web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ShBA mesazh opozitës/ "Qëndroni larg dhunës"

17 Maj 2019, 09:31, Aktualitet CNA

E ngarkuara me punë e ShBA, në Tiranë, Leyla Moses Ones, në një deklaratë për mediat, ka  folur kundër dhunës së ekstremizmit.

Leyla Moses Ones e trajtoi temën e dhunës në një kontekst të gjerë por nuk harroi të bëj thirrje se edhe shqiptarët duhet të “qëndrojnë larg dhunës”.

Kujtojmë se kohët e fundit dhuna ka qenë mjaft e pranishme në protestat e opozitës duke shkaktuar shumë trazira dhe të lënduar.

“Shqipëria vendosi një standard për pjesën tjetër të rajonit që ka shërbyer si shembull për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Strategjia fuqizoi edhe aktorët vendas për të zbatuar çështje të ndjeshme për të trajtuar këtë fenomen. Kjo hapi rrugë për këtë problem. Ne përgëzojmë punën e bërë kundër ekstremizmit të dhunshëm. Të gjithë aktorët e kuptojnë përgjegjësinë parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Duhet bashkëpunim mes të gjithë aktorëve socialë. Si thotë një shprehje e vjetër punë e mirë me shokë shumë. Qytetarët tani e kuptojnë se mund të kenë një ndikim pozitivë në komunitetin e tyre. Ne do vazhdojmë të mbështesim luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm. Ne po ju ndihmojnë për fuqizimin e grave dhe të rinjve. Ne i mbetemi të përkushtuar ndaj partneritetit tonë me Shqipërinë që ofrojnë mundësinë shqiptarëve për të kontribuar për të mirën e përbashkët.  Të gjithë ju mund të bëni ndryshimin. Faleminderit dhe dijeni se ne qëndrojmë krah jush për të trajtuar këtë çështje kaq të rëndësishme”, u shpreh Moses-Ones.





Lajmet e fundit nga