Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga gjithë mallkimet e djeshme të Sali Berishës dhe rolin e tij si ?kasandër? për të ardhmen e Shqipërisë pa të, vlen të qartësohen dy pika. Kërcënimi i tij ndaj Hashim Thaçit dhe kërcënimi i tij ndaj Lulzim Bashës, si një mënyrë që SHBA të dëgjojë hallin e tij.
Ndaj të parit, Sali Berisha lëshoi akuza të rënda, që lidhen me ato që ai i quan vrasje të kundërshtarëve politikë në Kosovë, mbështetës apo anëtarë të LDK-së, gjatë dhe pas luftës së Kosovës. Shpresa e tij është se mund t?i ringjallë konfliktin civil në Kosovë me këtë stil, ndëra thotë se Hashim Thaçi duhet të shkojë në Hagë.
Kjo është një temë e ndjeshme në opinionin publik në Kosovë, pasi e vërteta është se ka pasur vrasje politike, kryesisht të krahut të UÇK-së mbi LDK-në, sidomos në vitet e para pas luftës. Kërcënime për vrasje dhe disa likujdime politike ka pasur dhe gjatë luftës.
Dhe unë, si gazetar që jam marrë gjatë me Kosovën, kam qenë në disa lista vdekjesh nga celula politike që nuk i mora kurrë seriozisht. Me marrëzinë e tyre dhe indoktrinimin enverist, disa celula politike në Kosovë kanë hartuar lista likujdimesh kundërshtarësh politikë dhe disa prej tyre dhe janë ekzekutuar.
Nga Enver Maloku, tek Xhemajl Mustafa, si figurat më të rëndësishme, por dhe disa veprimtarë lokalë apo korrespondentë të shtypit, janë ekzekutuar dukshëm për arsye politike, dhe ky është një debat që në Kosovë duhet të bëhet me kurajo dhe pa paragjykime.
Por likujdimet ishin frymë e krahut të luftës, si revansh ndaj konsolidimit politik të LDK. Nuk ishin vetëm njerëz të Thaçit ata që kërcënonin, por dhe ata që janë sot në partinë e Ramush Haradinaj apo Albin Kurtit. Së paku, Hashim Thaçi është distancuar prej tyre dhe ka bërë gjeste pajtimi, që e kanë frenuar këtë shëmti që po çonte vendin në luftë civile. Ka nderuar Ibrahim Rugovën dhe ka kërkuar hetim për ngjarjet, qoftë dhe formalisht.
Të tjerët që Berisha i pret dhe në zyrë dhe i shpall aleatë, si Ramush Haradinaj apo Albin Kurti, po harrohen prej tij.
Haradinaj, rrethi familjar dhe politik i të cilit së paku janë nën akuzë për disa nga këto vrasje politike, biles në disa raste hasmëria i ka shkuar deri në familjen e tij, nuk di pse është harruar nga Sali Berisha. Dhe më tej akoma Albin Kurti, lideri i ?Vetëvendosjes?, i cili ka në parti të tij njerëz që bënin dikur lista likujdimesh, nuk i ka dënuar kurrë ato vrasje, vetëm pse janë bërë nën stilin enverist të likujdimit të kundërshtarit. Bile ai shkon e përkulet me adhurim tek varri i Izetbegoviçit në Sarajevë, babain nacionalistë mysliman të Bosnjës, por ende nuk ka shkuar të vërë një tufë lule e të nderojë Ibrahim Rugovën, qoftë dhe në shenjë pajtimi kombëtar.
Por Sali Berisha nuk do ta shikojë këtë gjë. Ai biles bën sikur ka harruar, që në kulmin e likujdimeve politike të LDK-së, ai vetë e ka pasur mik Hashim Thaçin dhe e priste në zyrë në Tiranë, si karshillëk ndaj Rugovës, që nuk e priste Berishën në Prishtinë. Xhavit Halitin po ashtu e ka pasur në paradhomë dhe punonte me njerëzit e tij.
E gjithë kjo hipokrizi lidhet vetëm me gjuhën e koduar të Berishës ndaj amerikanëve, për shkak të izolimit që ata i kanë bërë. Ai do t?u tregojë atyre, se ka fuqi të ndezë luftë civile në Kosovë, duke vënë në qendër të saj atë që ai me mendje të vet e quan njeri të amerikanëve në Kosovë, duke e etiketuar si kriminel lufte, për t?u hakmarrë ndaj asaj që SHBA i bën Berishës në Tiranë, duke e izoluar dhe duke e cilësuar si shkakun e problemeve.
E gjithë pjesa tjetër është hipokrizi.
I njëjtë është dhe mesazhi për Lulzim Bashën, për përplasje civile në Shqipëri. Kërcënimi që Berisha bën ?o luftë deri në vdekje, o do shuhemi?, duke kërcënuar Bashën se mos bën ndonjë marrëveshje me Ramën nën ndikimin e amerikanëve, është thjesht mesazhi i tij për SHBA, që pa Sali Berishën nuk mund të bëhet asnjë pazar.
Është paniku i një njeriu të braktisur dhe të izoluar, që e di nga e ka problemin, dhe përpiqet t?i tregojë SHBA, se ai është në gjendje t?u shkaktojë probleme, edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë.
Në Shqipëri duke mos lejuar paqen sociale dhe tentuar të shkatërrojë sistemin me dhunë dhe bojkot institucional, në Kosovë duke tentuar të rindezë luftën civile, në emër të dhembshurisë ndaj LDK, e cila ka meritën historike që ka përballuar vrasjet politike me dinjitet, duke ruajtur institucionet dhe shtetin e ri të Kosovës.
Pra kemi të bëjmë thjesht me një kërcënim të Berishës, ndaj izolimit që i ka bërë SHBA dhe disa vende Perëndimore, si aktor destruktiv politik. Dhe duke qenë burracak dhe tinzar, si gjithnjë nuk iu del ballë për ballë, por përpiqet t?iu tregojë se ku mund t?u hapë probleme.
Por këtu nuk ka shumë probleme. Ka vetëm një problem, dhe ai është Sali Berisha. Fatkeqësia për të, është se këtë e di dhe SHBA.
Ish ministri i Punëve të Jashtëme, Ditmir Bushati, i pyetur ...
Ish nënkryetari i Kuvendit Edi Paloka në një postim në rrjet...
Leitnant Gjenerali Leonids Kalnins, shefi i shtabit i ushtri...
ALUIZNI Kavajë një herë jep lejen e legalizimit më pas kërko...
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
E ka ngritur shumë lartë stekën e goditjes ndaj kryebashkiak...
Romeo Gurakuqi njëriu që zëvendësoi Jozefina Topallin në lis...
Edhe pse shpesh e quan NUL dhe të paaftë, servil dhe të korr...
Kordinatori i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, i q...
Ditën e sotme gjatë përplasjeve tek zona e Unazës së Re mes ...
Ajo ka ndarë me ndjekësit disa foto në Instagram, në të cila...
Ditën e sotme gjatë protestës me banorët e Unazës së Re, të ...
Janë afërsisht dy muaj nga 30 Qershori, data zyrtare e mbajt...
Dje, punova deri vonë dhe s’pata aspak nerva të shihja lajme...
Kreu i PD-së Lulzim Basha nga qyteti i Shkodrës ku po zhvill...
Pasditen e sotme u mblodh për herë të parë Komisioni i Posaç...
Intervista e Ramush Haradinajt, pas Samitit të Berlinit, ish...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një tak...
Në Shqipëri media akuzohet si e shitur, opozita hedh akuza t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...