Nuk tregoi për dënimin në Itali/ Prokuroria kërkon burg për ish-Gjyqtarin
Prokuroria ka kërkuar sot dënimin me 1 vit e 6 muaj burg, pë...
Mbi 750 prokurorëve dhe gjyqtarëve u ka kaluar në sitë pasuria duke filluar nga kreditë, tek dhuratat, pasuritë e patundshme dhe trashëgimitë.
Pas verifikimit të pasurisë mbi 50 përqind e atyre që janë hetuar nga Vettingu, kanë përfunduar jashtë sistemit dhe pritet që të japin llogari para SPAK-ut.
Hetim pasuror është bërë edhe për ish kandidatin për kryetar të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Gramoz Levanaj.
Po kush është gjyqtari Gramoz Levanaj?
Emri i tij është lakuar gjërësisht në vitin 2014 dhe ka lidhje me një vrasje të dyfishtë.
Saimir Tahiri, i cili në vitin 2014 ishte Ministër i Brendshëm, i pati kërkuar Presidentit të Republikës, që në atë ishte Bujar Nishani si kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të verifikonte vendimin e gjykatës së Apelit, i cili la të lirë Gjin Nikën.
Nika i dyshuar si vrasës me pagesë dhe i lënë i lirë nga Gjykata e Apelit, u ekzekutua mbrëmjen e 2 prillit të 2014 së bashku me shokun e tij, Fabio Xhunga.
Pas vrasjes së dyfishtë, Tahiri kërkoi ndërhyrjen e Presidentit të Republikës, në mënyrë që KLD-në të shqyrtonte vendimet e trupës së gjyqtarëve të Apelit, ku njëri prej tyre ishte Gramoz Levanaj.
?Vendimi i Apelit ishte një parathënie e një atentati mafioz që shkaktoi dy të vrarë. Vendime të tilla cënojne rëndë pritshmërinë për drejtësi dhe siguri?, shkruante Tahiri, në letrën që i dërgoi Presidentit Nishani.
Se si ka përfunduar ky rast në KLD nuk dihet.
Ndërsa sa i përket aspektit pasuror,sipas të dhënave të publikuara nga Open Spending Albania, rezulton se gjyqtari Gramoz Levanaj nga deklarata fillestare e vitit 2003 me atë të vitit 2016, ka një ndryshim marramendës të pasurisë.
Në vitin 2003 ai deklaronte vetëm pagën e tij si gjyqtar në Kurbin dhe një apartament me sipërfaqe 136 m2, blerë në vitin për 6 300 000 lekë, në bashkëpronësi me vjehrrën, Liljana Isaj, shkruan CNA.al.
Më pas në vitet e tjera, rezulton që bashkëshorten e ka punësuar në Prokurorinë e Përgjithshme si specialiste pa e specifikuar specialitetin, për të vijuar më vonë me pagesat mbi 20 mijë euro për studimet e vajzës me punësimin e njërës nga vajzat në Ministrinë e Drejtësisë,
Në vitin 2005 ai deklaron deklaron se ka blerë një apartament me sipërfaqe 136.64 m2 dhe çmim blerje 109 280 euro, për të cilin thotë se ka marrë një kredi me vlerë 80 000 euro.
Një vit më vonë ai deklaron se ka shitur një apartament në shumën 120 000, ndërsa shton më tek se ka pa paguar 12 000 euro për studimet e vajzës.
Në vitin 2014 vajza e tij Amantia Levanaj ka blerë një apartament me sipërfaqe 222 m2+verandë 371 m2, vlera 170 000 euro, por nuk e thotë vendin se ku.
Ndërsa në vitin 2016 ai ka deklaruar të ardhura gjyqtar Apeli, 1 342 448 lekë, të ardhura nga qiraja e nisur më 25.09.2008 të cilat depozitohen në llogarinë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë. Shuma në llogari më 24.01.2017 është 701 292 lekë, nuke specifikon se cfarë ka dhënë me qira.
