëpër prokurori.
Menjëherë sapo është emëruar në postin e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Marku ka nxituar të kthejë nderet.
Në vijimësi ajo është akuzuar se ka bërë shkarkime dhe emërime të kundërligjshme, madje ka edhe gjyqe të humbura, por me kohë faktet sa vijnë dhe shtohen.
Arta Marku emëroi në krye të Prokurorisë së Kukësit, prokuroren Alketa Nushi, menjëherë sapo mori detyrën. Por, ashtu si emërimet e tjera edhe ky emërim kishte një të kaluar nga pas.
Është dashur shkarkimi i prokurores Alketa Nushi nga Vettingu, për t’u zbardhur skandali.
Në një denoncim të mbërritur pranë CNA.al thuhet se prokurorja apo tashmë ish prokurorja Alketa Nushi, ka favorizuar vëllain e një prokuroreje apo kushëririn e Arta Markut.
Procesi gjyqësor ka rrjedhur në vitet 2014-2015.
Bëhet fjalë për shtetasin Lulzim Miceli, i cili është dënuar me 7 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së parë, Mat për veprën penale mbajtjes pa leje të armëve luftarake (një pistoletë).
I dënuari është vëllai i prokurores Shqiponja Milla, zv.drejtuese në Prokurorinë e Shkodrës.
Shqiponja Milla, thuhet në denoncim njehërësh është vajza e tezes së Arta Markut, që i bie dënuari për armëmbajtje pa leje është edhe kushëriri i saj.
Në nëntor të vitit 2018, Shqiponja Milla,nga drejtuese seksioni Task-Forcë në Shkodër, u kalua nga Arta Marku Zv/drejtuese pranë kësaj prokurorie.
Alketa Nushi liroi kushëririn e Markut
Sipas denoncimit, prokurorja e çështjes Alketa Nushi ka kërkuar në Gjykatën e Matit, në vitin 2015 aplikimin e pezullimit të dënimit dhe daljen e të pandehurit, Lulzim Miceli në liri me kusht.
Por, Gjykata e Matit nuk e pranoi kërkesën dhe me vendimin e datës 12.01.2015 e dënoi Lulzim Micelin, me shtatë vite burg.
Pas këtij vendimi Prokurorja Alketa Nushi e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Apelit të Tiranës me kërkesën për lirimin e të pandehurit me kusht, kërkesë që u pranua nga Gjykata në fjalë.
Ka qenë gjyqtari i skandaleve Artur Malaj që ka vendosur lirimin e shtetasit Lulzim Miceli.
“Prokuroria në shkallë të parë, ka pretenduar se i pandehuri Lulzim Miceli duhet të deklarohet fajtor dhe në lidhje me masën e dënimit ka kërkuar dënimin e të pandehurit me 7 vite burgim, uljen me 1/3 e dënimit duke kërkuar përfundimisht, dënimin e të pandehurit me 4 vjet e 8 muaj burgim si dhe në aplikim te nenit 59 te Kodit Penal ka kërkuar pezullimin e vendimit me burgim duke e vënë të pandehurin në provë për një periudhë prove prej 4 vitesh.
Gjykata e Apelit, vendosi lënien në fuqi të vendimit nr.4 dt.12.01.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Mat me këtë
ndryshim: Në aplikim te nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit për pjesën e mbetur të burgimit, për të pandehurin Lulzim Miceli duke e vendosur në provë për një periudhë prej 4 vitesh. Urdhërohet lirimi i tij nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale. Detyrimin e të pandehurit Lulzim Miceli të mbaj kontakte me shërbimin e provës”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë.
Si shpërblim për këtë shërbim të bërë, Arta Marku sapo u emërua në detyrë si Prokurore e Përgjithshme e përkohshme, e emëroi prokuroren Alketa Nushi drejtuese në Prokurorinë e Kukësit. 

Tashmë Alketa Nushi është jashtë sistemit të drejtësisë, por është ende në drejtësi gjyqtari Artur Malaj, i cili ka firmosur lirimin e djalit të tezes së Arta Markut./CNA.al
Moderatorja e njohur e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” ,...
Ndërkohë që nesër pritet që të mbahen zgjedhjet vendore, CNA...
Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një deklaratë për me...
Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama, përballë një panel...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka dal sot n...
Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, tashmë është përb...
Nënkryetari i LSI-së, PetritVasili, ka reaguar në rrjetet so...
Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, ishte dje në dekl...
Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, i është përgjigjur zëdh...
Kreu i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka, ka n...
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, ka reaguar në rrjetet ...
Kreu i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi ka denoncuar dhun...
Ministrja e Ramës për Arsimin, Besa Shahini vetëm gjashtë mu...
Analistidhe publicist, Agron Gjekmarkaj, në një intervistë p...
Temperaturat e larta duket se nuk do të ndalojnë së rrituri ...
Rregulla të reja për pasaportën gjermane – Reformimi i ligji...
Situata në Dibër vijon të mbetet ende e tensionuar.Pas arres...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha, pas mesazheve të ...
Sot ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa pre...
Stafi i të “Dielës Shqiptare” pak ditë më parë u zhvendos në...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...