web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kokainë dhe mijëra euro të pajustifikuara/ Arrestohet shqiptari i papunë në Itali

21 Maj 2019, 16:20, Aktualitet CNA

Një shqiptar është vënë në prangat e Policisë italiane,  me akuzën e trafikimi të drogës.

Sipas mediave italiane, 34-vjeçari shqiptar u pikas nga Policia teksa dilte nga një makinë me lëvizje të shpejta dhe hyri në park.

Pas kontrollit të ushtruar nga Policia, shqiptarit iu konfiskuan disa doza kokaine dhe marihuane, gjithashtu,  500 euro para të gatshme dhe dy telefona celularë.

Më pas në kontrollin e ushtruar në shtëpinë e tij u gjetën rreth  24 mijë euro, shumë të cilës shqiptari nuk ishte në gjendje ti justifikonte origjinën, nga që ishte i papunë dhe nuk kishte burim alternative të ardhurash./CNA.al





Lajmet e fundit nga