Megjithë të ardhurat, përfshirë edhe të pjesës tjetër të familjes, Levanaj deklaron se ka marrë hua me 06.06.2014 në shumën 50 000 euro.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Gramoz Levanaj, sipas të dhënave të Open Spending Albania.
Viti 2003 (Deklarimi fillestar)
Apartament banimi me sip. 136 m2, blerë në vitin 2000 sipas kontratës së porosisë, me të ardhura nga shitja e ap. 3+1, i pahipotekuar, vlera 6 300 000 lekë, pjesa takuese 50 % (në bashkëpronësi me vjehrrën, Liljana Isaj).
Të ardhura nga paga nga Gjykata e Rrethit Kurbin, 1 080 000 lekë bruto.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga në Prokurorinë e Përgjithshme Tiranë, 388 800 lekë.
Paga vjetore Gramoz Levanaj 1 107 540 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 541 500 lekë.
Paga vjetore Gramoz Levanaj 1 130 000 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 627 663 lekë.
Marrë kredi bankare më 21.12.2005 me principal 80 000 euro, afat shlyerje 15 vjet dhe interes 7%, për blerjen e një ap. banimi me sip. 136.64 m2 dhe çmim blerje 109 280 euro.
Paga vjetore Gramoz Levanaj 1 238 028 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 600 454 lekë.
Shitur ap. banimi me sip. 136.7 m2, në vlerën 120 000 euro, pronar me 50%.
Detyrime të papaguara në vlerën 12 000 euro për studimet e vajzës.
Detyrime të papaguara në vlerën 80 000 euro për një kredi bankare marrë më 21.12.2005 me principal 80 000 euro, afat shlyerje 15 vjet dhe interes 7%, për blerjen e një ap. banimi me sip. 136.64 m2 dhe çmim blerje 109 280 euro.
Detyrime të paguara në vlerën -4 000 euro për studimet e vajzës.
Paga vjetore Gramoz Levanaj 1 240 000 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 600 500 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 3 700 000 lekë për një kredi bankare marrë për studimet e vajzës.
Paga vjetore Gramoz Levanaj 1 060 800 lekë.
Qira në vlerën 660 000 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 828 010 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 29 000 euro për një kredi bankare marrë për studimet e vajzës.
Detyrime të papaguara në vlerën 66 000 euro për një kredi bankare marrë më 21.12.2005 me principal 80 000 euro, afat shlyerje 15 vjet dhe interes 7%, për blerjen e një ap. banimi me sip. 136.64 m2 dhe çmim blerje 109 280 euro.
Paga vjetore Gramoz Levanaj 1 236 000 lekë.
Qira në vlerën 600 000 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 696 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 2 800 000 lekë për një kredi bankare marrë për studimet e vajzës.
Detyrime të papaguara në vlerën 64 000 euro për një kredi bankare marrë më 21.12.2005 me principal 80 000 euro, afat shlyerje 15 vjet dhe interes 7%, për blerjen e një ap. banimi me sip. 136.64 m2 dhe çmim blerje 109 280 euro.
Paga vjetore Gramoz Levanaj 1 320 864 lekë.
Qira në vlerën 600 600 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 671 307 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 2 351 565 lekë për një kredi bankare marrë për studimet e vajzës.
Detyrime të papaguara në vlerën 62 461 euro për një kredi bankare marrë më 21.12.2005 me principal 80 000 euro, afat shlyerje 15 vjet dhe interes 7%, për blerjen e një ap. banimi me sip. 136.64 m2 dhe çmim blerje 109 280 euro.
Paga vjetore Gramoz Levanaj 1 459 300 lekë.
Qira në vlerën 600 600 lekë
Bashkëshortja paga në vlerën 671 303 lekë.
Vajza paga në vlerën 264 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 60 588 euro për një kredi bankare marrë më 21.12.2005 me principal 80 000 euro, afat shlyerje 15 vjet dhe interes 7%, për blerjen e një ap. banimi me sip. 136.64 m2 dhe çmim blerje 109 280 euro.
