web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet skandali/Ekspozohen fjalëkalimet e mijëra përdoruesve në Instagram

19 Prill 2019, 11:25, Lifestyle CNA

Në një postim, Facebook njoftoi se fjalëkalimet ishin në një tekst të thjeshtë dhe ishte i lexueshëm nga më shumë se 20 mijë punonjës të kompanisë dhe keshtu te gjithe u vunë në alarm duke thënë se Instagram po përfshihet në të njëjtin skandal si Facebook.

Facebook zbuloi këtë problem sigurie në një përditësim të një postimi të 21 marsit ku dolën fjalëkalimet e më shumë se 600 milionë përdoruesver të Facebook, Facebook Lite dhe Instagram të kombinuara të ruajtura në tekst të thjeshtë.

Pedro Canahuati, zëvendëspresident i inxhinierisë, sigurisë dhe privatësisë së Facebook shkroi:

Pas publikimit të këtij posti, ne kemi zbuluar se janë publikuar shkrime shtesë të fjalëkalimeve të Instagram që ruhen në një format të lexueshëm”.





Lajmet e fundit nga