web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna në protestë/ Braçe: Një grup politiqensh cënuan sigurinë publike

13 Prill 2019, 19:53, Aktualitet CNA

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka komentuar protestën e opozitës përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamjet e protestës nga lart. Braçe shkruan se siguria publike u cënua nga një grup politiqensh.

Postimi i plotë:

Siguria Publike eshte  nje e mire publike; Rendi Publik eshte  nje e mire publike; Drejtesia e barabarte per kedo eshte nje e mire publike;

Cenimi i sigurise publike nga 2000, 3000, 5000, ja dhe 10000 njerez te dhunshem, nuk i ben asgje nje shumice politike, zero!

Nje grusht politiqensh te korruptuar, tamam ata qe kane vjedhur duke vrare e kane vrare per tu mbrojtur, po shkaterrojne ekonomine tuaj!

Ate ekonomi qe e keni ngritur vete, me mund, djerse e sakrifica, te ardhurat tuaja; Per te tjeret, ate ekonomi qe ju jep punen e prej saj edhe te ardhurat e perditshme!

Mos i falni keta funderina qe nuk jane si ju, nuk kane hall te nxjerrin fundin e muajit, te paguajne rrogat e punetoreve cdo fund muaji. Jane tamam politiqente qe as e vrasin mendjen per ekonomine tuaj, por po bejne cmos te kene ekonomine e tyre!

Duan para me shume, ndaj duan pushtet sa me pare! Pa zgjedhje sepse e dine qe ju si votoni me kurre. Me dhune!

Me dhune mbi cdo polic te shtetit te angazhuar per sigurine publike, me dhune mbi secilin prej jush, ekonomine tuaj e te ardhurat tuaja!

Kur ndodh kjo,ligji duhet te mbroj interesin publik! Ligji mbi te gjithe! /CNA.al





Lajmet e fundit nga