Detyrime të paguara në vlerën -2 351 565 lekë për një kredi bankare marrë për studimet e vajzës.
Paga vjetore Gramoz Levanaj 1 530 403 lekë.
Qira në vlerën 600 600 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 916 854 lekë.
Vajza paga në vlerën 132 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 58 000 euro për një kredi bankare marrë më 21.12.2005 me principal 80 000 euro, afat shlyerje 15 vjet dhe interes 7%, për blerjen e një ap. banimi me sip. 136.64 m2 dhe çmim blerje 109 280 euro.
Paga vjetore Gramoz Levanaj 2 077 870 lekë.
Qira në vlerën 720 000 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 311 121 lekë.
Vajza paga në vlerën 568 007 lekë.
Blerjen e një ap. banimi me sip. 136.64 m2 dhe çmim blerje 109 280 euro. Detyrime të papaguara në vlerën 56 260 euro për një kredi bankare marrë më 21.12.2005 me principal 80 000 euro, afat shlyerje 15 vjet dhe interes 7%.
Të ardhura nga paga, 1 304 184 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga si specialiste pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 718 967 lekë.
Vajza, Abigena Levanaj, të ardhura nga paga si specialiste pranë Ministrisë së Drejtësisë, 653 368 lekë.
Vajza, Amantia Levanaj, të ardhura nga paga si juriste pranë kompanisë së ndërtimit “Sara – El” sh.a, 720 000 lekë.
Bashkëshorti i vajzës, Amantia Levanaj, të ardhura nga paga si menaxher shitjesh pranë kompanisë “ARAL”, 1 200 600 lekë.
Detyrim për shlyerje huaje ndaj një personi të tretë për 5 vjet, pa interes, detyrimi financiar i pashlyer, 50 000 euro.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer 35 169 euro.
Vajza, Abigena Levanaj, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 500 000 lekë, detyrimi financiar i pashlyer 272 566 lekë.
Vajza, Amantia Levanaj, pronare me 50 % e një ap. me sip. 222 m2+verandë 371 m2, vlera 170 000 euro.
Vajza, Amantia Levanaj, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 70 000 euro, detyrimi financiar i pashlyer 69 216 euro.
Të ardhura neto nga paga për vitin 2015 si gjyqtar Apeli, 1 702 924 lekë.
Të ardhura nga qiraja e nisur më 25.09.2008 të cilat depozitohen në llogarinë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë Shuma në llogari më 31.12.2015 është 140 252.95 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Rajmonda Levanaj të ardhura neto nga paga për vitin 2015 si specialiste në Prokurorinë e Përgjithshme Tiranë, 731 206 lekë.
Vajza, Znj. Abigena Levanaj, të ardhura nga paga neto për vitin 2015 si specialiste pranë Ministrisë së Drejtësisë, 676 836 lekë.
Vajza, Znj. Amantia Levanaj, të ardhura nga paga si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, 81 000 lekë.
Vajza, Znj. Amantia Levanaj, të ardhura nga paga si juriste në firmën ‘Sara-el’ sh.p.k, 820 000 lekë.
Bashkëshorti i vajzës, Znj. Amantia Levanaj, Z. Arqile Arshiaj, të ardhura nga puna si menaxher pranë ‘Aral’ sh.p.k, 1 440 000lekë.
Vajza, Znj. Amantia Levanaj, të ardhura nga firma ‘Enea Ismailaj’, 22 000 lekë në muaj, 264 000 lekë.
Hua ndaj një personi tjetër marrë më 06.06.2014 në shumën 50 000 euro, pa interes, me afat 5-vjeçar. Detyrimi i mbetur pashlyer 50 000 euro.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, shlyer plotësisht.
Vajza, Znj. Abigena Levanaj, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në shumën 500 000 lekë. Detyrimi i shlyer plotësisht gjatë vitit 2015 është 272 566.34 lekë.
Vajza, Znj. Abigena Levanaj, kredi bankare marrë më 31.12.2015 në një bankë të nivelit të dytë, e përbashkët me një person tjetër në shumën 450 000 lekë.
