Vizitë në Britani/ Basha takon Kreun e Partisë Konservatore
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Britaninë e Madhe bas...
Bindja Demokratike ka dhënë alarmin sot se procesi zgjedhor rrezikon të prishet nga një tjetër marrëveshje mes PS dhe PD, në dëm të interesave të vendit.
Anëtari i bordit drejtues të kësaj force, Fabian Topollaj në një deklaratë për mediat, është shprehur se Bindja Demokratike është në mbrojtje të demokracisë dhe se nuk mund të tolerojë sulmin ndaj procesit zgjedhor.
?Në fakt, sulmi ndaj sistemit demokratik është i paprecedent. Rreziku që vjen prej tij, nëse sulmi tolerohet do të ishte katastrofik. BINDJA DEMOKRATIKE dhe gjithë subjektet e tjera, që garojnë në këto zgjedhje këtë radhë, janë ngritur në këmbë, jo thjesht për hatër të garës, por më shumë në mbrojtje të demokracisë. Me pjesëmarrjen e tyre në garë ato i kanë dhënë sistemit besimin, politikës shansin, shqiptarëve shpresën, se zgjedhjet nuk do prishen, se shqiptarët do votojnë lirisht dhe do zgjedhin sipas bindjes, se përballja do jetë reale, se konkurrenca do jetë e plotë, se votat do numurohen dhe se rezultati do të respektohet.
Shqiptarët kërkojnë pikërisht këtë gjë nga zgjedhjet. Asgjë më shumë, por edhe asgjë më pak. Sa herë kjo premisë ka munguar, shkaku ka qenë koalicioni i fshehtë, ose i hapur midis PS & PD (me LSI herë në një krah dhe herë në tjetrin), për të prishur rregullat e lojës, për të manipuluar procedurat, për të shitblerë votat, për të intimiduar zgjedhësit, për të penguar alternativat politike, si dhe për të fallsifikuar rezultatin në favor të PS ose PD, ose të të dyjave së bashku. ?-tha Topollaj, i cili kryeson edhe listën e kandidatëve të Bindjes Demokratike për Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Më tej, ai i drejtoi një apel të fortë ndërkombëtarëve, që të ndalojnë dëmtimin e procesit zgjedhor.
?Sa herë që në Shqipëri ka pasur parregullsi, sidomos në vitet e fundit, komisionerët e PD dhe PS kanë qenë pjesë e mekanizmit, që ka prishur zgjedhjet.
Në raport me zgjedhjet, PS dhe PD formojnë në mënyrë permanente koalicionin e së keqes ndaj cdo mundësi që ata të bëjnë sërish një marrëveshje okulte midis tyre, do të ishte në dëm të interesave të vendit.
BINDJA DEMOKRATIKE fton insistucionet përgjegjëse dhe faktorin ndërkomëbtar që ta ndalin sa më shpejt këtë provokim të rëndë ndaj procesit zgjedhor të 30 qershorit, sepse cdo vonesë do të inkurajonte ata, që kanë si qëllim të vetëm prishjen e zgjedhjeve vendore në Shqipëri.?-u shpreh Topollaj.
Deklarata e plotë:
Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, prej më shumë se një vit e kanë tërhequr politikën shqiptare në skutat e antipolitikës. Herë në bashkëpunim dhe herë në karshillëk me njeri tjetrin, ato ia kanë arritur të çmontojnë sistemin e drejtësisë, duke e lënë vendin pa gjykatat e nivelit me të lartë dhe me drejtësinë në agoni, kanë plagosur rëndë parlamentarizmin. Ndërsa së fundmi me djegjen kolektive të mandateve, ata po përpiqen të finalizojnë planin për disbalancimin dhe nxjerrjen nga binarët të sistemit demokratik, duke u vetëpërjashtuar nga zgjedhjet vendore.
Në fakt, sulmi ndaj sistemit demokratik është i paprecedent. Rreziku që vjen prej tij, nëse sulmi tolerohet do të ishte katastrofik. BINDJA DEMOKRATIKE dhe gjithë subjektet e tjera, që garojnë në këto zgjedhje këtë radhë, janë ngritur në këmbë, jo thjesht për hatër të garës, por më shumë në mbrojtje të demokracisë. Me pjesëmarrjen e tyre në garë ato i kanë dhënë sistemit besimin, politikës shansin, shqiptarëve shpresën, se zgjedhjet nuk do prishen, se shqiptarët do votojnë lirisht dhe do zgjedhin sipas bindjes, se përballja do jetë reale, se konkurrenca do jetë e plotë, se votat do numurohen dhe se rezultati do të respektohet.
Shqiptarët kërkojnë pikërisht këtë gjë nga zgjedhjet. Asgjë më shumë, por edhe asgjë më pak. Sa herë kjo premisë ka munguar, shkaku ka qenë koalicioni i fshehtë, ose i hapur midis PS & PD (me LSI herë në një krah dhe herë në tjetrin), për të prishur rregullat e lojës, për të manipuluar procedurat, për të shitblerë votat, për të intimiduar zgjedhësit, për të penguar alternativat politike, si dhe për të fallsifikuar rezultatin në favor të PS ose PD, ose të të dyjave së bashku. Sa herë që në Shqipëri ka pasur parregullsi, sidomos në vitet e fundit, komisionerët e PD dhe PS kanë qenë pjesë e mekanizmit, që ka prishur zgjedhjet.
Në raport me zgjedhjet, PS dhe PD formojnë në mënyrë permanente koalicionin e së keqes ndaj cdo mundësi që ata të bëjnë sërish një marrëveshje okulte midis tyre, do të ishte në dëm të interesave të vendit.
BINDJA DEMOKRATIKE fton insistucionet përgjegjëse dhe faktorin ndërkomëbtar që ta ndalin sa më shpejt këtë provokim të rëndë ndaj procesit zgjedhor të 30 qershorit, sepse cdo vonesë do të inkurajonte ata, që kanë si qëllim të vetëm prishjen e zgjedhjeve vendore në Shqipëri./ CNA.al
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Britaninë e Madhe bas...
Tre ditë më parë u hap zyrtarisht Festivali i Kanës i cili d...
Super vullkani i quajtur “Yellowstone” ka pësuar shpërthim t...
E dashura e futbollistit anglez që luan për Premier League ...
Mbi 750 prokurorëve dhe gjyqtarëve u ka kaluar në sitë pasur...
Prokuroria ka kërkuar sot dënimin me 1 vit e 6 muaj burg, pë...
Një 27 vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim europian, i d...
E ngarkuara me punë e ShBA, në Tiranë, Leyla Moses Ones, në ...
Në 18 shkurt të vitit 2017, kreu i Partisë Demokratike Lulzi...
Blac Chyna, modelja e njohur në Amerikë për format e saj tep...
Gratë në Alabama së fundmi po protestojnë kundër ligjit të r...
Ditën e djeshme këngëtarja shqiptare Rita Ora mori pjesë në ...
Festivali i Eurovizion zhvilloi mbrëmjen e djeshme gjysëmfin...
Reperi shqiptar Getoar Selimi njihet për surprizat romantike...
Reperi i njohur shqiptar Capital T, ka bërë një gjest të mir...
Ish-zv/ministrja e Financave, në qeverinë “Rama 1”, Irena Be...
Kreu i Partisë Konservatore, deputeti i futur në lista nga L...
Deputeti i listës shumëemërore të Lulzim Bashës, Kujtim Gjuz...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Presidenti amerikan Donald Trump paraqiti të enjten planin e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...