Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Por, nga kjo situatë duket se po del e përfituar Shqipëria. Prej shtrëngimit të masave fiskale në vendin fqinj, bizneset italiane ?po dynden? në Shqipëri, dhe po kërkojnë hapjen e ndërmarrjeve kryesisht në sektorin e tekstileve e këpucëve, por edhe në call center, si një mënyrë për të kaluar një pjesë të të ardhurave në Shqipëri, ku taksat janë më të ulëta dhe marrëveshja e shmangies së taksimit të dyfishtë u mundëson atyre që të paguajnë më pak taksa për pjesën e aktivitetit në Shqipëri.
Flamur Hoxha, administrator i kompanisë së prodhimit të veshjeve Kler, thotë se ky fenomen ka filluar të vërehet në 4-5 muajt e fundit. Hoxha thotë se ishin disa faktorë që kanë ndikuar në ardhjen e këtyre bizneseve në Shqipëri, një prej të cilave edhe hyrja në fuqi e ligjit për faturimin elektronik.
Ndër të tjera ai shton se arsye tjetër ka qenë sforcimi i bizneseve që operojnë në vendet e BE-së, si Italia, Rumania dhe Bullgaria.
Në Rumani dhe Bullgari, kostot e operimit e ndërmarrjeve fason kanë shkuar sa 70-80% të kostove të operimit në Itali, çka e bën të paleverdishme për bizneset të vijojnë aktivitetin në këto shtete, megjithëse kanë investuar në shuma të larta për ngritjen e kapanoneve me kapacitete të mëdha prodhimi.
Tjetër faktor sipas Hoxhës është edhe braktisja masive Rumanisë dhe Bullgarisë. Për shkak se këto vende janë pjesë e BE-së dhe kanë lëvizje të lirë të krahut të punës, në këto dy shtete është bërë pothuajse e pamundur sigurimi i krahut të punës.
Bizneset italiane që po zhvendosen në Shqipëri në fasoneri po vendosen në zonat periferike të Tiranës dhe parashikojnë që deri në vitin e ardhshëm numri i të punësuarve të shkojë deri në 200 të punësuar për 1 kompani,- thotë Hoxha. Megjithatë ai thotë se do të ishte më mirë që këto sipërmarrje të reja të vendoseshin në qytetet e vogla të Shqipërisë, pasi në edhe në periferitë e Tiranës dhe Durrësi gjetja e forcës punëtore po bëhet e vështirë.
Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2017 kishte rreth 6,300 ndërmarrje të huaja në Shqipëri. Gjatë vitit 2017, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga Italia dhe Greqia zënë, 54,0 % të ndërmarrjeve të huajagjithsej, si dhe 58,7 % të të punësuarëve. Ndërmarrjet nga këto shtete, realizojnë 59,5 % të eksporteve dhe 50,8 % të importeve nga totali i import/eksporteve të ndërmarrjeve të huaja.
Shqipëria atraktive, pagën minimale më të ulët në rajon dhe BE
Kostot e ulëta të punës dhe pagat janë një tjetër arsye për tërheqjen e investitorëve të huaj në Shqipëri. Paga minimale në Shqipëri është 211 euro, më e ulëta në rajon dhe Bashkimin Europian, ndërsa në Maqedoni 240 euro, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen janarit 2019. Në Serbi është 308 euro.
Në Bullgari dhe Rumani, paga minimale është rritur me shpejtësi pas hyrjes së dy vendeve në Bashkimin Europian.
Në vitin 2009, në Bullgari paga minimale ishte 123 euro dhe në Rumani 149 euro, në nivele të ngjashme me Shqipërinë, që po në 2009-n kishte një pagë minimale prej 137 eurosh, që madje ishte dhe më e lartë sesa e Bullgarisë.
Sot, sipas Eurostat, paga minimale në Bullgari ka arritur në 286 euro, ndërsa në Rumani është rritur ndjeshëm, në 446 euro, duke qenë sa dyfishi i pagës aktuale minimale në Shqipëri prej 211 euro.
Sektorë të tillë si industria tekstile e këpucët (që punojnë kryesisht m fason-regjimi i përpunimit aktiv) dhe call center kanë si kosto kryesore atë të fuqisë punëtore, ndaj paga e ulët mbetet një tërheqje e lartë për sipërmarrjet e huaja./ Monitor
Orët e para të ditës së sotme do të domonihen nga alternime ...
DASHI 21. mars – 20. prill Dite here pas here monotone do j...
“Nëse unë, Monika Kryemadhi i kam marrë një qindarkë, jo ty,...
Vendimi i Parlamentit holandez për rikthimin e vizave ndaj s...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzoi qe...
Ditën e sotme gjatë seancës parlamerntare, deputetja Rudina ...
Prokurororja e Përgjithshme e përkohshme e nisi punën me spa...
Ish deputeti Ervin Salianji ka debatuar me gazetarin italian...
Gazetari Artan Hoxha, ka folur rreth bandave shqiptare në Ho...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar vendimin e qeverisë hola...
Dosja e hetimit me nr. 184 ka mbetur në sirtarët e Prokurori...
“Fiks Fare” solli rastin e veçantë të Sose Buçpapaj, ish-ins...
Gazetarja Klodiana Lala, ka folur në studion e emisionit “Op...
Avokat Spartak Ngjela, ka folur rreth vendimit të Parlamenti...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar nëntë prote...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se kryeministri...
Në një postim të bërë pak minuta më parë në faqen e tij në ...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi bëri një krahasim të kryemini...
Deputeti i cili pranoi të marrë mandatin e deputetit pas ven...
Në seancën e sotme Plenare të Kuvendit deputeti i listës së ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...