Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Prokurororja e Përgjithshme e përkohshme e nisi punën me spastrimin e organit të akuzës nga “klani” i paraardhësit të saj Adriatik Llalla.
Një nga largimet e para që ka firmosur ka qenë për drejtuesen e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Rovena Gashi, e cila është cilësuar gjatë kohës që mbante këtë post si një nga njerëzit më të besuar të Adriatik Llallës.
Ndërkohë Marku urdhëroi edhe largimin e Dritan Ginës, bashkëshortit të Rovena Gashit, i cili drejtonte prokurorinë e Elbasanit.
Që nga ajo kohë, pra në fund të vitit 2017 Rovena Gashi ka nisur “luftën” në institucione, fillimisht me Arta Markut e më vonë me Komisionin e pavarur të Kualifikimit, i cili në korrik të 2018, firmosi shkarkimin e saj nga organi i akuzës.
Debati Marku-Gashi
Kujtojmë se pas largimit nga Prokuroria e Përgjithshme, ish-drejtorja e Marrëdhënieve Juridiksionale me jashtë, paditi në Gjykatën Administrative, Arta Markun.
Në kërkesën e saj, në media u raportuar se ajo kishte akuzuar rëndë Markun, me pretendimin se shkak i lëvizjes, ka qenë kërkesa drejtuar KQZ-së, për heqjen e mandateve të dy deputetëve, Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica.
Por ajo ka shkuar edhe më tej, ndërsa ka zbuluar detaje nga sherri me Arta Markun
Sipas Gashit, Prokurorja e Përkohshme i ka thënë se dërgimi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, të vendimeve të Sektorit të Verifikimit të Integritetit në Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me jashtë, në lidhje me rezultatet e verifikimit për deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqiperisë, Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica, pa u konsultuar paraprakisht me të dhe pa firmën e saj, përbën shkelje ligjore dhe etike dhe për këtë qellim, do të lirohej nga detyra e drejtorit të kësaj drejtorie.
Por Gashi pretendon se është konsultuar me Markun, por kjo e fundit i ka thënë se nuk kishte kohë.
?Nuk kam kohë tani sepse kam shumë punë. Informacionin ma dërgo me shkrim?, i ka thënë Marku.
Gashi përballet me KPA
Krahu i djathtë i ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, Rovena Gashi nuk heq dorë nga kërkesa për rikthim në vendin e punës.
Vendimin e KPK -së, për shkarkimin e saj ajo e ka apeluar në Shkallën e dytë të Vettingut.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit më datë 4 prill 2019, zhvilloi seancën gjyqësorepër ankimin e ish prokurores Rovena Gashi, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 48, datë 25.07.2018.
Paraprakisht në dhomë këshillimi, trupi gjykues vendosi të kalojë çështjen në seancë publike, pas një gjetjeje të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dërguar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Gjatë seancës së 4 prillit, Rovena Gashi kërkoi të ndihmohej në këtë gjykim në Kolegj nga e motra, gjyqtarja Ema Gashi në cilësinë e ndihmëses.
Kjo kërkesë u hodh poshtë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
“Kolegji i Posaçëm i Apelimit, sipas Kushtetutës, është gjykata e vetme e procesit dhe si e tillë nuk është një organ publik në kuptim të ligjit 44/2015 ?Kodi i Procedurave Administrative?. Për këtë arsye, nuk gjen zbatim neni 39 i këtij ligji lidhur me pozitën procedurale të ndihmësit. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për shqyrtimin e ankimeve të paraqitura pranë tij, zbaton nenin 65 të ligjit 84/2016, i parë ky i lidhur me nenin 4, pika 6 e po këtij ligji, si dhe nenin 1, paragrafi 2 të ligjit 49/2012 për ?Gjykatat Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative?.
Për këto arsye, trupi gjykues arriti në konkluzionin se subjektet e rivlerësimit, përfshirë edhe znj.Rovena Gashi, mund të mbrohen dhe përfaqësohen për shqyrtimin e ankimeve të tyre në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me përfaqësues ligjor, në përputhje me rregullat e parashikuara në nenin 96 të Kodit të Procedurës Civile” u arsyetua KPA, gjatë seancës.
Por, gjyqtarja Ema Gashi, pas seancës, tha se KPA po bën një shkelje të rëndë.
?Kolegji i Posaçëm i Apelimit e filloi punën e vet sot me një shkelje të paprecedentë proceduriale. Të drejtën e ndihmësit ia hoqën?, tha Ema Gashi për mediat.
Sipas saj vendimi i Kolegjit nuk gjen zbatim tek neni 39 i Kodit të Procedurave Administrative, pasi është në kundërshtim me Ligjin 84/2016 për ?Rivlerësimin e kalimtar të gjyqtarëve?.
Gjithsesi Rovena Gashi pritet të përballet sërish me KPA me datë 23.04.2019./CNA.al
Ish deputeti Ervin Salianji ka debatuar me gazetarin italian...
Gazetari Artan Hoxha, ka folur rreth bandave shqiptare në Ho...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar vendimin e qeverisë hola...
Dosja e hetimit me nr. 184 ka mbetur në sirtarët e Prokurori...
“Fiks Fare” solli rastin e veçantë të Sose Buçpapaj, ish-ins...
Gazetarja Klodiana Lala, ka folur në studion e emisionit “Op...
Avokat Spartak Ngjela, ka folur rreth vendimit të Parlamenti...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar nëntë prote...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se kryeministri...
Në një postim të bërë pak minuta më parë në faqen e tij në ...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi bëri një krahasim të kryemini...
Deputeti i cili pranoi të marrë mandatin e deputetit pas ven...
Në seancën e sotme Plenare të Kuvendit deputeti i listës së ...
Ish kryeministri Sali Berisha i qenë prezent në studion e em...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me grabitje...
Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se nëpë...
I pyetur rreth qeverisjes së Edi Ramës, ish kryeministri Sal...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e qeveri...
Qeveria gjermane miratoi projektin e “ligjit të kthimit të r...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar situatën aktuale ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...