Nga Xhovani SHYTI/ Hakmarrja e "rilindasve" të "Ed Rama Group"
E kisha dëgjuar nga të tjerë por nuk e besoja, pasi më duke...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Presidentëve të Rajonit që mbahet nesër, ku në fokus do të jetë dialogu Kosovë-Serbi.
Presidentin Thaçi e intervistoi gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.
Çfarë prisni nga ky samit në Tiranë?
Si zakonisht, të gjitha takimet janë takime të pjesëmarrjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor, të iniciuar nga Sllovenia dhe Kroacia. Është fat që mbahet ky takim nesër në Tiranë, ku do të jetë mundësia për të prezantuar arritjet e tij secili shtet, në të njëjtën kohë raportet ndërfqinjësore, por edhe zotimin për të ardhmen evropiane dhe pastaj nxirret një deklaratë e përbashkët e të gjitha vendeve pjesëmarrëse.
Zoti President, a është e drejtë të thuhet që në Samitin e Berlinit u varros ideja për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë?
Aty nuk ka pasur as varrosje dhe as lindje të ndonjë ideje apo prezantimi të ndonjë alternative. Takimi i Berlinit ka qenë takim krejt i zakonshëm, rutinë, i dëgjimit të deklaratave të gjithë pushtetarëve që kanë qenë aty nga Ballkani Perëndimor. Në pjesën e dytë ka pasur diskutim edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshjeje, por në të njëjtën kohë edhe pozicionimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në mbështetje të këtij procesi. Prandaj e theksoj edhe një herë që as nuk është varrosur ndonjë ide dhe as nuk është prezantuar ndonjë ide e re. E theksoj se takimi i Berlinit nuk ka dhënë ndonjë rezultat, nuk ka nxjerrë atë që është menduar të realizohet, por në të njëjtën kohë e vlerësoj vullnetin e mirë të kancelares Angela Merkel dhe zotimin që në takimin e Parisit të arrihen gjëra konkrete.
Zoti President, do doja të ngulmoja në këtë çështje pasi si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë ka patur debate të forta. Ideja e korrigjimit të kufijve, a e gëzon mbështetjen e SHBA-së apo është vetëm zoti John Bolton ai që e mbështet këtë ide?
Unë jam ideator i angazhimit për korrigjimin e padrejtësive përmes përfshirjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me territorin e Republikës së Kosovës në territorin aktual të Kosovës, pa u cenuar asnjë centimetër i territorit të Kosovës, duke mbetur Kosova multietnike. Kjo është një e drejtë historike dhe unë do të insistoj edhe nesër në samit edhe në çdo samit që do të mbahet, pasi mund të ndodhë që në 10-20 vite nuk do të ketë fare më shqiptarë në atë hapësirë, ndërsa theksoj se qëndrimi i SHBA-së është shumë i qartë: nuk kanë vija të kuqe. Mesazhi i SHBA-së është i përmbledhur në dy letrat e dërguara nga Presidenti Trump për mua dhe Presidentin e Serbisë, Vuçiç. Aty është korniza e qartë e SHBA-së për procesin e dialogut Kosovë-Serbi: nuk ka vija të kuqe.
Nëse një ditë do të ketë realizim të korrigjimit të kufijve, a do t?i hapte kjo rrugë bashkimit të Shqipërisë me Kosovën? Një frikë kjo që ekziston në kancelaritë evropiane.
Unë edhe sot kam diskutuar me kryeministrin Edi Rama për gjendjen në Kosovë dhe Shqipëri dhe vlerësojmë se hapja e tërësishme e kufirit Kosovë-Shqipëri vetëm sa e ndihmon hapjen e tërësishme të kufijve ku jetojnë shqiptarët që të jetojnë në një hapësirë në Ballkanin Perëndimor pa kufi, nën ombrellën evropiane, gjithmonë nën angazhimin tim që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t?i bashkangjiten shtetit të Kosovës. Askush nuk duhet të ketë frikë që Kosova dhe Shqipëria të mos kenë kufij mes tyre.
Zoti President, homologu juaj serb Aleksandër Vuçiç ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë: më vrisni, Kosovën nuk e njoh! Si e shikoni këtë deklaratë?
Mendoj se është një deklaratë për konsum të brendshëm, populiste. Vuçiç e di që njohjen e Kosovës e ka kusht për të ardhmen evropiane. Në emër të bashkangjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, mendoj se si shpërblim Serbia do ta kishte të ardhmen evropiane më të afërt./TCH
E kisha dëgjuar nga të tjerë por nuk e besoja, pasi më duke...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë publik denoncimin e n...
Banorët e Astirit mbrëmjen e sotme kanë vendosur të marshojn...
Ditën e djeshme, gjatë përplasjes së banorëve të Astirit me ...
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetari i PS-së, k...
Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij me përfaqësuesen e...
Një ngjarje e rëndë raportohet nga Elbasani.Mësohet se një p...
“Lëvizja Vetvendosja” kundërshton ardhjen e Vuçiç në Tiranë....
Pak çaste më parë një aksident ndodhi në afërsi të Drejtoris...
Pas Shkodrës, Lulzim Bashës i përsëritet skandali në Korçë. ...
Nga Nini Dede– U bene disa dite qe nga “zbulimi” i famshem ...
Ish deputeti “kaubojs”, Eduart Ndocaj, mbrëmjen e djeshme ka...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë Drejtorisë së Policisë...
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jasht...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar në rrjetin so...
Aktorja shqiptare Alma Ajazi, e cila jeton dhe vepron në Fra...
Kryeministri Edi Rama ishte sot në një konferëncë të përbash...
Pas takimit në qyetin Korçës, kreu i PD-së vijoi vizitën e t...
Sot, në disa media elektronike, janë publikuar bisedat telef...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...