web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Supermeni i Gjykatës së Lartë në panik/ Zaganjori tenton të shpëtojë milionat e korrupsionit

25 Qershor 2019, 14:40, Aktualitet CNA

Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ka dalë sot para trupës gjykues në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pas ankimimit nga Komisionerit Publik, Florjan Ballhysa.

Në korrik të vitit 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, e konfimoi në detyrë Zganjorin.

Por, pas nje hetimi të hollësishëm, KP, konstatoi se ai kishte probleme me pasurinë.

Konkretisht me probleme dhe si pasuri të dyshimta janë konstatuar,  shtëpia, një dyqan, garazhi dhe një bibliotekë.

Para KPA, Zaganjori ka tentuar të jsutifikojë pasurinë e kontetsuar.

 “Unë respektoj ligjin, sepse kështu është formimi im, të gjithë jemi në pritje. Unë thashë në kuptimin e provueshmërisë, unë jap fakte që është ashtu si them unë. Këto lloj situatash vërtetohen, jo më në situata. Nuk është e lehtë që të gjendet dokumentacioni, për një banesë para 30 vitesh. Gjeta kontratën e sipërmarrjes. Dorëzova fotografi, ku për fat kanë dhe datë. Tregon kohën e saktë të kohës së ndërtimit. Unë mendoj që janë prova, tani do e vërtetojnë ato”,  ka thënë  Zaganjori.

Pas daljes nga seanca, Zaganjori në një deklaratë për mediat, më shumë  është shfaqur i shqetësuar për punën e bllokuar në Gjykatën e Lartë se sa për procesin e Vettingut ndaj tij.

Duke dashur të tregojë se nuk është në panik, ai ka thënë se ka nën kontroll punën në Gjykatën e Lartë.

Ka nën kontroll punën në Gjykatën e Lartë apo po i ikin milionat e korrupsionit nga duart? Edhe për të Gjykata e lartë bosh, ndaj KPA, nuk duhet të bëjë dallime.

Sipas Zaganjorit, janë mijëra dosje në pritje në këtë gjykatë. Në fakt, këtë e dinë të gjithë, por sheiku i Gjykatës së Lartë, në vend që të pranojë se ai dhe kolegët e tij të inkriminuar dhe të korruptuar janë fajtorë, për këtë situarë,  hiqet si viktimë.

Ai ka shfrytëzuar rastin që të tregojë edhe pse në këtë situatë, iu ka dhënë urdhër gjyqtarëve që të merren më së paku me dosjet urgjente, me masat e sigurisë apo ekstradimet, të cilat janë edhe çështje më bazike.

?Duhet që të vihet në funksion gjykata, që të trajtohen së paku çështjet urgjente. Ne po merremi me ruajtjen dhe administrimin e dosjeve. Të gjithë gjyqtarët i kam përgatitur që të trajtojnë tema urgjente.

Përpiqemi të bëjmë këtë punë që kemi mundësi. Ka dosje  në Gjykatën e Lartë, që janë administrative, penale etj. Duhen të zgjidhen sa më shpejt çështjet e rëndësishme?, tha Zaganjori para gazetarëve.

Seanca për Zaganjorin u ndërpre për të rifilluar sërish më 10 korrik ku do të vendoset për pretendimet e palëve./CNA.al

?Supermeni? i Gjykatës së Lartë në luks/ Zbardhen milionat e Xhezair Zaganjorit

Vettingu shpëton ?sheikun? e Gjykatës së Lartë





Lajmet e fundit nga