Plani për Reformën Territoriale/ Boçi: Afati i ri, “as nën mëngë” i mazhorancës
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Te...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Te...
Nga Enkel Demi
Ky është festival i cekët, spektakël i cekët dhe në fund një shfaqje vulgare e mendësive nacionaliste që vishen me një sheqerosje gay, e cila të vë në hall, nëse nuk je nga ajo anë e barrikadës.
Dihet që vendet sllave votojnë për njëra-tjetrën, nordiket me sho-shoqen, madje dhe Greqia për Qipron, se aq e ka influencën. Nën petkun e shumë ngjyrjave, buzëqeshjeve, përdredhjeve dhe haresë së një feste të shfrenuar homoseksuale, shpërthejnë pasionet e vjetra të nacionalizmës. Është e shpifur ta dish se për kë do të votojnë ish-republikat ruse apo vendet balltike. Kemi të bëjmë me një ngjarje muzikore, e cila po të merrej seriozisht nga Fuqitë e Mëdha mund të ishte sebeb për të nisur Luftën e Parë Botërore, kaq e mbrapshtë është politika që prodhon kjo farë mbështjellje e këngës europiane.
Përsa i përket shijeve estetike është prej vitesh një festival shumëngjyrësh i paradave gay, i cili ngulmon të kthehet në kriter moral. Këtu qëndron bezdia, jo tek shpallja e homoseksualitetit. Fjala vjen fitues i festivalit për këtë vit është Duncan Laurence prej Hollande, i cili në konferencën për shtyp të paraqitjes së tij në Eurosong bëri coming out, sepse nuk rrinte dot pa na e rrëfyer që është biseksual, pak a shumë si Ali Pashë Tepelena.
Deri këtu jemi në rregull, është jeta e tij personale dhe shijet e tij, por në momentin që e shpall në vigjilje të një Festivali Europian të Këngës, kjo është strategji, e cila të ndihmon, sepse kënga me thënë të drejtën me kriteret e Festivalit të Këngës në RTSH ka gjasa mos të pranohej fare në konkurim, jo më të fitonte. Me këtë nuk dua të them që fituesi e mori, sepse ishte gjysëm gay, por një arsye artistike për triumfin e tij e kam të vështirë ta gjej. Ka gjasa që unë mos të marr vesh nga muzika dhe të jem krejt gabim, andaj pres me zemër në dorë që në këtë pikë profesionistët e fushës gjysëm gay të ma hedhin poshtë këtë pretendim timin.
Tani, le të kthehemi tek Shqipëria, e cila është e fituar, se shkoi në finale. Kaq i duhet vendit tonë. Pastaj të tjerat janë diskutime të kota. Pse nuk i dhamë shumë pikë Italisë dhe përse Italia nuk na dha shumë pikë, nuk është debat muzikor, por gjeopolitik i nivelit të berberhanës.
Shqipëria nuk do e fitojë kurrë Eurosong-un. Le të çojë Jonidën apo Gentin. Atje nuk dëgjon njeri këngën, por kanë halle të tjera. Fakti që në këtë festival nuk e qasin Kosovën, tregon se në ç?mulli çon ujë kjo ngjarje, e cila flet për fitoren e lirisë kundër paragjykimeve dhe diskriminimeve racore. Gjithë komplekset e inferioriteve të sherrnajave nacionaliste zhvendosen në këtë festival, por në një mënyrë qesharake, karikaturë që nuk e shpëton dot as botën gay, e cila na e ?shet? tolerancën, sepse një gay azer, voton gjithmonë një gay rus dhe anasjelltas, por kurrë një gay orthodokso-sllav nuk e voton një gay romano-latin.
Në fund, në mënyrë që mos të lodhem me përgjigjen ndaj atyre që do më akuzojnë për homofobi, po them se shijet seksuale të dikujt nuk më kanë interesuar kurrë as në muzikë, shkrimtari, arte, modë, ekonomi, politikë, kuzhinë dhe jetën e përditshme. Sepse, njeriu është krijuar nga Hyju në liri të plotë. Prandaj, dëgjoj me endje Queen, sido që i pëlqente të ishte Freddie Mercury, lexoj Allen Ginsberg të beat generation për të mos shkuar te Pasolini e kështu me radhë. Nuk kemi si ta bëjmë hasha Baronin Franc von Nopça, albanologun e shquar, i cili e vrau veten pasi u kujdes që më parë të vriste të dashurin e tij shqiptar. Kjo ndodh, sepse këta njerëz nuk e bënin kryeveprën e tyre, pse ishin homoseksualë, por sepse kishin mision të linin gjurmë që do i përjetësonin.
Prandaj, Shqipëria edhe sikur të çojë në Eurosong Elton John-in, nuk ka për të fituar kurrë, sepse Rusia sido ta rrotullojmë flamurin e ylberit do votojë për Azerbaxhanin dhe anasjelltas.
Ish kryeministri, Sali Berisha në një postim në rrjetet soci...
Majk është një nga reperët më të famshëm dhe më të dëgjuar n...
Në tapetin e kuq në festivalin e filmit në Kanë kanë kaluar ...
Muaji Qershor është i rëndësishëm për Shqipërinë, për shkak ...
Mbështetësit e Brexit kanë gjetur një tjetër arsye të fotë ...
Policia e Kosovës ka sekuestruar 1095 gram hashash.Mediat e ...
Vithkuqi është një tjetër destinacion turistik në Korçë që n...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reag...
Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me...
Moderatorja Fjoralba Ponari e cila u bë e njohur në emisioni...
Ka një seri të drejtash në gjërat që artikulon sot Opozita, ...
Një fëmijë dy vjeç ka rënë sot nga kati i dytë i një pallati...
Policia ka arrestuar sot një tjetër person i cili ishte shpa...
Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka shkruar sot mbi kar...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka...
Ditën e sotme ish-deputetja Majlinda Bregu feston ditëlindje...
Prokuroria, institucioni i cili është i thirrur për të luftu...
Kryetari Basha ka qenë i ftuar në një takimin me anëtarë të ...
Të rinjtë e FRPD-së në Durrës kanë protestuar sot para zyrav...
President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidh...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...