Vajza, Znj. Amantia Levanaj, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në shumën 69 232.62 euro. Detyrimi i shlyer, 1 943.91 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 67 289.71 euro.
Të ardhura neto nga paga për vitin 2016 si gjyqtar Apeli, 1 342 448 lekë.
Të ardhura nga qiraja e nisur më 25.09.2008 të cilat depozitohen në llogarinë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë Shuma në llogari më 24.01.2017 është 701 292 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Rajmonda Levanaj të ardhura neto nga paga për vitin 2016 si specialiste në Prokurorinë e Përgjithshme Tiranë, 728 208 lekë.
Vajza, Znj. Abigena Levanaj, të ardhura nga paga neto për vitin 2016 si specialiste pranë Ministrisë së Drejtësisë, 679 284 lekë.
Vajza, Znj. Amantia Levanaj, të ardhura nga paga për vitin 2016 si pedagoge, 51 199 lekë.
Vajza, Znj. Amantia Levanaj, të ardhura nga si juriste 97 680 lekë.
Bashkëshorti i vajzës, Znj. Amantia Levanaj, Z. Arqile Arshiaj, të ardhura nga aktiviteti tregtar, 986 780 lekë. lekë.
Bashkëshorti i vajzës, Znj. Amantia Levanaj, Z. Arqile Arshiaj, të ardhura vjetore, 136 752 lekë.
Gjendja cash, 500 000 lekë.
Hua ndaj një personi tjetër marrë më 06.06.2014 në shumën 50 000 euro, pa interes, me afat 5-vjeçar. Detyrimi për t’u shlyer, 50 000 euro.
Vajza, Znj. Abigena Levanaj, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në shumën 300 000 lekë. Gjendja e mbetur pashlyer, 235 361 lekë.
Vajza, Znj. Abigena Levanaj, kartë krediti, gjendja më 31.2.2016 është 405 euro.
Vajza, Znj. Amantia Levanaj, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë marrë më 11.07.2014 në shumën 70 000 euro. Detyrimi i mbetur pashlyer deri më 24.01.2017 është 65 239.98 euro.
Vajza, Znj. Amantia Levanaj, kredi marrë më 11.02.2016. Detyrimi i mbetur pashlyer deri më 31.01.2017 është 826 630 lekë./CNA.al
Prokuroria ka kërkuar sot dënimin me 1 vit e 6 muaj burg, pë...
Një 27 vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim europian, i d...
E ngarkuara me punë e ShBA, në Tiranë, Leyla Moses Ones, në ...
Në 18 shkurt të vitit 2017, kreu i Partisë Demokratike Lulzi...
Blac Chyna, modelja e njohur në Amerikë për format e saj tep...
Gratë në Alabama së fundmi po protestojnë kundër ligjit të r...
Ditën e djeshme këngëtarja shqiptare Rita Ora mori pjesë në ...
Festivali i Eurovizion zhvilloi mbrëmjen e djeshme gjysëmfin...
Reperi shqiptar Getoar Selimi njihet për surprizat romantike...
Reperi i njohur shqiptar Capital T, ka bërë një gjest të mir...
Ish-zv/ministrja e Financave, në qeverinë “Rama 1”, Irena Be...
Kreu i Partisë Konservatore, deputeti i futur në lista nga L...
Deputeti i listës shumëemërore të Lulzim Bashës, Kujtim Gjuz...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Presidenti amerikan Donald Trump paraqiti të enjten planin e...
Policia ka arrestuar sot dy persona të cilët ishin shpallur ...
Gjykatësi i Apelit për Krime të Rënda, Sokol Binaj, ka dalë ...
Këngëtari shqiptar Agustin Gega, i njohur gjerësisht me emri...
Presidenti Ilir Meta ka bërë një apel të fortë mëngjesin e s...
Një rrëfim i pazakontë është bërë mbrëmjen e djeshme nga Kry...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...