EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
?Fiks Fare? denoncoi shkatërrimin e Ujësjellësit 8-vjeçar në fshatin German, në Burrel. Në atë kohë, ish-komuna Komsi akordoi rreth gjysmëmiliardi lekë të vjetra për ndërtimin e veprës që dërgonte ujë në tri fshatra. Por, me kalimin e viteve, ujësjellësi u shkatërrua, ndërsa në shtëpitë e banorëve aktualisht shkojnë mbeturina, madje edhe mbetje kafshësh.
?Fiks Fare? bisedoi me banorë dhe punonjës të firmës aktuale, të cilët thanë se punimet e vitit 2011 dhe 2019 po bëhen nga i njëjti person, Kujtim Lleshi. Pra, e njëjta dorë që bëri ujësjellësin që iu kushtoi arkave të shtetit gjysmëmiliardi lekë, po bën sërish punime.
Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan disa banorë, të cilët thanë se uji që shkon në shtëpitë e tyre ka mbeturina, madje edhe bretkosa dhe gjarpërinj. Gazetarët shkuan në depot e ujëmbledhësit, sipër fshatit German në Burrel. Depot ishin vendosur në mes të shkurreve, ndërsa zona nuk ishte pastruar apo rrethuar. Depot nuk kishin as filtra dhe të gjitha mbeturinat shkonin në çezmat e banorëve të zonës. Madje, në ujëmbledhës kullosin edhe bagëti, ndërsa kamera e ?Fiks Fare? filmoi edhe një qen që shëtit pikërisht në burimin e ujësjellësit.
?Ujësjellësi është bërë gabim. Ne na vjen uji me fekale, me mbeturina. Ne nga ky ujë pimë. Këtu kullot bagëtia. Ujësjellësi i parë ka kushtuar më shumë se gjysmëmiliardi lekë dhe nuk është funksional?, thotë një banor, ndërsa saktëson se ?në vitin 2011, ujësjellësi është bërë nga kompania e Kujtim Lleshit?.
Aktualisht, sipas një tabele të vendosur në hyrje të fshatit German, qeveria shqiptare nëpërmjet FSHZH-së ka akorduar një milion e 85 mijë euro për rindërtimin e këtij ujësjellësi. ?Fiks Fare? bisedoi me banorë dhe punëtorë të firmës që ka fituar tenderin, të cilët thanë se punimet po kryhen nga i njëjti administrator që ka bërë punimet edhe 8 vite më parë.
?Nënkontraktor është një Halil, Halil Lleshi i zonës. Ai po bën punimet edhe këtej, edhe këtej nga Klosi, se po bën edhe këtej nga fshatrat e Klosit. Ai po bën që në vitin 2010 me këto ujësjellësit. Dhe me çka kam pyetur, është edhe përgjegjësi ynë?, thotë një punonjës.
Ndërkohë, të njëjtin fakt e pohojnë edhe banorët.
Gazetarët e ?Fiks Fare? shkuan në Bashkinë e Matit dhe biseduan me Pajtim Mollën, ish-kryetar i Komunës Komsi në vitin 2011 dhe aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Mat.
Molla ka bërë tenderin e mëparshëm, ndërsa thotë se në atë kohë zbatimi ka qenë i mirë, por projektimi mund të jetë bërë gabim. Sipas tij, pas ndërtimit të ujësjellësit pati një hetim nga Prokuroria, pas denoncimit të banorëve, por çështja është pushuar. Sipas tij, ujësjellësi ka kushtuar rreth 500 milionë lekë të vjetra dhe një nga nënkontraktorët ka qenë kompania e Kujtim Lleshit. Ai pranoi se aktualisht Lleshi drejton punimet për këtë vepër, ndërsa tha se punon në një firmë nënkontraktore.
Gazetarët e pyesin sesi ka mundësi që një ujësjellës as 10-vjeçar të ribëhet, ndërsa Molla thotë se ?faji? ka qenë i projektimit.
BISEDË ME PUNONJËS TË FIRMËS
Fiksi: Këta janë të Burrelit si firmë?
Punonjësi: Jo në Tiranë, e ke parasysh, kemi supervizionin.
Fiksi: Kush e ka si??
Punonjësi: Është një Xh., kontraktor. Nënkontraktor është një kështu Halil, Halil Lleshi.
Fiksi: Ça është ky?
Punonjësi: Këtu i zonës.
Fiksi: Halil Lleshi ëë?
Punonjësi: Ai po bën punimet dhe këtej dhe këtëj nga Klosi, se po bën edhe këtej nga fshatrat e Klosit. Ai po bën që uhuhu në 2010 me këto ujësjellësit. Dhe me çka kam pyetur, është dhe përgjegjësi jonë.
BISEDË ME NJË BANOR
Banori: Vetë i kanë bërë keq, vetë i shkatërrojnë? Punimet i bëjnë ato të mëdhenjtë, ata që bëjnë llogaritë e veta, u del apo s?u del leku. Nuk kanë bërë vepër marrje, depozitë të madhe që të filtrohet ujti dhe të vijë ujti tamam. S?është i pijshëm, vijnë mbeturinat në çezmë. Ça nuk vinë nga mali. Hardhucka, bretkocka, budallallëqe. Dhe prapë s?kanë për ta ndërruar linjën kryesore, kanë për ta bërë më sipër, 200-300 metra më lart.
Fiksi: Më thanë e ka ky nga Burreli, Halil Lleshi?!
Banori: Halili është inxhinieri, ai ka qenë në ujësjellësin e parë.
Fiksi: Ky Halil Lleshi?
Banori: Ëëë.
Fiksi: Ka qenë dhe në ujësjellësin ?
Banori: Bashkë me A.Ll.
Fiksi: Po tani prapë ky është?
Banori: Po, tani është inxhinier teknik./Top Channel/
Një draftmarrëveshje për zgjidhjen e krizës politike në vend...
Ish deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se dhu...
Ndalimi dhe dhuna e ushtruar ndaj Sahit Dollapit sekretarit ...
Nënkryetari i Aleancës Kuq e Zi, Adriatik Leka , kandidat pë...
Nga tryeza e emisionit “360 Gradë”, ku në qendër të diskutim...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar ...
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka re...
Pas 30 vitesh Berisha po e kall sërish Shqipërinë. Ka iluzio...
Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin Elisa Spir...
Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka hedhur ...
Protestuesit e opozitës pas urdhërit të kreut të PD-së Lulzi...
Shiu i ka prishur fjalimin kreut demokrat, Lulzim Basha në m...
Kreu i PD-së Lulzim Basha pas marshim protestës së zhvilluar...
Ish nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reagua...
Protestuesit pasi kanë mbërritur përballë Drejtorisë së Poli...
Sapo kanë mbërritur potestuesit në Drejtorinë e Policisë së ...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, k...
Marshim protesta e opozitës, ashtu sikurse bëri me dije Lulz...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka...
Në vijim të intinerarit të paralajmëruar, protestuesit e opo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...