web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Tradhtarë të kombit”/ Berisha sulmon ashpër Ramën e Thaçin

21 Maj 2019, 14:38, Aktualitet CNA

?Tradhtarë të kombit?. Kështu i ka quajtur ish kryeministri Sali Berisha, kreun e qeverisë Edi Rama dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu referuar takimit të sotëm në Tiranë.

?Ky takim kishte vetëm një qëllim, të mbanin fort në duart e tyre të zeza flamurin e Serbisë së Madhe pasi projekti i tyre antishqiptar u varros në Samitin e Berlinit?, shkruan Berisha.

Ndërsa shton se në takimin e sotëm, keta apatridë pengje të së shkuarës së tyre kriminale antikombëtare, diskutuan gjerësisht se si të bindin patronin e tyre Vuçiç të mos tërhiqet nga projekti i Serbisë së Madhe.

Postimi i plotë

Takohen ne Tirane Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiq!

Miq, Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiqi te damkosur dhe denatyruar perfundimisht nga Samiti i Berlinit, u takuan sot ne Tirane.

Ky takim kishte vetem nje qellim, te mbanin fort ne duart e tyre te zeza flamurin e Serbise se Madhe pasi projekti i tyre antikombetar antishqiptar u varros ne Samitin e Berlinit dhe ata te shperfytyruar u paraqiten ne nje rast unik ne historine e samiteve si tregtare te tokave te tyre.

Pas ketij deshtimi, Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi, fytyre nxire kalojne nga ekrani ne ekran duke i shnderruar ato ne shpiftore duke besuar se me gjuhen e halabakeve ordinere, shpifesve vulgar, banditeve apatride mund te mbulojne aktin e tyre ne Samitin e Berlinit, me te cilin ne funksion krijimit te Serbise se Madhe ?zgjeronin? Kosoven duke e coptuar ate.

Ne takimin e sotem, keta apatride pengje te te shkuares se tyre kriminale antikombetare, diskutuan gjeresisht se si te bindin patronin e tyre Vuçiç te mos terhiqet mga projekti i Serbise se Madhe dhe per perpjekjet e tyre te reja qe duhet te bejne per te perdorur edhe me tej idene e zgjerimit te Kosoves dhe bashkimit te saj me Shqiperine duke e coptuar ate dhe zhdukur shtetin e saj ne funksion te serbomadhise.

Me kete rast denoj me ashpersine me te madhe keto perpjekje antikombetare destabilizuese dhe luftenxitese te Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishqit dhe i paralajmeroj ata se koshi i plehrave te historise do te jete banesa e turpit e tyre! Sb. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga