web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Vala e mbetjeve”/ E apasionuar pas natyrës, gruaja krijon fustanin e pazakontë

9 Maj 2019, 15:26, Kuriozitete CNA

Një grua ka krijuar fustanin më të pazakontë në botë. E apsionuar pas natyrës Linda Thomas ka mbledhur materiale nga mbetjet urbane që janë nxjerrë nga fundi i oqeaneve për të krijuar fustanin e gjatë 22 metra.

Pas një kërkimi të gjatë ajo ka përftuar dhe copën me të cilën ka krijuar fustanin. Pasi gjeti copat në pirgjet me mbeturina, ajo i mori ato në shtëpinë e saj dhe i lau.

Gruaja e ka ??pagëzuar?? fustanin 22 metra të gjatë me emrin ??Vala e mbetejeve??. Në një intervistë për ??pozitive.news??, ajo ka thënë:

“Ajo që kam bërë unë është një kujtesë për shoqërinë tonë. Materialet për të krijuar, ??Valën e Mbetjeve?? i kam mbledhur në tri plazhe. Kjo veshje vjen e tëra nga deti.

Dua të tregoj se është e mundur që të kemi veshje të bukura që nuk janë të dëmshme për planetin tonë.”

Gruaja me vullnetin e hekurt ka thënë edhe se ndotja është një nga problemet më të mëdha dhe se ka ardhur koha që njerëzit të ndërgjegjësohen.

 





Lajmet e fundit nga