web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Padia ndaj Lleshajt/ Gazment Bardhi thirret në Prokurori

15 Prill 2019, 10:34, Aktualitet CNA

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë sqarime mbi padinë e dërguar prej tij në emër të PD-së për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Kujtojmë se Partia Demokratike pas protestës së 16 Marsit depozitoi në Prokurorinë e Tiranës një padi ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Policisë së Shtetit.

Padia është ngritur për përdorimin e gazit lotsjellës ndaj protestuesve të opozitës./CNA.al





Lajmet e fundit nga