web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama rrëzohet vetëm me dhunë”/ Fatos Lubonja thirrje Metës: Braktis Presidencën dhe organizo LSI-në

24 Qershor 2019, 20:13, Aktualitet CNA

?Ilir Meta nuk duhet të bëjë më ekulibruesin por të dorëhiqet nga posti i presidentit?. Kështu u shpreh analisti Fatos Lubonja në rubrikën ?Opinion? në News 24,  ku komentoi vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor.

Sipas Lubonjës nuk ka mjet tjetër përpos forcës fizike për të kundërshtuar logjikën e shtetit të forcës që nuk pranon arsye.

?Presidentin është ?duke e ngrënë ujku?, si të gjithë neve dhe është mirë që ai të mos bëjë sikur nuk e kupton këtë.

Më mirë Meta ta lërë Presidencën dhe të dalë në krye të LSI-së dhe të organizojë njerëzit. Për mua nuk ka rrugë tjetër, me këtë qëndrim që po mban Edi Rama.

Duhet ballafaqim për t?u treguar këtyre që mendojnë se kanë forcë për t?u thënë prit një herë se edhe këtej ka forcë, pasi rastet e fundit tregojnë se në këtë vend nuk ka forcë ligji.

Ku ka forcë ligji dhe të gjithë janë nën ligjin që e siguron drejtësia, Gjykata Kushtetuese.

Kur s?ka forcë ligji, është forca fizike, ose forca e popullit që reagon? argumentoi ai.

Sipas tij, ?Dibra ishte shumë e qartë si provë e pa ekuivok se këtu kemi gjithë aktorët kryesor të përfshirë në një grabitje të votës së qytetarëve? prandaj ky regjim që po instalohet duhet përballuar vetëm me rrugën e forcës.

Përdorimi i kësaj force justifikon çdo kënd që nuk i ka mbetur më asnjë shpresë:

?Kur ti ke kapur policinë, ku shefat e tu të policisë, siç ishte ai i Dibrës, janë njëkohësisht edhe trafikantë droge që mbjellin hashash dhe shpërndajnë, kur ti ke kapur drejtësinë që mbyll sytë përpara këtyre gjërave, kur ke minister rendi Sandër Lleshin, një njeri që nuk ka pikën e koshiencës intelektuale? njeriu nuk ka rrugë tjetër tha Meta./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga