web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjedhja e energjisë/ OSHEE ndëshkon 67 abonentë

20 Prill 2019, 07:11, Aktualitet CNA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka ndërmarrë një aksion në Shkodër, për vjedhjen e energjisë elektrike.

Mësohet se Departamenti i Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve ka realizuar gjatë dy javëve të fundit rreth 1000 procedura verifikimi në qytetin e Shkodrës, ku kanë konstatuar 18 raste linjash furnizimi jashtë matjes, 35 raste rilidhjesh të paligjshme, 7 raste furnizimi pa kontratë dhe 3 ndërhyrje në sistemin e matjes.

OSHEE ka depozituar procedim në organet e drejtësisë për 63 konsumatorë (biznese dhe familjarë).

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të vazhdojë kontrollet jo vetëm në qytetin e Shkodrës por në të gjithë territorin për të garantuar zbatimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.





Lajmet e fundit nga