web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mos e lini pas dore/ Njihuni me tre efektet negative që shkakton mungesa e seksit në organizëm

30 Prill 2019, 15:15, Lifestyle CNA

Ekzistojnë shumë arsye pse një raport seksual mund të bllokohet. Disa nga këto arsye janë ndarja nga partneri, largësia, apo sëmundja. Mirëpo problemi nuk është seksi por çfarë shkakton mungesa e tij në organizëm.

Më poshtë po iu sjellim tre nga problemet që mund të shkaktojë në organizëm mungesa e raportit seksual.

1.Stresi

Seksi i ndihmon njerëzit të çlirohen. Një grup studiuesish skocezë kanë zbuluar se njerëzit që nuk kanë marrëdhënie seksuale për një kohë të gjatë fajësojnë veten për situata stresuese krahasuar me ata që kishin marrëdhënie seksuale të paktën një herë në dy javë. Arsyeja është e lehtë për t?u kuptuar: gjatë seksit, truri liron kimikate, të tilla si endorfina dhe oksitocina, të cilat ndihmojnë njerëzit të ndihen më të rehatshëm, më të relaksuar.

2.Rrit rrezikun e kancerit të prostatës

Meshkujt që praktikojnë më pak seks mund kanë rrezik më të lartë për kancer të prostatës. Një studim i paraqitur në Shoqatën Urologjike Amerikane zbuloi se meshkujt që e kanë të rregullt përvojën seksuale kanë një rënie me 20% në fillimin e kësaj gjendjeje. Arsyeja? Ejakulimet e shpeshta heqin substancat potencialisht të dëmshme nga prostata.

3. Jeni më të ndjeshëm ndaj ftohjes dhe gripit

Më pak seks nënkupton uljen e mbrojtjes së sistemit imunitar: hulumtuesit në Universitetin Ëilkes-Barre në Pensilvani gjetën se ata që kishin marrëdhënie seksuale një ose dy herë në javë gëzonin një rritje prej 30% të imunoglobulinës A (IgA), e cila është një antitrup kundër viruseve, krahasuar me ata që kishin marrëdhënie seksuale rrallë apo kurrë.





Lajmet e fundit nga