web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të tjera detaje për grabitjen në Rinas/ Të përfshirë edhe dy kosovarë

24 Prill 2019, 10:19, Aktualitet CNA

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e 9 prillit në Rinas, ku 10 milion euro u grabitën në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar.

Mësohet se dëshmia e Alkond Bengasit, i cili tashmë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka zbuluar se në grabitjen e bujshme janë të përfshirë edhe dy shtetas kosovarë.

Alkond Bengasi ka pranuar se në drekën mes tij e Admir Muratajt, por edhe dy kushërinjve të tij nga Elbasani, Klement Çala dhe Eldi Çala kanë qenë edhe dy kosovarët, që i njihte me pseudonimin ?Tani? dhe ?daja?.

Pikërisht në bazë të dëshmisë së tij, policia shqiptare ka nisur bashkëpunimin me autoritetet kosovare për të identifikuar dhe arrestuar 2 personat, që dyshohet të jenë përfshirë në grabitjen e 9 Prillit.

Admir Murataj, personi që konsiderohej si truri i grabitjes, mbeti i vrarë në tentativën për t?u arratisur me furgonin e modifikuar ?Hetimi Tatimor?, ndërsa deri tani në lidhje me ngjarjen arrestuar për ngjarjen në fjalë.

Konkretisht të arrestuarit janë:

Alkond Bengasi
Renaldo Sula

Oltian Veseli
Saimir Çela
Elton Pikli





Lajmet e fundit nga