web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmëron Lefter Maliqi/ "Do them ca të vërteta që do trondisin Parlamentin"

19 Prill 2019, 20:34, Aktualitet CNA

 Deputeti i listës së Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, i cili me pranimin e mandatit ishte i pari që hapi lojën e thyerjes së urdhërit Basha për ti djegur ato, ka paralajmëruar “shpërthimin e një bombe” në sallën e Parlamentit.

Nëpërmjet një mesazhi të postuar në faqen e tij në rrjetet sociale, Maliqi i bën thirrje kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi, ta miratojë sa më shpejtë kërkesën e tij për interpelancë me Ministren e Drejtësisë, duke parathenë se do ketë “surpriza”.

“Të dashur miq, besoj dhe shpresoj që Z.Gramoz.Ruci ta miratoj sa më shpejt interpelancën me Ministren e Drejtësis Znj.Gjonaj në bazë te rregullores së Parlamentit dhe Kushtetutes, pasi do ketë supriza.E vêrteta i dhëmb Politikanëve por i sherben Popullit. Mbetem zeri i tyre dhe në sherbim të tyre.Per mua ska vlere mandati i Deputetit para mirenjohjes ndaj votuesve dhe te vertetës”,- shkruan Maliqi i cili ekskluzivisht për CNA.al, nëpërmjet linjës telefonike, tha se disponon fakte që flasin për ushtrimin e aktiviteteve të paligjëshme që ushtrojnë zyrtarët e burgjeve.

” Edhe pse disa drejtues të lartë të Drejtorisë së burgjeve janë ndëshkuar me burg dhe arrestim përsëri gjëndja në burgje dhe në kampet e riedukimit mbetet alarmante. Ka jo pak raste ku ata që shërbejnë në to abuzojnë me detyrën”,- tha në Maliqi duke mos dashur të jap më shumë sqarime para interpelancës së pritëshme parlamentare.Ku sikurse artikuloi: do të thotë ca të vërteta të hidhura që do të trondisin Parlamentin e jo vetëm./CNA.al





Lajmet e fundit nga