Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Një draftmarrëveshje për zgjidhjen e krizës politike në vend është siguruar nga ?Gazeta Shqip?. Marrëveshja e përbërë nga 7 pika kryesore është pjesë e propozimit të opozitës, si kusht kryesor për ndërprerjen e protestave të dhunshme dhe uljen në tryezën e bisedimeve.
Drafti është siguruar nga burime të besueshme brenda të opozitës, të cilët po i diskutojnë edhe me ndërkombëtarët. Por çfarë kërkon opozita?
1- Qeveria të pranojë se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
Është një nga kërkesat e panegociueshme nga ana e opozitës. Pikërisht për këtë kusht sakrifikoi deri dhe djegien e mandateve parlamentare. Ndërkohë, faktori ndërkombëtar ka përsëritur se zgjedhjet parlamentare do të mbahen sipas afatit kushtetues dhe ligjit, në vitin 2021.
2- Rama të jetë kryeministër deri në momentin që nga kompromisi kombëtar vendoset se në cilin muaj do të jenë zgjedhjet e parakohshme.
Deri më tani, opozita ka deklaruar se nuk ulet në negociata me Edi Ramën kryeministër dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo pikë e propozuar duket se ka zbutur së tepërmi qëndrimin agresiv ndaj kreut të qeverisë.
3- Të bien dakord për krijimin e Gjykatës Kushtetuese brenda 30 ditëve.
Në kushtet kur ende nuk ka një Gjykatë Kushtetuese, opozita ka vendosur kusht parësor për formimin e këtij institucioni të rëndësishëm brenda 30 ditëve. Sipas opozitës, Gjykata Kushtetuese do të jetë garant për opozitën, që të ankimojë çdo paligjshmëri që ka të bëjë kryesisht me Reformën në Drejtësi dhe mandatet e reja të deputetëve.
4- Palët t?i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për zhvlerësimin e mandateve të deputetëve, dhënë nga KQZ-ja pas djegies së mandateve, dhe rikthimin e deputetëve siç ishin në Parlament.
Kuvendi ka shfrytëzuar të plotë të gjithë hapësirën kohore prej 30 ditësh që i njeh ligji, pas marrjes së kërkesave për dorëzimin e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës. Për këtë arsye, opozita kërkon krijimin e Gjykatës Kushtetuese, për të quajtur të pavlefshëm mandatet e KQZ-së për deputetët e rinj. Kjo shpjegon se opozita është gati të rifutet në Parlament.
5- Të ndryshohet Kodi Zgjedhor dhe të ketë sistem proporcional kombëtar.
Ndryshimi i Kodit Zgjedhor është një nga kërkesat e opozitës dhe javën e shkuar, mazhoranca ngriti Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, që parashikon ndërhyrje dhe modifikime në kod. Mazhoranca ka vendosur që në zgjedhjet e 30 qershorit do të shkohet me të njëjtin Kod Zgjedhor dhe se ndryshimet parashikohen për zgjedhjet e 2021. Kodi Zgjedhor nuk mund të ndryshohet 6 muaj para zgjedhjeve, por mundësinë e ndryshimeve Kushtetuese dhe në kuadër të një pakti kombëtar për zgjidhjen e krizës politike, gjithçka mund të ndodhë.
6- Të ndryshohet Kushtetuta, ku të përcaktohet deri në momentin e hyrjes së Shqipërisë si anëtare në BE të ketë qeveri zgjedhore me mandat pesëmujor, me ekspertë e jo me politikanë.
Është një nga kushtet e opozitës në platformën e saj për zgjidhjen e krizës. Duke parë se shpresat për një çelje të negociatave janë reduktuar këtë verë, PD dhe aleatët kërkojnë përfshirjen e ekspertëve për çeljen e negociatave.
7- Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhet nga Parlamenti legjitim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Opozita kërkon zgjatjen e përkohshmërisë së Arta Markut, deri sa ajo të rifutet në parlament. Me zhvlerësimin e deputetëve që kanë marrë mandatin javët e fundit, opozita do të jetë e gatshme të votojë çdo kandidaturë që do të vijë si propozim nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
DRAFTI I PLOTË:
1-Qeveria të pranoj se do shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
2-Rama të jetë kryeminister deri në momentin që nga KOMPROMISI KOMBETAR vendos se kur do jenë zgjedhjet e parakohshme. Zgjedhjet mund të jenë tetor-nentor 2019 ose mars-prill-maj 2020. Qeveria zgjedhore votohet 70 ditë para se të caktohen zgjedhjet e parakohshme.
3-Të bien dakort për krijimin e Gjykatës Kushtetuese brenda 30 ditëve nga data e Marrëveshjes.
4-Palet t?i drejtohen gjykatës kushtetuese për çvlerësimin e mandatëve të deputetëve dhënë nga KQZ pas djegies së mandatëve dhe rikthimin e deputetëve siç ishin në parlament, pasi është shkelur ligji dhe Kushtetuta në zëvëndësimin e tyre.
5-Të ndryshohet Kodi Zgjedhor dhe të ketë sistem proporcional kombëtar
6-Të ndryshohet Kushtetuta ku të përcaktohet deri në momentin e hyrjes së Shqipërisë si anëtarë në BE të ketë qeveri zgjedhore me mandat katër mujor me ekspertë e jo me politikanë.
7-Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhet nga parlamenti legjitim pas vendimit të gjykatës kushtetuese./Gazeta Shqip
Ish deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se dhu...
Ndalimi dhe dhuna e ushtruar ndaj Sahit Dollapit sekretarit ...
Nënkryetari i Aleancës Kuq e Zi, Adriatik Leka , kandidat pë...
Nga tryeza e emisionit “360 Gradë”, ku në qendër të diskutim...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar ...
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka re...
Pas 30 vitesh Berisha po e kall sërish Shqipërinë. Ka iluzio...
Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin Elisa Spir...
Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka hedhur ...
Protestuesit e opozitës pas urdhërit të kreut të PD-së Lulzi...
Shiu i ka prishur fjalimin kreut demokrat, Lulzim Basha në m...
Kreu i PD-së Lulzim Basha pas marshim protestës së zhvilluar...
Ish nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reagua...
Protestuesit pasi kanë mbërritur përballë Drejtorisë së Poli...
Sapo kanë mbërritur potestuesit në Drejtorinë e Policisë së ...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, k...
Marshim protesta e opozitës, ashtu sikurse bëri me dije Lulz...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka...
Në vijim të intinerarit të paralajmëruar, protestuesit e opo...
Gjatë marshimit të protestuesve në Drejtorinë e Përgjithshme...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...