web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 Basha flet me emra/ Këta janë ndërmarrja e qeverisë kriminale 

4 Maj 2019, 10:17, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi që ka zhvilluar sot në degën e kësaj force politike në Lezhë, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministri Rama dhe qeverisë socialiste.

Sipas Bashës, misioni i Ramës për shkurajimin e njerëzve ka marrë fund.

?Shkurajimi i shqiptarëve ka qenë formula mbi të cilin është ndërtuar bashkëpunimi i Edi Ramës me krimin. Por basti i Ramës për të shkurajuar shqiptarët, humbi. Plot 11 javë më parë, më 16 shkurt ditën e nisjes së lëvizjes demokratike popullore. Për t?i dhënë fund asgjësimit të sovranit me parlament,me  drejtësi e ekonomi falso.?-tha Basha.

Por, sipas tij kjo ëndërr e Ramës u thërrmua nga bashkimi popullor i 16 shkurtit.

Basha ka rikthyer në vëmendje edhe djegien e mandateve, për të cilën tha ?Ne iu bindëm verdiktit të popullit pasi shteruam cdo mundësi për të korrigjuar nga brenda këtë sistem të kalbur.?-tha Basha.

Më tej, Bash aka hedhur akuza të drejtpërdrejta edhe ndaj eksponentëve të PS-së, duke iu drejtuar edhe me emra.

?Përdorëm cdo instrument nga komisionet parlamentare, që do të vërtetonin se Edi Rama me Gjiknurin, Dakon, Xhafën, Tahirin etj, u përfshinë në ndërmarrjen më kriminale. Shndërruan fushatën elektorale në fushatën e korrje shirjeve të krimit, duke instaluar bandat kriminale në vend. Ky grusht njerëzish janë sot autorë të përjashtimit të rinjve nga e drejta për një arsim të lartë cilësor. Duke i dorëzuar të gjithë industrinë, tregtinë, një grushti oligarkësh që sot helmojnë popullin vetëm për të mbushur xhepat e tyre dhe për t?i dhënë padronit të tyre pjesën e rryshfetit.?- u shpreh Basha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga