web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djegia e mandateve të opozitës/ Sa ka shkuar në total numri i deputetëve në Kuvend

9 Maj 2019, 11:07, Aktualitet CNA

Në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha pësoi një humbje të turpshme dhe katastrofale.

Edhe pse kishte institutucionet kryesore, si ministrinë e Brendshme, ministrinë e Arsimit, apo drejtorinë e Burgjeve, PD mori 230 mijë vota më pak se në zgjedhjet e katër viteve më parë.

Por, edhe pse në atë kohë nuk paraqiti asnjë ankesë në Kolegjin Zgjedhor, tashmë dy vite pas këtyre zgjedhjeve, Lulzim Basha kujtohet se zgjedhjet janë blerë me paratë e krimit.

Pas protestës së 16 shkurtit, Lulzim Basha vendosi djegien e mandateve të deputetëve, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe krijimin e një qeveri tranzitore, e cila sipas tij do të përgatisë zgjedhje të lira e të ndershme.

Por, çfarë ndodhi më pas.

Ndërkohë që deputetët e PD dhe LSI dogjën mandatet e deputetëve, të tjerë kandidatë nga listat shumëemërore kanë pranuar të marrin mandatet, duke çuar kështu në krijimin e një opozite të re parlamentare. Pra, praktikisht kemi një opozitë jashtë parlamentit dhe një opozitë brenda parlamentit.

Bashkë me ata që tashmë kanë pranuar të marrin mandatet, numri total i deputetëve në Kuvend ka shkuar në 117, nga 140 vende që ka parlamenti i Shqipërisë.

Katër pritet të betohen, 79 janë nga shumica dhe 37 nga opozita (15 LSI+21 PD+ Robert Bitri që doli i pavarur). Ndërkohë që duhen edhe 23 deputetë për të plotësuar numrin prej 140 vendesh që ka Kuvendi, nëkt duket se numti i tyre po shkon drejt plotësimit.

CNA.al siguroi të dhëna zyrtare nga KQZ, ku rezulton se PD ka pasur 194 kandidatë për deputetë në lista, nga të cilët 41 dogjën mandatin si deputetë pas vendimit të Lulzim Bashës. Kanë refuzuar sipas KQZ 104 kandidatë dhe deri tani kanë marrë mandatin 20 kandidatë, nga 43 që kishte PD.

Kandidatët që kanë marrë mandatin kanë plotësuar numrin për qarqet Korçë, Gjirokastër, Berat. Janë shteruar listat e kandidatëve dhe lenë edhe vende vakante qarqet Kukës, Vlorë, Durrës, Lezhë dhe Shkodër.

Por vazhdon plotësimi i vendeve në Tiranë, Elbasan, Fier, Dibër dhe pritet të ketë të tjerë emra nga listat e PD që do pranojnë mandatin e deputetit, por sërish do ketë vende bosh për shkak të shterrimit të listës ne pesë qarqe.

Burime zyrtare nga KQZ i thanë CNA.al se me LSI-në, situata duket të jetë më ndryshe dhe lista e kësaj partie thuajse po plotësohet. Kjo parti ka pasur 146 kandidatë nga të cilët dogjën mandatet 17, kanë refuzuar deri tani 17, e kanë marrë mandatin 13 dhe 2 të tjerë janë në pritje, por lista e gjatë e LSI tregon se grupi i kësaj force do plotësohet i gjithi.

Deputetët në Kuvendin e Shqipërisë
Katër që nuk dogjën mandatin që në fillim:

Janë betuar:

Në pritje:
1.           Krenar Rryçi  PD Durrës
2.           Kostaq Papa PD Tiranë

Kanë dorësuar formularin:
1.          Suzana Topi, LSI Elbasan

2.         Vasili Sterjovski, LSI Korçë. / CNA.al





Lajmet e fundit nga